Oerd Bylykbashi: Listat e hapura, alibi e Ramës. Presim të reflektojë

24 Korrik 2020, 20:36Politika TEMA

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik tha se pas mbledhjes së të premtes, u pa qartë qëndrimi i socialistëve sa i përket çështjes së koalicioneve parazgjedhore.

“Dashurinë për listat e hapura, Rama e ka alibi për të hequr koalicionet. Është një farsë dhe justifikim në funksion të këtij qëllimi, që të ndryshojë rregullat e garës.

Përfaqësuesi i mazhorancës refuzoi edhe pse i dhanë modelet e vendeve si Belgjika, Holanda, Danimarka, Letonia, Italia”, tha Bylykbashi.

“Nëse nuk i duket model mazhorancës diçka që ka funksionuar për 17 vitesh, është e qartë që e gjithë kjo është për të vrarë mundësinë e partive politike për t’u bashkuar e për të garuar në liri të plotë.

Presim nga mazhoranca të reflektojë. Kjo çështje duhet trajtuar në këshillin politik, me konsensus e transparencë dhe të mos cenojë marrëveshjen e 5 qershorit”.

3 komente në “Oerd Bylykbashi: Listat e hapura, alibi e Ramës. Presim të reflektojë”

  1. a says:

    lesh lesh tani jeni shah mat. skeni ku shkoni duart lart

  2. fati says:

    Cfare keshilli politik, na e zhdukni nga skena kete keshill, kujt i sherben, ketyre hajduteve dhe krimineleve qe kerkojne me cdo kusht te rrembejne pushtetin, vetem per te vjedhur, sic kane bere vazhdimisht.

  3. Fatosi-kosove says:

    Ored bylykbashi sikur tisha si ti do futesha ne qenef dhe do varesha,per te vetmen arsye, qe ti shpetoje femijet nga shqiptaret,qe tmos ju bajne le gishta duke thene ja femijet e nje burri te mire qe ka mbrojtur kriminelet, jam i bindur bylykbashi se te vjen turp qe je ne ate kope kriminelesh por kam bindjen se ke ngrane tashme ate kocken dhe nuk arrin ta nxjerr nga pas,si ujku dikur qe kishte ngrane qengjin le gjithe kocka dhe pastaj ngordhi ngase nuk i nxirrte dot,sikur te ishin palloka, salianji,alibeaj, klirim gjata,noka,vokshi apo ai dallap saiti askush nga shqiptaret nuk do quditej pasi ata jane deshmuar si kriminel gjakpirs por ne ty dikush ka shpresuar por edhe ti shifet qarte se nuk guxin te ndahesh nga kriminelet me dy kryetar sali berisha e lul basha, rast i rralle ne bote .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje