Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi duke folur në një intervistë televizive për ndryshimet kushtetuese sa i takon hapjes së listave tha se nisma është depozituar që në maj të 2019.
“Në fakt, ndryshimet në kushtetutë nuk janë bërë në një kohë të shkurtër, pasi sikurse ju jeni në dijeni ka pasur një komision “Ad Hoc” të Reformës Zgjedhore, dhe opozita parlamentare ka depozituar në maj 2019 propozimet për ndryshime lidhur me listat e hapura dhe koalicionet.
Nisma ka qenë e depozituar në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ne kemi pasur një kalendar, vendosëm që të fillojmë me rekomandimet e OSBE, pastaj me sistemin zgjedhor dhe listat e hapura.
Ka pasur një punë në grup, të asistuar nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë. Ne nuk mund të miratonin Kodin Zgjedhor pa pasur votat e opozitës parlamentare”, tha ajo.
Hysi theksoi se marrëveshja e 5 qershorit nuk është shkelur dhe opozita jashtëparlamentare ka qenë për hapjen e listave.
“Marrëveshja e 5 qershorit nuk është shkelur. Ne e kemi miratuar ashtu siç ka ardhur nga negociatat dhe konsultimi në Këshillin Politik. Ne i dhamë përparësi kthimit të opozitës jashtëparlamentare në shinat e jetës së saj, që të garojë në zgjedhje dhe këtë e kemi bërë për zgjedhësit e tyre.
E para, nuk ka ndryshim sistemi, sistemi zgjedhor është po ai që ka qenë, por ka ndryshim të listave. Listat e hapura kanë qenë një kërkesë e opozitës jashtëparlamentare në radhë të parë, nëse ne u kthehemi fjalimeve të Bashës, ai ka qenë për lista të hapura”, tha ajo.
Z. Hysi sa për lulin e pd-së ai ç’thotë në darkë nuk thotë në mëngjes ,por mos ja merrni për keq,ska faj i shkreti
se e rrhe berisha po nuk e hodhi vallen e tropojës sipas avazit të berishës.
Megjithatë dhe ju të mazhorancës sjeni pa faj,pasi ju sa fillon të qajë lulushi me vrap i fërkoni kokën,me qëllim që ta mbajë kokën lart,por kot e keni ,lulushit nuk i ngrihet më asnjë kokë ,lëreni ta zërë gjumi dhe pushon edhe së qari.