Demokratët e Durrësit propozojnë mbështetësin e Olldashit, si kandidat për deputet. Mustafaj e Ruli do vendosin për Igli Carën

25 Korrik 2020, 18:59Politika TEMA

Demokratët e PD-së Durrës kanë propozuar plot 340 emra si kandidatë të mundshëm për deputet, ku ajo që bien në sy është dhe emri i një prej anëtarëve të vjetër të PD-së Durrës, Igli Cara.

Cara ka drejtuar degën PD në Durrës dhe fitoi zgjedhjet në 2009, por i humbi ato në vitin 2013, ku dhe pati një ftohje të marrëdhënieve me PD, pasi ai ishte dhe mbështetësi dhe pejsë e grupit të Sokol Olldashit.

Sipas burimeve për Report TV emri i Igli Carës po lakohet së bashku me atë të Agron Dukës për Bashkinë e Durrësit.

Mes të propozuarve është edhe Armand Teliti, i cili pati kryesuar PD në fitoren e vitit 2005 por humbi kur  konkurroi në vitin 2007 për kreun e bashkisë së Durrësit.

Emra të tjerë të propozuar nga baza e PD në Durrrës për kandidatë për deputet  janë edhe ato të Arlind Boshkut,nënkryetar i PD dega Durrës,Oerd Bylykbashit,Dejana Burgisë etj të cilët kanë mbajtur dhe mbajnë pozicione kyçe në PD.

Të gjithë këto emra do të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit, dhe më pas do të bëhet përzgjedhja e tyre nga Komisioni i vlerësimit të Kandidaturave që pritet të ngrihet, me drejtues Genc Rulin, teksa një nga anëtarët pritet që të jetë Besnik Mustafajn dhe një përfaqësues nga aleanca për mbrojtjen e teatrit, kauzë e mbështetur nga PD-ja.

1 komente në “Demokratët e Durrësit propozojnë mbështetësin e Olldashit, si kandidat për deputet. Mustafaj e Ruli do vendosin për Igli Carën”

  1. Liri says:

    AKOMA ME KURVEN RULI KETA LOQET E PD.ME MUT SE KOKE PAGURJA I PS,FSHATARI I LIBRAZHDIT BALA.MJERE SHQIPERIA NE DORE TE KUJT KA RENE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje