Refuzuan të dorëzonin mandatet, Murrizi dhe Hajdari nuk propozohen nga PD për deputetë

26 Korrik 2020, 09:20Politika TEMA

Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari dy deputetët e dalë nga radhët e Partisë Demokratike të cilët nuk pranuan të dorëzonin mandatet Shkurtin e kaluar, nuk janë propozuar nga demokratët si deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në listët e propozimeve për deputetë të zbardhur ekskluzivisht nga media, Hajdari dhe Murrizi nuk propozohen nga të djathtët në Laprakë dhe Lushnje.

Një vit e gjysmë më parë, Murrizi dhe Hajdari ishin në radhët e deputetëve që refuzuan të ndjekin pas demokratët për dalë nga Kuvendi.

Sot ata janë pjesë e grupit parlamentar demokrat, nëse nuk dihet nëse ata do të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme me ndonjë parti apo forcë tjetër politike.

 

3 komente në “Refuzuan të dorëzonin mandatet, Murrizi dhe Hajdari nuk propozohen nga PD për deputetë”

  1. ben says:

    Po keta jane ne listen e rilindjes
    Hajdaresha do zvendesoje spiropalin
    Kure lymi ,taulant ballen
    Sa kane punuar keta te 2 per rilindjen, pak rilindas te tjere krahasohen me ta.
    Edhe po nuk i futi te lista rilindase kr rilindasi, keta me partine qe do formojne vetem vota rilindase do marin. Do rregullohen me njeri tjetrin

  2. Pensionist says:

    Te kalojne me lsi, mbase atje e gjenjne veten sebashku me muniken e meten. Po deshen, mund te shkojne edhe me shehin ose midihun. Ketu mendoj se kane te ardhme te sigurte. Basha-masha-pasha eshte hakmarres më primitiv si baba spiritual, qe e solli deri ketu… Budallallëku me thasë eshte ulur kembekryq ne shup dhe po ben pallë.

  3. shqip says:

    Tani po ti ketë ngelë pak dinjitet të larguarve nga Shqupi, le të mblidhen e të krijojnë një grup më vete. Është e qartë që nuk fitojnë, por i zbythin shpellaret. Dhe kështu mund të ndërtojnë një pol alternativ. Patozi, Bojaxhi, Imami, Topalli etj le të puqen e ta çojnë në shtëpi manekinin e Shqupit. A nuk kanë dashur këtë, a nuk janë shprehur se Basha ka uzurpuar partine.? Ja ku është momenti . Po kam frikë se aty përveç 4-5 figurave, të tjerët janë një prerje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje