Meta dha një mesazh të koduar se ka diell për të gjithë, reagojnë qytetarët: Dhe atë do që ta bësh monopol mos u ngopsh kurrë

25 Korrik 2020, 16:49Politika TEMA

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh të koduar, duke u shprehur se shqiptarët duan që zëri i tyre të dëgjohet. Meta shton se koha është tani, dhe se duhen procese të reja që u japin njerëzve shpresë për të ndërtuar këtu të ardhmen e tyre.

“Shqipëria ka diell për të gjithë!

Është një vend i bekuar për të jetuar, por ka nevojë për procese të reja që u japin njerëzve shpresë për të ndërtuar këtu të ardhmen e tyre të sigurtë!

Shqiptarë duan që zëri i tyre të dëgjohet!

Koha është tani!”, shkruan Meta.

Ky mesazh i Metës vjen në një moment kur situata politike është e tensionuar, e ku është një debat i nxehtë për listat e hapura.

Por kjo deklaratë është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Ilir Metën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social.

Ata shprehen se pas 30 vitesh, Ilir Meta kujtohet për Shqipërinë duke thënë se ka ardhur koha për ndryshim.

3 komente në “Meta dha një mesazh të koduar se ka diell për të gjithë, reagojnë qytetarët: Dhe atë do që ta bësh monopol mos u ngopsh kurrë”

  1. Koli says:

    Metes i intereson te rrije perjetesisht ne politike dhe poste te larta shteterore sepse Meta figuron neper policite evropiane si trafikanti me i madh i droges ne Evrope me linja furnizimi nga Turqia dhe Amerika e Jugut.

  2. , says:

    i pa ngopur! djellin ketij populli po ja sjell SHBA BE! se po te ishte per ty like,ramen ,dhe me kerrmat e opozites se rruges, shqiptaret do te ishin zhdukur si popull.shpresojm qe djellin ta shohesh nga reci.pasi te deshtuan planet ogurzi ,shtiresh si dashamiras i ketij populli te rropatur nga ju te pa ngopurit e politikes.

  3. Tomori USA. says:

    Kush te pengoi ty kameleon, mashtrus, intrigant, hajdut te ngonje shqiptaret gjate 26 viteve ne pushtet ekzekutiv e partiak., Mos valle zbrite nga hena dhe se dinje nga bie Shqiperia, apo te mjaftuan keto vite per tu pasuruar derri sa u bete me i pasuri i ballkanit.
    Te njohin mir shqiptaret brenda e jasht vendit, ty dhe tet shoqe. Prandaj mo u trego djellin , se e kan pare dhe ditur para teje , hipokrit.
    Mart hak Perendia dhe drejtesia ndaj jush njeore e me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje