Për kë bëhen zgjedhjet?

26 Korrik 2020, 14:55Politika TEMA

Nga Denar Biba

Dje doli ne media nje projekt-fletevotimi me emrat e subjekteve ne te majte dhe nje seri numrash (34), ne kuptim te 34 kandidateve per deputete qe konkurojne nen siglen perkatese te subjektit politik. 34 numra, sepse fleta e votimit i referohej si shembull qarkut (rajonit) te Tiranes, i cili ka 34 deputete (sipas perllogaritjeve te Zgjedhjeve 2017).

Fleta u paraqit si zgjidhja magjike e cila paqton “hapjen e listave te kandidteve te partive politike” me ruajtjen e “koalicioneve parazgjedhore” mes tyre, ne menyren sic funksionojne aktualisht, pra ku cdo parti konkuron me listen e saj te vecante. Ky propozim i opozites jashte-parlamentare vjen perkundrejt propozimit te maxhorances parlamentare per te hapur listat, por(!) duke ndryshuar paraqitjen e koalicioneve, ne menyre te tille qe partite pjesemarrese ne nje koalicion te detyrohen te dalin me 1 liste te vetme (te hapur) kandidatesh.

Partia Socialiste e argumenton kete ndryshim si te detyruar prej kompleksitetit te pazakonte (per te mos thene te jashtezakonshem) qe do te krijohet ne menaxhimin e procesit zgjedhor, fillimisht me votimin e qe do kulmoje me numerimin e sterzgjatur, nese lejohet qe cdo parti te dale me listen e saj.

Sic thashe edhe me lart, projekt-flete votimi i bere publik dje pretendon se e zgjidh situaten komplekse.

Ne fakt, paradoksalisht, ai projekt i sugjeruar nga Partia Demokratike, merr ne konsiderate ekzaktesisht ate cfare pretendon e kerkon PS. Sipas kesaj te fundit, nxitja e koalicioneve nxit ne vijim ne menyre krejt artificiale regjistrimin ne zgjedhje te partive fiktive, atyre partive te cilat, ne cdo pale zgjedhje kur kane konkuruar, nuk ia kane dale te marrin as voten e qytetareve qe kane firmosur per regjistrimin e tyre ne gjykate si parti politike!

PS, tashme qe parlamenti po shkon drejt normimit te listave te hapura, kerkon qe partite brenda nje koalicioni te dalin me 1 liste te vetme, te perbashket kandidatesh. Perndryshe procesi i votimit dhe vecanerisht i numerimit do te veshtiresohet shume, me pasoja qe nuk mund te neglizhohen.

PD, me ne fund, pranoi hapjen e listave, por kerkon qe cdo parti anetare e nje koalicioni te dale me listen e saj te kandidateve. Sipas PD, kjo nuk e komplikon aspak procesin. Si shembull jepet nje flete votimi me (vetem!!!) 16 subjekte konkuruese ne zgjedhje.

E verteta eshte krejt ndryshe: sa here qe jane lejuar koalicionet parazgjedhore, numri i partive qe jane regjistruar ne KQZ per te garuar ka qene mbi 60, nderkohe qe kur koalicione nuk ka pasur, numri i tyre ka qene nen 20.

Perllogaritja qe sillet si argument nga PS bazohet pikerisht mbi kete fakt historik. 60 apo me shume parti, ku secila konkuron me listen e saj, do e bente votimin te pakuptueshem per shume qytetare pa informacionin/edukimin e duhur dhe, mbi te gjitha, do te veshtiresonte dhe zgjaste tej mase nxjerrjen e rezultatit perfundimtar. Duke detyruar permes ligjit daljen me 1 liste te vetme te partive anetare te nje koalicioni parazgjedhor, PS arsyeton (bazuar te eksperienca e konsoliduar) se partite “shushunjeza”, te cilat perfaqesojne pak apo aspak nga kendveshtrimi i elektoratit, nuk do te kene nxitje te marrin pjese ne zgjedhje. Prej ketej edhe nje flete votimi me vetem 8-16 subjekte (pak a shume).

Nga ana tjeter, PD vlereson se koalicioni eshte pika e saj e forte. Bashke me LSI, PR, PDIU, etj., koalicioni “i djathte” i udhehequr nga PD mund te maksimalizoje votat e marra dhe (ndoshta) te fitoje me shume vende ne parlament se PS, duke marre te drejten te formoje qeverine.

Ky eshte edhe paradoksi i flete votimit – projekt te paraqitur dje. Ai projekt i PD vertet eshte i thjeshte, sic pretendohet, por pikerisht sepse parashikon jo me shume se 16 subjekte. Problemi eshte se mbetja te ky numer maksimal mund te arrihet vetem permes propozimit te PS, qe synon jo ndalimin ligjerisht te koalicioneve, por heqjen e stimulimeve te tyre, permes berjes se detyruar te listes unike (te hapur) te koalicionit si nje i tere.

Me fjale te tjera, projekt-flete votimi i propozuar nga PD eshte real dhe i efektshem vetem ne hipotezen se pranohet propozimi i PS per daljen e koalicioneve me 1 liste te vetme kandidatesh! Perndryshe, asaj projekt-flete i duhen shtuar edhe 50 rreshta te tjere (plus/minus 5). Kurse procesit zgjedhor i duhen shtuar edhe disa muaj pas dates se zgjedhjeve. Sa per “votuesin (nen)mesatar”, ai do te perjetoje votimet me te pakuptueshme ne historine e tij pergjate tranzicionit demokratik.

Po e mbyll me nje episod qe me ndodhi personalisht dje. Ne korridor te pallatit me pershendet nje komshi dhe me pyet se c’po ndodh me zgjedhjet. “S’po marrim vesh gje”, tha dhe vijoi: “Keta harrojne se zgjedhjet jane per ne, jo per partite!”. I re pikes, mendova, kjo eshte edhe zgjidhja!

10 komente në “Për kë bëhen zgjedhjet?”

  1. Ju shplafte panuklla says:

    Zgjedhjet o Bibe behen ne fakt per ju qe paguheni me taksat tona per te na vjedhur. Kur ta kuptoje ky popull qe qeverisjen e zgjedhjeve (KQZ etj) duhet ta bejne njerez qe zgjidhen direkt nga populli, kapitalizmi do i kete cuar bythet perpjete (kembe nuk ka qe tani). Ju si “hajdute te mencur” qe jeni e zgjidhni qeverisjen e zgjedhjeve sipas rradhes se vjedhjes te caktuar me pare saqe nuk ka Mero Baze qe e rregullon kete pune.

    1. Obobo says:

      O komentus Panuklla, spaske kuptuar asgje nga zgjedhjet.
      Vertet mendon se e vendos Denari apo ndonje tjeter ne kqz se kush i fiton zgjedhjet?!
      Apo vetem hidh balte larte e poshte se sdi te besh gje tjeter ne jete.
      Po ta thote Biba qarte e shkoqur: zgjedhjet jane per zgjedhesit e jo per partite. Te kesh ekskluzivisht hallin e partise, si PD ne kete rast, eshte ti besh m… procesit.

      1. Ju shplafte panuklla says:

        O Obobo (Denar)
        E para: nickname eshte “ju shplafte panuklla” e jo panuklla (panuklla eshte lecke, pece e une nuk te emertova Obobo lecka) dhe te te shplaje panuklla nuk eshte proces i keq se te heq mikrobet dhe viruset.
        E dyta:Per mendimin tim Pd ka qene dhe eshte banda me shkatrrimtare per Shqiperine.
        E treta: Nuk tha njeri qe Denari vendos kush i fiton zgjedhjet, por Denari qe e di si fitohen zgjedhjet ketu,ne vend qe te jape mendimin e vet ne baze te eksperiences, kundershton propozimin qofte edhe te gabuar te kundershtarit, thjeshte se nga shkolla direkt ne pune neper ministrira, Gjykate Kushtetuese, Gjykate te Larte e KQZ, pra i ka pa hajrin partizanllekut.Shkruan se shpreson te behet deputet.
        E katerta : Lexo cfare i shkruan ambasadores Juri Kim nje pensionist
        ” Odise jorgji Caci Vlore 24 Korrik, 2020 në 10:00 pm
        Zonja ambasadore.Une ju pergezoje per cka beni per Shqiperine.Politika shqiptare duhet drejtuar drejt Perendimit.Ju me te drejte shtroni kushtin se deputetet duhet te kalojne ne filter.Une jam nje pensionist me arsim te lart histori,me graden shkencore docent,45 vjet pune me njè pension 286oo leke te reja.Nuk kam shkuar kurre me pushime se leket nuk na dalin.Duam ilacet e glaukomes dhe tensionit te larte.Jam autore i disa teksteve universitare,por nuk mu dha mundesia pas daljes ne pension asnje ore.Ju pergezoje per cka beni per ne shqiptaret”. JE I LUMTUR BESOJ PER POPULLIN QE ZGJEDH.
        E pesta : Ne zgjedhjet e fundit nga 3.536.016 zgjedhes, kane votuar 811.727 ose 22,96 % dhe meqe do thuash se opozita nuk mori pjese po te them se ne zgjedhjet politike 2017 nga 3.452.324 zgjedhes kane votuar 1.613.810 ose 46,75%. TE DUKET SE PPULLI ZGHEDH?
        E Fundit: Nese nuk te duket se tera partite jane kthyer ne banda si Pd, me trego nje program elektoral real e konkret te cilesdo parti qe deshiron

      2. Ju shplafte panuklla says:

        Qe t’ja besh m…. procesit lexo edhe kete se e ke te fresket:
        “Lista e njerëzve të lidhur me shërbimin e fshehtë serb që determinoi në shtetin shqiptar ka qenë e lartë, duke u nisur që nga janari i vitit ’91”
        July 26, 2020 18:38
        Nga Bedri Islami

        Nuk e kam kuptuar kurrë dhe vazhdoj të mos e kuptoj, se si, kaq haptas dhe pa e ndjerë në vete mëkatin politik, që në disa raste nuk është vetëm i tillë, njerëzit e politikës sonë, kur ka qenë fjala për lidhjet me Kosovën dhe ndërthurjen e mendimit të përbashkët, më lehtë e kanë gjetur të bashkëpunojnë me njerëz të cilët, në një kohë jo shumë të largët, kanë qenë ndër figurat kryesore dhe të rëndësishme, të shërbimit të fshehtë serb.
        Megjithëse aty ka pasur intelektualë të klasit të parë dhe atdhetarë përtej çdo niveli, e, megjithëse përsëri ka të tillë, politika shqiptare në Tiranën zyrtare e ka pasur më të lehtë, apo është detyruar, të zgjedhë dhe të afrojë “mëkatarët” shqiptarë të Kosovës.
        Jam i bindur se shumë njerëz mund ta quajnë këtë si një paranojë e kotë, që nuk ka edhe aq lidhje me të vërtetën dhe që sillet si një fantazmë mbi politikën e Tiranës zyrtare.
        Le ta shohim:
        Në vitin 1990, sapo u krijua Lidhja Demokratike e Kosovës, ajo, menjëherë krijoi edhe shërbimin e saj të fshehtë informativ. Në krye të këtij shërbimi u vendos Mehmet Loci, njëra ndër figurat më të njohura të shërbimit informativ serb, drejtues i këtij shërbimi në Pejë.
        Rreth vetes dhe në bashkëpunim me dy figura politike të LDK-së, me Rexhep Gjergjin dhe Anton Kolën, ata krijuan një grupim të rrezikshëm me figura të njohura udbashe si Ibush Kllokoqi, shefi i shërbimit të fshehtë serb në Prishtinë, Ejup Bajgora, Selim Brosha, Lutfi Ajvazi, Fadil Kajtazi, të cilët, gjatë luftës, duke u prirë nga nënkryetari i LDK-së, Ekrem Kryeziu i Prizrenit, krijuan grupin për hetimin e “krimeve” të luftëtarëve të UÇK-së, dokumentimin e tyre dhe, të dhënat e tyre i përcollën drejt dosjeve të tashme serbe në Gjykatën Speciale.
        Mehmet Loci, nga njëri prej t burgosurve politikë, të torturuar prej tij, është shprehur se “ishte një spiun i frikshëm, i fortë, ishte shtazë e uritur, i pangopshëm, që kishte Serbinë atdhe. Ai njihej edhe si “Hitleri prej Peje”.
        Mehmet Loci do të bëhej shumë shpejt, pas majit të vitit 1992, njëra ndër figurat lidhëse mes bashkëpunimit të heshtur, por efektiv, mes Shërbimit Informativ të shtetit Shqiptar dhe atij të krijuar nga LDK-ja, e që në fakt ishte një zgjatim i forcës serbe në Prishtinë, që po zgjatej edhe drejt Tiranës.
        Në fillimin e vitit 1992, menjëherë pas ardhjes në pushtet të PD-së dhe ngritjes së strukturave të para të shërbimit të ri inteligjent, i cili iu besua një njeriu të afërt me Berishën, por që më pas ishte i përfshirë edhe në afera të tjera; në Tiranë, gjithnjë e më afër qeverisë, sidomos Gazidedes, u shfaq një shqiptaro-maqedonas, me emrin Petrit Ame. Për pak kohë ai u shndërrua në një mik të afërt të Gazidedes, dhe u bë “eminenca gri” e tij. Shteti shqiptar, edhe pas informacioneve që mori, se ky njeri, i burgosur më parë në Belgjikë, për trafik droge dhe pjesë e grupimeve mafioze, ishte njëkohësisht edhe një ndër miqtë e afërt të Arkanit, Zheljko Raznjatoviç, i njohur si kreu i paraushtarakëve serbë, emrat e të cilëve i gjen në të gjitha krimet serbe të fund shekullit të shkuar, përsëri e bëri njeri të afërt dhe i besoi pjesë të rëndësishme të kontrabandës së karburanteve përmes Malit të Zi, e më pas edhe të trafiqeve të tjera.
        Petrit Ame dhe, vëllai i tij, Flamuri, janë dibranë të pjesës së shtetit maqedon. Ame, Petrit, përmes veprimtarive të paligjshme në disa shtete të Evropës, ishte pasuruar, por edhe i mbuluar nga problemet me drejtësinë. Para fillimit të luftës në Kosovë ai ishte gjithnjë i pranishëm në mjedise ku ishin edhe politikanë të lartë shqiptarë dhe, duke patur mbështetjen e Shërbimit Informativ, trafikun e drogës dhe të armëve e bënte përmes doganës së Bllacës.
        Në skenën politike e më pak mediale shqiptare emri i Petrit Ames u bë i njohur, kur, jo rastëssht, u bë publik një takim i papërgënjeshtruar kurrë i Arkanit ( Zheljko Raznjatoviç), ish shef i paramilitarëve serbë me ish shefin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Gazidede. Ndërmjetësi i këtij takimi jo rastësisht ishte pikërisht Petrit Ame.
        Ame dhe Arkan kishin qenë në të njëjtin burg në një shtet evropian, Belgjikë – Bruksel , dhe aty ishin bërë vëllezër gjaku.
        Në rrugëtimin politik të 30 viteve pluralizëm, gjithnjë nën idenë se koha e shkuar kishte qenë hermetikisht e mbyllur, vërshimi jo i rastësishëm i një grupimi tejet proserb në Shqipëri ose i lidhur me rrjetet mafioze të kohës, bënë që politika shqiptare ta quante të natyrshme dhe ta pranonte këtë prani, që shtohej dhe që përmes formave të ndryshme mediale e shtetërore, ndikonte dhe vazhdon të ndikojë në politikën e shtetit shqiptar.
        Përzgjedhja që është bërë ka qenë në mjaft raste miope, e lidhur me interesa që flakën jashtë ose mënjanuan mendje të shëndosha kombëtare, duke u bërë rrugë hapjeve të gabuara, të pajustifikuara dhe shpesh herë anormale.
        Lista e njerëzve të lidhur me shërbimin e fshehtë serb që determinoi në shtetin shqiptar ka qenë e lartë, duke u nisur që nga janari i vitit 1991, kur erdhën emisarët e parë dhe që sollën financimet e para serioze për opozitën e deri tani, kur shefi i tashmë i qeverisë bën të njëjtat rrugëtime të habitshme politike, megjithëse lehtësisht mund të jetë në atë që ai e quan “habitati i tij politik“.
        Për disa vite, shefi në hije i qeverisë Berisha do të ishte një njeri fantazmë e botës politike të shërbimit të fshehtë serb dhe nipi i drejtuesit të këtij shërbimi, Stanishiqit. Damir Fazlliq, i cili vinte nga bota e errët, do të shpallej në Kuvendin e Shqipërisë si miku personal i familjes Berisha, i paprekshëm, lëvizës i milionave euro në botën e dyshimtë të financës, ku dilnin pranë tij tre njerëz, Argita Berisha, Lulzim Basha dhe kunati i tij.
        Fazliçi do të ishte për disa vite njeriu më i fuqishëm në pas-skenën e politikës, që vendoste edhe kandidatët për kryetarë bashkiakë dhe që, përmes tij mund të bëheshe i pasur. Është rasti më flagrant se si nipi i shefit t krimeve në Kosovë shtrihej në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, si të ishte në zyrën e dajës së tij.
        Të afrosh pranë vetes, qoftë si këshilltarë politikë apo si drejtues institucionesh figura që, në njërën këmbë a tjetrën, kanë qenë a janë të lidhur me botën e shërbimeve informative të nëntokës serbe, nuk është modernitet dhe as largim i asaj që quhej luftë e klasave. Jo rrallë prej tyre kanë ardhur dje ksenofobe dhe qëndrime paternaliste të politikës, janë krijuar shtjella të paqëndrueshme dhe janë bërë si të domosdoshëm të politikës sonë.
        Shumë vetëve u është dukur e habitshme kur , disa muaj më parë, Baton Haxhiu, këshilltari i tashëm, zyrtar e ndoshta jo zyrtar, i shefit të qeverisë, Edi Rama, iu drejtua presidentit të vendit me emrin e tij të lindjes, krejt thjeshtë, Ilir.
        Por, përmes rreshtave të asaj letre kishte shumë më tepër gjëra të panjohura dhe të rëndueshme se sa kaq. Pra, se sa ajo që qëndron mes dy njerëzve , të cilët, ia kanë lejuar vetes të i drejtohen njëri tjetrit me emër. Me shumë pak finesë ai dëshmonte se vetë ideja e krijimit të LSI-së kishte qenë e tija, se ai i kishte gjetur sloganin; më tej se pas propozimit për president kishte qenë vetë ai, Haxhiu etj, gjëra që më pas kurrë nuk u përgënjeshtruan.
        Po ashtu, Baton Haxhiu, njëri ndër gazetarët e paktë që në pragun e fillimit të luftës u takua fshehtas me shefin e Shërbimit Informativ të Serbisë, Stanishiqin e njohur, më parë se të dalë Rama me idetë e tij, del ai, dëshmon ai lëvizjet qeveritare, etj.
        Kohë më parë Rama kishte vendosur që këshilltari i tij për rajonin të ishte Shkelzen Maliqi, i cili është njeri i ditur, por edhe i biri i Mehmet Maliqit, ish ministrit ë brendshëm të Kosovës, organizator i planit „Bistrica“, përmes së cilit u vranë nacionalisti Hasan Remniku dhe grupi i tij.
        Në qeverinë e tashme ministre e Arsimit është zonja Besa Shahini. Mund të jetë tejet e aftë dhe këtë e di më mirë ai që e ka vendosur. Por, njëkohsisht ajo është edhe mbesa e kryeshefit të UDB-së në Prishtinë, Ibush Kllokoqi, i cili ka qenë ndër më sadistët në burgosjet e shqiptarëve.
        Dhe, pas gjithë këtyre lëvizjeve, herë të hapura dhe herë të mbuluara nën petkun e njerëzve intelektualë, kanë lëvizur milionat e botës së zezë financiare, të cilat kanë ushqyer partitë dhe drejtuesit e tyre, duke krijuar kështu një oligarki t rrezikshme, t gatshme që për një pasuri të re, të nxjerrin në ankand gjithë çka më të dashur dhe më të vyer ky vend.

  2. Votusi mesatar says:

    Edhe ti e paske qare! Tani vec idiotet nuk e kuptojne.
    Zgjedhjet jane per popullin jo per partite. PD ka hallin e saj dhe do ti beje lesh arapi.
    Ps nuk duhet ta lejoje.
    Kaq.

    1. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

      Edhe ti e kuptuar mire…
      Votimet i bejne trushplaret dhe fitojne politikanet qe te na e fusin neve qe u japim voten…
      Kur ka fituar ndonjehere populli,kushdo parti apo palaco qe ka ardhur ne pushtet.

  3. Petrit says:

    Po pse deri më sot per kë ishin zgjedhjet ?
    Per popullin ?
    Apo per partite ?
    Po kush don t’ia dijë per popullin.
    Per kë eshte partia e skender gjinushit ?
    Ka 30 vjet qe merr pjese ne zgjedhje e nuk e kalon pragun e 3 perqindeshit.
    Po partia e spartakut ?
    E sa e sa te tjera ?

  4. Zigur Qarri says:

    Ta bejne si te duan ligjin e zgjedhjeve, ne shqupisave humbja e radhes po na pret.

  5. Njeriu says:

    E lexova njehere rembimthi kete artikull, dhe nuk jam i qarte plotesisht.

    Po qe se do e lexoj me nge dhe nja dy here te tjera, ne menyre qe ta kuptoj me qarte, ndoshta do te bej dhe ndonje koment.

    Se te besh koment nuk do te thote; hajt se di te bashkoj germa, te krijoj fjale e fjali me kuptime kurturu, sidomos kur une vete nuk kam kuptuar se per cfar flitet ne artikull.

    Te besh koment te qete e real, eshte nje Bote tjeter, jo Bote shkarravinash.

    Te pakten keshtu mendoj une.

  6. XheJ eN Bi says:

    Kjo Fletë- Votimi është një pesë me hiç.
    Renditen të gjitha Partitë në një Fletë- votimi dhe ka 34 emra.Po vetëm një Parti do ketë 34 emra për Tiranën ,aq sa deputet ka Qarku Tiranës ,po partitë e tjera ku do dhënohen emrat ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje