Basha: Rama i paaftë për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë në këtë kohë krize, ja plani ynë ekonomik

26 Korrik 2020, 11:58Politika TEMA

Kreu i PD Lulzim Basha thotë se Rama është i paaftë për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë në këtë kohë krize.

Në një shënin në facebook Basha shprehet se plani i tij  ekonomik ka në themel të tij mbështetjen dhe nxitjen e bizneseve të vogla si gjenerator të punësimit të shqiptarëve.

“Paaftësia e qeverisë Rama për ti ardhur në ndihmë ekonomisë në këtë kohë krize të thellë, është vrastare për biznesin e vogël i cili punëson 70% të shqiptarëve.

Ritmet e mbylljes së bizneve të vogla po rriten çdo muaj. Sot ato po ulin masivisht qepenat duke lënë pa punë mijëra familjarë prej taksave të larta, korrupsionit dhe tarifave të shumta të pushtetit lokal.

Plani ynë ekonomik ka në themel të tij mbështetjen dhe nxitjen e bizneseve të vogla si gjenerator të punësimit të shqiptarëve.

Një taksë e vetme sa 0.5% e xhiros, dhe do të heqim të gjitha taksat dhe tarifat lokale, për të luftuar informalitetin, për të rritur fitimin dhe për të nxitur punësimin.

Karantinimi i çdo inspektoriati për 1 vit, deri në një reformë të vërtetë të standarteve europiane, do të zhdukë terrorin e bandave të inspektoriateve dhe do të rivendosë dinjitetin dhe lirinë e sipërmarrjes.

Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri që me përgjegjshmëri dhe seriozitet do ti kthejë frymëmarrjen ekonomisë sonë. #ditemetemira”- shkruan Basha. (TemA)

8 komente në “Basha: Rama i paaftë për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë në këtë kohë krize, ja plani ynë ekonomik”

  1. Cabal ps+pd+lsi says:

    Shko moj qelbsine, si ti si ai nji mut keni qene dhe do jeni!..deri sa tj’u haje mortja

  2. Kur flet edhe ti per ekonomi ,po mos u ngrente ajo buke ! O 7×7=42. Apo ate mbledhjen qe ngaterrove. Po historikisht do te therrasin : ” Ekonomisti 7×7 = 42″

  3. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Edhe une kam nje ide:
    Te hapim te gjithe nga nje kioske edhe te shesim gazeta.
    Or tej a ke keshilltare ti?
    Keshtu do ta forcosh ekonomine ti?
    Te gjithe duan te shesin, po kush do prodhoje?
    Ty or mik te genjene mendja,se njerezit do genjehen nga fjalet e tua.
    Te fala Babales.

  4. Qerimi says:

    Po Rama e beri taksen e biznesit zero o Lulush ti ala ke taksa 0.5 perqind e xhiros ??????

  5. loni says:

    Heu bre! Z e moret vesht Luli Basha eshte i afte dhe ka plan me shpetu Shqiperine. Hahaha! Im mr Luli futja gjumit ik.

  6. Baftjari says:

    Hajde ,o yll,se e ndrite kur te vune mjeker dhe tregove se cfare din te besh,e tashti qe do te te bejne km ne pd,do te besh namin,po km ne qeveri zor e ke te behesh,se do ti,nuk do ti,ky i gjati nuk e len kollaj punen,se dhe di te punoje

  7. Aaaaa says:

    Te dhjefsha planet e tua o idiot.
    Nje bashki pate 4 vjet dhe e shkaterrove.

  8. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Ndersa ti je ai i afti, per te drejtuar ekonomone dhe Shqiperine ?! Shko more legen, po ti je funderrina e ketij vendi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje