U shemb nga tërmeti, Rama në Durrës: Shkolla e re gati për të pritur 1064 nxënës në 26 nëntor

25 Korrik 2020, 13:12Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet në kantierin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare “Neim Babameto” në Durrës, e cila u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shefi i qeverisë në fjalën e tij ka theksuar se tashmë një vit pas ngjarjes tragjike, në 26 nëntor do të jetë gati për të pritur 1064 nxënës.

Me 26 nëntor do të hapet. Janë shkolla që do të bëhen të reja me laborator, me palestër, bibliotekë, gjithcka që i duhet një hapësirë mësimi, argëtimi dhe për komunitetin.

 Dhe objektivi është që kjo shkollë këtu që ishte shembulli më dramatik i dëmit që solli tërmeti i 26 nëntorit. 

Kështu do të bëhet edhe me shtëpitë, edhe banesat kolektive, këtë javë, që vjen mbyllet kontrata për fillimin e shtëpive individuale grupi parë jashtë territorit të bashkisë Tiranë.

Shumë shpejt tanimë, projektimi i detajuar, do të jemi për pak javë në kantier në zonën e Lacit ku do të fillojë ndërtimi i një lagje të re dhe me radhë të gjitha do të jenë kantiere, që do të kërkojnë edhe pak durim, por që fund do të jenë hapësirë për një jetë të re për njerëzit. 

Do të bëjmë kontratat individuale për të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë, që ta kenë të qartë se ku do të sistemohen dhe sa do të përfitojnë,” është shprehur Rama.

2 komente në “U shemb nga tërmeti, Rama në Durrës: Shkolla e re gati për të pritur 1064 nxënës në 26 nëntor”

  1. Ideali says:

    Korleone- Mario Cuccinella… Hahaha

  2. Ideali says:

    Hahaha-Corleone. mario Cuccinella. Pyeteni sa ka kushtuar projekti?Termet i forte ka qene. Po ne kronike shihej kopeshti. Ngjitur me shkollen. S ka pesuar asgje. Si shpjegohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje