Deputeti demokrat, Myzlim Murrizi, ka folur mbrëmjen e së premtes për kthesën e papritur të Partisë Demokratike për hapjen e listave 100%.
Në studion e emisionit “Java në RTSH” Murrizi u shfaq i gëzuar teksa me folklorizëm u përgjigj se “një herë në 100 vjet fluturon edhe pata e pjekur”.
Ai shtoi se nisma për të hapur listat ka qenë tepër e vështirë për t’u përkrahur nga grupet opozitare në Kuvend. Por siç tha Murrizi, sondazhet tregojnë se 85% e qytetarëve duan zgjedhje me lista të hapura.
“Prej 12 vitesh ne kemi patur votime, por jo zgjedhje. Ka qenë e vështirë për ne deputetët opozitarë që të ishim në sinkron, pasi siç e dini ne jemi rebelët që nuk iu bindëm Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit për të djegur mandatet. Imagjinoni për të qenë në sinkron me njëri-tjetrin sa e vështirë ka qenë” – tha deputeti.
Ai deklaroi se do të dëshironte që nisma për hapjen e listave të kishte qenë një propozim nga Lulzim Basha. Murrizi nuk hezitoi as ta përshëndeste Bashën.
“Ka qenë kërkesë e imja konstante në mbledhjet e PD deri ditën që nuk iu binda djegies së mandatit. Megjithatë e përshëndes shumë sinqerisht dhe shumë seriozisht Lulzim Bashën” – tha Myslim Murrizi në studion e “Java në RTSH”.
Hahahaha je i modh Myslim Murrizi, je i modh! I her ne i 100 vjet fluturo pata e pjekme….hahahaha – ndersa Lul Basha, alias Koçi i teto Ollges, fluturon 100 here ne 24 ore..hahaha
Murriz vetem per nje dicka jam shume i bindur, qe keta maskarenj leshojne dicka sepse ka ndonje puc nga mbrapa, po bertasim shume per listat e hapura ( dhe mire bejme) po keta jane kurdisur dicka se nuk mund ta leshojne pushtetin kaq kollaj,
Lym , je per bla bla bla goca e Azemit e tha dhe e beri , votoi , ti ????gam gam gam batuta , intervista dhe kur erdhi koha te tragoje ne realitet kush ishe nuk votove , mos na lodh me fjale , jemi te ngopur .
Ik tani te vendi i qenit dhe bej iso , ske shtylle kurizore as germaz burri , je ……..nga ta qe thone dhe jo nga ata qe bejne o Muriz