Boronica boy!

25 Korrik 2020, 08:58Politika TEMA

Lajmi i aventurës më të re të djalit të ish-kryeministrit, Sali Berisha-Shkëlzenit, në fushën e tregtisë së frutave të pyllit, ka ngjallur mjaft interes në opinionin publik.

I diplomuar për drejtësi, që në fillimin e viteve 2000, djali i njeriut që ka qëndruar më jetëgjatë në pushtet pas rrëzimit të komunizmit, edhe pse një moshë 44 vjeçare, ende nuk ka gjetur karar me një profesion, apo karrierën e tij në jetë.

Pikërisht zikzaget e çuditshme të aventurave profesionale të Zenit në gjithë këto vite, janë kthyer në elemente kurioziteti për opinionin publik shqiptar.

Kjo pasi, djali i Berishës, ëndrrat e synimet i ka pasur një çikë të pastabilizuara.

Ndërsa jetën e tij ubane pak si i “llastuar” e ka nisur si një play-boy në rrugët e Tiranës në fund të viteve 90, në vitin 2005 kur i ati u bë kryeministër, Zeni u duk se pati  një “stabilizim” të objektivave të tij.

Qëndronte në prapaskenë të zyrës së kryeministrit dhe këshillonte e propozonte njerëz për kontrata e biznes me shtetin. Siç e ka thënë edhe vet shpesh, ka qenë një lloj “konsulenti”.

Veçse këshilla e tij çonte përfitime dhe sukses te partnerët e tij. Gjatë kësaj rruge, pati edhe ëndrra të shkurtëra për lokale nate, apo veprimtari artistike. Ëndrra që shuheshin shpejt si ato të netëve të verës.

Por padyshim që “ëndrra më shpërthyese” e Shkëlzen Berishës ishte natyrisht punishtja e demontimit të municioneve në Gërdec.

Ku, Zeni kishte punësuar edhe burrin e tezes së tij, siç e tha më vonë, pa i thënë të atit-kryeministër.

Biznesi i demontimit të municioneve, që si pronarë kishte më shumë se një person, dihet që u hodh në erë më 15 mars 2008, bashkë me jetën e 26 vetave të pafajshëm.

Pas një “reflektimi” të gjatë, pa një një punë fikse, djali i ish-Presidentit të Republikës dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, duket zbuloi tek vetja një pasion për të menaxhuar media audiovizive.

E nisi me një portal për të ardhur tek një televizion, ku investimet janë të pakursyera, por që ende nuk po e gjen e s’po e gjen suksesin për të bërë “bam”(jo buuum) në jetë.

E siç duket, priti e priti, por që në fund një dritë po duket në fund të “tunelit” të mbikalimit të Vorës.

Një objekt, një magazinë, një hangar, i marrë me një çmim të kripur, i ka ofruar mirazhin e një profesioni të ri, i cili ndoshta e nxjerr në selametin e pritur prej shumë e shumë vitesh.

Grumbullimi i frutave të pyllit, më saktë boronicave, e cila bashkë me gështenjën, përbën një nga krenaritë e florës së vendit të origjinës së babait të Shkëlzen Berishës-Tropojës, po rezulton pasioni më i ri i tij.

Boronica, një frut shumë i kërkuar sot edhe falë vetive të saj kurative e antioksidante, ka gjasa të jetë karari i ish-play boy-t të Tiranës.

E, nëse këtë radhë mund të marrë edhe titullin Boronica Boy, nëse ka sukses, madje të themelojë edhe një Trust. Tek drama e Brecht-it, “Arturo Ui”, djali i Chicagos, suksesin e gjeti tek një perime-lulelakra… (Shqip)

9 komente në “Boronica boy!”

  1. h says:

    Kur zbret maloku në qytet,nuk dihet si reagon psikollogjia e komplesuar.
    Por dihet me siguri që kombi është në rrezik të madh.
    Këtë rrezik, e dini të gjithë besoj.
    Përveç fshatarëve “Vipa” qe jane gati të hanë mut vetem të dalin në foto
    me cilindo kriminel që ka para edhe pse të fituara me krime mizore.

    1. Eri says:

      Shume e drejte, qe nga 194 dhe deri sot, Shqiperia e mesme , ka perjetuar ardhje masive “malokesh” nga jugu dhe veriu.
      Mbishkumbin&Geget

  2. Pashuku says:

    Po pse nuk e nderton aty ku eshte lenda e pare ne Tropoje. Keshtu do te punesonte edhe banoret perreth. Apo ku u intereson Tropoja. Ky di te jetoje ne rehatine e Tiranes. Edhe biznesin do e kete per te justifikuar parate e pajustifikuara.

    1. Ujku Plak says:

      I intereson Tropoja por problemi qendron se i ka lyer duaret me gjak shume dhe i bi qe ja thaine mutin ne bythe atje..

  3. Pronari says:

    Pse nuk vjen ke ” 4element” ta vejm te kercej ke tubi se mbase ja sjell ca hollandez Luli. Giten nuk e vejm dot ke tubi se ngjan si majmun dhe na kthehet klubi pastaj ne kopesht zoologjik.

  4. saliu says:

    Lulelakres greket i thone “Kulupidhi”kete trust mendon te ngreje ky i fameshmi?

  5. I urti says:

    Pyesni Viktor Gumin per Shkelzenin,cfare planesh ka dhe ne se i ka bere ndonje statut apo ligj te ri si ai i Gerdecit.

  6. Malo Kanina says:

    Lerini njerzit te punojne. E keni bere zakon, dike qe eshte me Partine Socialiste, si psh, zonjen Vilma Nushi, per punen e mrekullueshme qe bene, me te drejte e vleresoni, zotin Skelzen Berisha, pa filluar akoma pune, e paragjykoni. Kjo nuk eshte sjellje normale. Dhe per me teper eshte kunderproduktive. Per dike qe do te beje dicka, duhet pa tjeter mbeshtetje dhe vleresim. Dhente zoti te kete sukses, sepse kjo i duhet shoqerise, nese mjerisht deshton kjo eshte fatkeqesi, ne radhe te pare per ate vet, por dhe per ne si shoqeri. Le te mbeshtesim dhe te mos veme gure ne rrota ndaj kujtdo qe do te beje nje pune. Qendrimi ndryshe eshte thjesht mallkim.

  7. Velo says:

    Krshasoni djemtë e Enverit me këtë pisllëk!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje