Meta uron aktorin e humorit Zef Deda, mesazh të “koduar” ditën e “shpëtimit” nga shkarkimi: Dita e mirë shifet nadje, e ti ke le bash n'ditë t'qejfit

27 Korrik 2020, 09:55Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta, pikërisht pak minuta para se Parlamenti të votojë mosshkarkimin e tij nga posti, ka uruar aktorin e humorit Zef Deda me rastin e 70 vjetorit të lindjes.

Teksa është shprehur se “Dita e mirë shifet nadje, e ti ke le bash n’ditë t’qejfit”, Meta me sa duket ka dërguar një mesazh të “koduar” ndaj kundërshtarëve politikë për këtë ditë.

“Urimet më të përzemërta me rastin e 70-vjetorit të lindjes “Charlie Chaplinit” shqiptar, komedianit dhe artistit tonë të shquar, Zef Deda!

Jetë të gjatë Mjeshtër, me shëndet të plotë dhe përherë me humorin fin shkodran pranë spektatorit! ?

Faleminderit për çdo emocion dhe buzëqeshje që na ke dhuruar!

“Dita e mirë shifet nadje,

E ti ke le bash n’ditë t’qejfit!” ?”, shkruan Meta në rrjetin social.

2 komente në “Meta uron aktorin e humorit Zef Deda, mesazh të “koduar” ditën e “shpëtimit” nga shkarkimi: Dita e mirë shifet nadje, e ti ke le bash n’ditë t’qejfit”

  1. Stavro says:

    Tall bythen tani floriri…!

  2. H says:

    Dorëzo gjënë e vjedhur , zoti hajdut !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje