Mustafa Nano: Unë nuk do doja që Dua Lipa të sillej si Novak Gjokoviçi. Është e mençur, e bukur dhe këngëtarja më e mirë në botë

25 Korrik 2020, 08:15Politika TEMA

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa i është bashkuar listës së njerëzve që janë kthyer kundër “Apple” për shkak se harta e tij nuk e ndan Kosovën nga Serbia.

Ajo postoi në rrjetet e saj sociale edhe një hartë të Shqipërisë etnike, e njëjta që u valëvit mbi stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Shqipëri –Serbi, dhe kërkoi gjithashtu që të vihen kufijtë e Kosovës në apple map.

Gazetari Mustafa Nano në monologun e kësaj të premteje në emisionin e tij “Provokacija” ka vendosur ta përgëzojë gjestin e këngëtares por edhe ta kritikojë.

Sipas tij, Dua Lipa, si këngëtarja më e mirë në botë mund të afirmojë ndërkombëtarisht Kosovën dhe mund të promovojë shqiptarët më shumë se e gjithë makina e diplomacisë por ajo nuk duhet të merret me harta pasi kjo gjë mund ta dëmtojë edhe atë vetë.

Nano shprehet se nëse këngëtarja me famë botërore nuk do të merret me politikë do të kursejë polimekat e shumta që kanë lindur tashmë në Serbi edhe nga këngëtarë me famë lokale sic është Ceca që mendon se e njeh mirë historinë.

Monologu i plotë:

Sot dua të luaj në një terren të rrëshqitshëm. Por ju e dini që mua më pëlqejnë terrene të tilla. Më pëlqen të rrezikoj. Ku e kam fjalën?

Do të flas për Dua Lipën, më saktë për një gjest të sajin, që ka provokuar shumë diskutime, mbështetje nga shqiptarët, por edhe nga shumë të tjerë dhe kontestime nga serbët.

“Është shumë e bukur të thuhet nga Dua Lipa. Ajo është krenare që është shqiptare, por edhe ne jemi krenarë që ajo është shqiptare”, thotë Nano.

Ajo postoi në instagramin e vet një kërkesë:

Të vihen kufijtë e Kosovës në Apple map. Një kërkesë absolutisht e drejtë. Pak më vonë, po në Instagram (në fakt, edhe në Tëitter), ajo publikoi një mesazh tjetër. Publikoi hartën e Shqipërisë etnike.

Është e njëjta hartë që u valëvit mbi një stadium të Beogradit, me fotografitë e Isa Boletinit e Ismail Qemalit dhe me mbishkrimin “Autochthonous”. Pas kësaj, ajo inicioi apo mbështeti një peticion online, nëpërmjet të cilit i kërkohej Apple-it që ta ndreqte këtë gabim.

Ky peticion është nënshkruar nga mbi 100 mijë vetë, mes të cilëve është edhe Rita Ora, aleatja e saj kur vjen puna te patriotizmi, por shemra e saj kur vjen puna për të tërhequr vëmendjen në botën e shoëbiz-it.

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të mira në botë. Për mua është më e mira në botë. Dhe nuk e them si shqiptar, e them si konsumator muzike. Edhe serb po të isha, të njëjtën gjë do mendoja, pavarësisht se nuk do mund ta thoja dot në publik.

Ajo është edhe vajzë e mençur dhe me klas. Dhe mua më pëlqen edhe kur hap gojën. Më pëlqen edhe kur ajo e deklaron origjinën e saj etnike. Ajo ka ditur të bëjë një lloj diplomacie kulturore.

Atë që mund ta bëjë ajo për afirminin ndërkombëtar të Kosovës e për promovimin e sojit të shqiptarëve në përgjithësi nuk mund ta bëjë e gjithë makina e diplomacisë. 

Dhe në këtë kuptim, kërkesa e saj drejtuar Apple-it për të përfshirë Kosovën në hartë e për të mos e lënë atë nën Serbinë, për të njohur kështu diçka që në realitet ka vite që ka ndodhur është një kërkesë me vend.

Që nuk ke si ta kritikosh. Kosova nuk është më pjesë e Serbisë, e nuk ka për të qenë ndonjëherë.

Por ajo në të njëjtën kohë duhet të kursehet me deklarata e qëndrime politike. Ajo nuk duhet të futet në këtë lojë. Nuk duhet ta bëjë këtë për imazhin e vet, në radhë të parë.

Ajo bëri gjënë më të mirë që i kërkoi Apple-it të vërë hartën e Kosovës më vete, por gabimi i saj ishte kur u mor me harta. Kjo nuk është punë për të.

Nëse këmbëngul të merret me gjëra të tilla ajo dëmton veten, dëmton edhe kauzën që kërkon të mbrojë apo të promovojë, por edhe krijon një lloj simetrie, që hë për hë nuk na shërben.

Tentativat për ta krijuar këtë simetri kanë filluar në Hagë, por ne nuk duhet t’u japim ushqim. Dalim të gjithë njësoj dhe relativizohen bëmat e këqija të të tjerëve. Nuk e kam fjalën veç për krimet e luftës.

Jo, e kam fjalën edhe për gjeste të sotme që e sjellin simetrinë edhe në nivele të tjera. Po marr Gjokoviçin, tenistin më të mirë të botës.

Sa herë që bën çalltisje publike që nuk kanë lidhje me sportin, e djallos fare. Bëhet gazi i botës. Siç u bë herën e fundit, teksa ia mori bashkë me tenistë të tjerë serbë në Australi, një kënge shoviniste kushtuar Kosovës.

Nëse Dua Lipa nuk do merret me deklarata politike, neve do të na kursehen edhe disa polemika politike në distancë mes njerëzve që vetëm me politikën nuk kanë lidhje.

Në Serbi janë mobilizuar të gjithë kundër këtij peticioni, e kundër Dua Lipës në veçanti dhe diskutimi është bërë folklorik. Kanë dalë këngëtarë serbë e flasin për politikë e histori.

Ka dalë edhe Ceca, një këngëtare me famë lokale, që e ka konsideruar Dua Lipën si injorante, që nuk njeh faktet historike të cilat Ceca pretendon se i njeh mirë. Apo se i njeh më mirë dhe kështu, muhabeti bëhet gallatë.

Dua Lipa duket se është rimenduar për atë gjest. Sepse më pas publikoi një përgjigje ndaj të gjitha reagimeve që janë bërë. “Unë jam keqkuptuar”, ka thënë ajo, duke iu referuar këtyre komenteve.

Por në të njëjtin tekst nuk harron të shprehë krenarinë që është shqiptare dhe kjo e fundit është ok. Është shumë e bukur të thuhet nga Dua Lipa.

Ajo është krenare që është shqiptare, por edhe ne jemi krenarë që ajo është shqiptare.

 

21 komente në “Mustafa Nano: Unë nuk do doja që Dua Lipa të sillej si Novak Gjokoviçi. Është e mençur, e bukur dhe këngëtarja më e mirë në botë”

  1. Piktori says:

    e pse asht ma e mira n bote apo se keshtu thua ti?
    me e mira asht Mariah Carey dhe ska tjeter

  2. Piktori says:

    e pse asht ma e mira n bote apo se keshtu thua ti?
    me e mira asht Mariah Carey dhe ska tjeter
    kjo ka vlerat e saj

  3. Piktori says:

    e pse asht ma e mira n bote apo se keshtu thua ti?
    me e mira asht Mariah Carey dhe ska tjeter
    kjo ka vlerat e saj
    shkrimin e ke relativisht te mire

  4. Piktori says:

    e pse asht ma e mira n bote apo se keshtu thua ti?
    me e mira asht Mariah Carey dhe ska tjeter
    kjo ka vlerat e saj
    shkrimin e ke relativisht te mire

  5. Piktori says:

    e pse asht ma e mira n bote apo se keshtu thua ti?
    me e mira asht Mariah Carey dhe ska tjeter
    kjo ka vlerat e saj
    shkrimin e ke relativisht te mire

  6. Edlira says:

    e pse asht ma e mira n bote apo se keshtu thua ti?
    me e mira asht Mariah Carey dhe ska tjeter
    kjo ka vlerat e saj
    shkrimin e ke relativisht te mire

  7. Ilmi Veliu says:

    Mustafa Nano eshtë prekur dhe ofenduar më shumë se serbët nga Dua Lipa. Emri i emisionit te Muq Nanos ,,PROVOKACIJA,, eshtë ne gjuhën serbe e që ne shqip thuhet ,,PROVOKIMI,,….. Përse Muqo e ka emruar emisionin e tijë ne gjuhen serbe?????? Sepse paguhet nga serbet…. Ai tha edhe per nenen e Skënderbeut se ka qene me origjinë serbe……..

  8. Respekte per Lipen says:

    nuk asht ma e mira nbote
    flas per aftesi muzikore
    promovimi dhe lajkat jan gja tjater

  9. Respekte per Lipen says:

    nuk asht ma e mira nbote per kenge
    flas per aftesi muzikore
    promovimi dhe lajkat jan gja tjater

  10. Respekte per Lipen says:

    nuk asht ma e mira nbote per kenge
    flas per aftesi muzikore
    promovimi dhe lajkat jan gja tjater

  11. LULI says:

    DUA LIPA i ka bere sherbimin me te madh kosoves dhe kombit shqiptar prandaj turp per ty qe gjen rast per ta kritikuar,ti nuk je prindi i saj qe po te vjen keq per karieren e saj ,se di nga te vjen kjo ndjenje ? deshira per tu dukur me i mençur apo ku ta di ?

  12. Leci says:

    O ti që shkruan me nick name Piktori dhe Respekt për Lipen,që e përsërit jashtëqitjen që nxjer nga goha e që je i njëjti person.A na i thëthin njëherë këtë të gjatin që kemi mes shalëve ne shqipëtatëve,pir vetëm të kesh larë gojën?

  13. Leci says:

    O ti që shkruan me nick name Piktori dhe Respekt për Lipen,që e përsërit jashtëqitjen që nxjer nga goha e që je i njëjti person.A na i thëthin njëherë këtë të gjatin që kemi mes shalëve ne shqipëtatëve,pir vetëm të kesh larë gojën?
    Ë të paça!

  14. Ziguri, motra qe kerkon Taulanti. says:

    Edhe une ashtu mendoj, DUA LIPA eshte nje soprano lirike me fame boterore. Ajo i le ne kasolle varfanjakesh te ashtuquajturat kengetare si M Kallas, M Kabaje, bashkekohesen tone, A Netrebko. Pale pastaj P Domingo, qe kur kendon, mburret me shalet dhe prapanicen e tij.

  15. naim says:

    O nana koketuli ,ti nuk munde te ktahasojshe,ashtu si bene ti,Dua LIPEN qe eshte shqiptare e debuar nga Kosova ,pikerisht nga mbeshtetesit e gjokoviqit.Keto gjokoviqt bene masakra ne Kroaci,Bosne dhe pastaj edhe ne atedheun e Dua Lipes.Pra,ne viktimat te heshtim kur gjokovocat,lubovicat nanovicat,surrojvicat na slmojne dhe na bejne edhe fajtore.Oteqifshagjitherrobetqeke,bastard….Fare qe duhet zhdukur se qelbi boten.

  16. Martin says:

    O muci nga skrapari qe ben emisione me emra te tipit vk. Mendon se Dua Lipi do bej replik me ty?? Hahaaaa o sa tipik fahatar qe je or mustafa. Ajo i ka ber 1 sherbim te madh Kosoves. Kurse ti kurv bur enderon qe ajo te bej replik me ty qe te jargavitesh ti pastaj. Ti vij inat cim pekes hahaaaaaaaa. O mjeran gazetar

  17. Alessio says:

    Ndersa une nuk do te doja qe ti te silleshe si nje qenef serb. Po ti ske faj se ne emer te tolerances, gje nga e cila shqiptaret gjithemone kan ehumbur do doja qe ti qija robt me kuc e mace.

  18. Nik says:

    Ha Muço e pi Muço i thonè nga jugu.Ju Muço kèrkoni tè distancoheni nga zèri i masave duke dal si njeri qè nè shumè raste je “Lubonja” nr dy.Kètè problem e diskutoj me komentuesit kètu se ju si dhe Lubonja me injorancèn tuaj kèmbngulèt s enèna e Gjergj Kastriotit ishe sèrbe,ju nuk jeni as historian qè tè merrni pishtarin nè dorè dhe tè na bèni drit rreth historis,dhe rasti i dytè èsht i yllit tonè Dua Lipa qè zoti bekoft zèrin dhe familjen e saj.Ju e kèshilloni mos tè imitoj “bastardin e serv Djokoviq”djokoviqi njè vit dy dhe mbaron si lojtar karrierèn pastaj vjen nga vendi i kriminelève ,ndèrsa Dua pèrfaqèson Kosovèn e martire tè vrar dhe gjakosur nga Cece,Djokoviq .Dua èsht simbol paqeje,bukurije,dashurie pèr kèdo dhe me tè drejt qè zèri i saj duhet tè dègjohet pèr tokèn mèm.Mè falni Muço,po kush e njeh kètè prostitun sllave Cece??Ju afroni dhe krahasoni Dua Lipèn me kètè sharabajgèn serve Cece??Pèr mua personalisht ju Muço ndjeheni inferior ndaj servève dhe ky èsht njè problemi juaj qè mund t’a zgjidhni ose tè jeni patrijot ose tè bèheni zèdhènès i servève sepse ju e njihni shumè pakè propagandèn serve sesi funksionon,ndaj tyre propaganda shqiptare duhet tè funksionoj 24 orè pèr 24 èr.Janè mjeshtra dhe mjaft tè organizuar i njoha nè itali periudhèn e 1999 ès dhe ambasada serve kishte rreth saj bastard serv me manifeste tè pèrgatitura nè gjuhèn serve dhe italisht kundèr Kosovès,Nèn Terezès etj me qindra fletushka,sèrbève ju duhet dhèn restua nè çdo moment dhe rrethan sepse ata nuk pushojn kurrè sè ofenduari dhe mashtruar opinion botèror prandaj flak pèr flak me rracèn bastarde.Dua tè puth nè ball ,zoti qoft me ty zemra shqiptare.

  19. dull says:

    Ti Muc(MUT) Ha buken a Shqiperise dhe ben punen e Serbise .Ti je mikrofoni prishur Leri denglat se Serbi ben cdo gje kundra emrit Shqiptar ku do qe jane ti ben punen e “dhipllomatit ” 07 I Serbeve dhe I te gjitheve qe punojne dite e nate kunder Shqipetareve .
    Kelysh is Sales

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje