Manja: Meta ka menduar se do ta ndihmonte Zoti. Shkeljet e Presidentit nuk çojnë në shkarkimin e tij

27 Korrik 2020, 11:42Politika TEMA

Seanca e sotme e Kuvendit ka vetëm një pikë “të nxehtë”. Bëhet fjalë për raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Ulsi Manja, ne cilësinë e Kreut të Komisionit Hetimor për Shkarkimin e Presidentit njoftoi deputetët për konkluzionet e raportit me 44 faqe.

Ai tha se presidenti e ka shkelur dy herë Kushtetutën si në rastin e zhdekretimit të zgjedhjeve, ashtu edhe në rastin e emërimit të Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese.

Megjithatë, Manja tha se shkeljet e tij nuk çojnë detyrimisht në shkarkimin e Kreut të Shtetit.

“Për herë të parë në 30 vjet diskutohet raporti i ngritur me kërkesën e 55 deputetëve që kanë vënë në lëvizje mekanizmin kushetues e ligjor për shkarkimin e një presidenti për shkelje të rëndë të Kushtetutës bazuar në nenin 90 të saj. Natyra delikate e objektit të komisionit e justifikon kohëzgjatjen e tij.

Raporti përfundimtar i miratuar më 20 korrik të mbledhjes së Komisionit Hetimor ka 40 faqe, është plani i hetimit, vendimmarrjet përkatëse dhe të gjitha aktet. 44 faqet janë votuar nga 48 kolegë, ndërsa 5 faqe janë mendim i pakicës: Halit Valteri dhe Alban Zeneli.

Dua mirëkuptimin tuaj se raporti që do të mbaj sot është tërësisht ligjor dhe kushtetues, nuk do të jetë raport i themeluar në konsiderata politike, se Kushtetuta dhe rregulloja kanë parashikuar mekanizma të posacme kur kemi të bëjmë me shkarkim të Presidentit, kalon në tre faza: Komisioni hetimor, Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese. Është seanca plenare ajo që përmes fakteve i jep edhe një vlerësim politik të kërkesës për shkarkim.

Për të qënë të qartë për publikun se edhe nëse Kuvendi e voton për shkarkim është Gjykata Kushtetuese ajo që jep verdiktin final për shkarkimin e Presidentit.

Kemi vërejtur disa shkelje, veprime dhe mosveprime në kundërshtim me Kushtetutën si në rastin e zgjedhjeve vendore ashtu edhe me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Arrijmë në përfundim se dekrekti i Metës 10/6/2011 për shfuqizimin e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore si dhe dekreti në 13/12/2011 për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese janë akte dhe vendime antikushtetuese.

Shkeljet e Presidentit dhe pasojat që ato kanë sjellë, duke mbajtur në konsideratë rolin e tij janë shkelje që nuk cojnë në domosdoshmërisht në shkarkim por diktojnë marrjen e masave të menjëhershme për plotësimin e kuadrit ligjor me mekanizma të qartë për të evituar situata bllokuese në të ardhmen”,- tha Manja.

Ndër të tjera Manja u shpreh se gjatë veprimeve të tij, Presidenti me siguri ka ecur me mendimin se e ndihmon Zoti, “se kështu tha edhe në fjalimin e tij kur u betua si President në Parlament: Zoti më Ndihmoftë!

Sipas Manjës, shtyrja e datës së zgjedhjeve nuk është kompetencë e Presidentit, por vetëm dekretimi i tyre.

3 komente në “Manja: Meta ka menduar se do ta ndihmonte Zoti. Shkeljet e Presidentit nuk çojnë në shkarkimin e tij”

  1. Kalec Dega says:

    Patjeter qe duhet shkarkuar Meta por nuk do aleati i bindur dhe dhjaksi Rama pra skemi cti bajme o zot.

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    !

  3. Nji hajdut ,nuk hiko agje te keqe ke hajduti (perkudrasi fiton experience)


    nji tradhetare genetik ,rrepekton tradhetine ?

    nji prostitute, rrespekton vendin e prostitutes perball ,qe edhe tjetra ta rrpektoje ate
    —-
    nji mut ,s’ka asgje kunder nji Muti me te Madhe se ai ,
    ne fund te fundit mendon muti, sipas trurit te tij ,
    eshte ceshtje Bythe jo inati !

    Sherri ne Hale eshte i Ndaluar ! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje