FOTOT/ Sarajet e Ali Pashës prej arkitektit Petro nga Vithkuqi: Mrekulli arkitektonike

25 Korrik 2020, 22:00Politika TEMA
FOTOT/ Sarajet e Ali Pashës prej arkitektit Petro nga Vithkuqi: Mrekulli

Këto dy skica të rralla na dëshmojnë imazhin real të sarajeve të Ali Pashë Tepelenës në Janinë dhe në Tepelenë.

Sarajet e janinës, ishin projektuar dhe ndërtuar nga Petro Vithkuqari, njohur ndryshe edhe si Petro Korçari, kryearkitekti i Ali Pashës, i cili projektoi e ndërtoi edhe qendrën e Janinës.

Ndërsa sarajet e Tepelenës ishin ndërtuar prej usta Themelit, nga Marjani i Korçës.

Skicat dhe shumë dokumente rreth pashallëkut të Janinës ruhen në arkivin e Ali Pashës në Athinë.

Rreth sarajeve të Ali Pashës në Janinë qarkullojnë disa imazhe fiksuar në periudha të ndryshme historike, por në këtë skicë dëshmohet periudha kur qendra e Janinës me gjithë ndërtimet e kryearkitektit Petro,  ishin në kulmin e shkëlqimit të tyre.

Për origjinën e arkitektit të famshëm Petro kanë ekzistuar dy teza. Sipas Dhimitër Shuteriqit, Petro ishte me origjinë nga Korça ndaj e quajtën edhe Petro Korçari. Por një dokument nga arkivi i Ali Pashës, zbulon se origjina e tij ishte nga Vithkuqi.

Dokumenti prezanton një lutje drejtuar nga banorët e Vithkuqit për Ali Pashë Tepelenën, ku përmendin shtëpinë e lindjes në Vithkuq të arkitektit Petro, e cila sikurse gjithë shtëpitë e një mëhalle të tërë, kishte rënë pre e bastisjeve të Bylikbashit të ri që ishte emëruar në atë kohë dhe të tjerë agresorë që e ndiqnin atë.

Ndërsa i rrëfejnë Ali Pashës mbi barbarizmat e bëra në fshat, ata i përmendin disa herë kryemjeshtrin e tij Petron që kishte shtëpinë në Vithkuq dhe disa kushërinj.

Po ashtu dokumentet zbulojne detaje edhe rreth usta Themelit. Një dokument po nga arkivi i Ali Pashës zbulon se usta Themeli kishtë bërë restaurimi në sarajet e Tepelenës në vitet 1808 -1809.

“…Usta Themëli ka punuar nga 12 Tetori 1808 gjer më 15 Korrik 1809, për rikonstruksionin tërësor të sarajeve të Pashit, në Tepelenë…”, shkruhet në dokument.

 

6 komente në “FOTOT/ Sarajet e Ali Pashës prej arkitektit Petro nga Vithkuqi: Mrekulli arkitektonike”

  1. Detari says:

    si stan kuajsh duket.

    Ne te njejten periudhe ndertoheshin universitete ne gjithe Evropen perendimore.

  2. Orest lamaj says:

    Ne keto saraje i benin harem dhe i tundnin belin me kercime orientale stergjyshet karaputana te flm , pamukut , klimaks, lee lee , detari , tfgs dhe ne fund ua cqyente sumen , dhe tani mbas vite e vite na bejne grekun , kush ????? Keta dem baba dem percat e Aliut …….mos e germoni shume te kaluaren debilaaaa se do zbuloni Aliun qe fshihni me mjeshteri ne shekuj ………

    1. Flm says:

      Ato stergjyshet Greke dhe Arvanitase linden Trima si Andruco, Xhavella, Miauli, Karaiskaqi, Bocari, Kolokotroni …
      ###
      Dmth linden Theodhor, Lambro, Jeorgji, Thanas, Kostandin …. qe ju shkerdhyen duke ju cuan nga Thesprotia e Epirit ne thellesi te Anadollit, duke pastruar Greqin nga Turq dhe Turk-Arnaut.
      ###
      Kurse Hanemet Arnaute lindnin Ismailer dhe Qemaler, Sinana dhe Alinj, Shemshedina, Abdyla dhe Haxhiqamila …. qe u bene me Otoman se Turqit.
      Dmth asimilim total ADN-je. Ne nder te ketij shkerdhimi 500 vjecar Hanemet evlatet e tyre i “pagezonin” me emra Turq dhe i benin Synet.
      ###
      Ky eshte ndyshimi i Fisnikeve Greke dhe i Hanemeve Arnaute.
      ###
      Dihet historikisht qe “trimeria” tuaj arinte deri tek grat dhe femijet, kete beri edhe Aliu me Lambro Xhavelen djalin 9 vjecar te Suliotit Foto Xhavella.

  3. - says:

    Perse saraje !dhe jo keshtiella .ke pare se ja ndertuan turqit apo grekit.ndertim i perkryer nga mjeshtra te kohes se arberise.

  4. Loja says:

    Te tilla keshtjella dhe pallate prej guri te gdhendur si keto ndertoj evropa qe sot i mvan si pjese e 1 historie te lavdishme. Ju cobaneve qe u zvarritet ne gadishullin Ilirik medoemos qe ju vrasin syte, se te parat tuaja u beni hizmet trimave Shqiptare.

  5. Olsi says:

    Orest i ke thene te gjitha. Hallall

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje