Pse Rama do ia dalë me listat e hapura dhe koalicionet

25 Korrik 2020, 11:38Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Ka nje lloj gazi mes disa segmenteve te shoqërisë virtuale, se Basha e pranoi listën e hapur si rezultat i presionit të tyre.

Në fakt prej këndej ka dalë thënia :Të bësh petulla me ujë.

As Basha nuk i pranoi listat e hapura se i pëlqenin e aq më pak se i bënë presion njerëz që nuk kanë asnjë peshë publike dhe politike. Vota është komplet gje tjetër nga llogjet e fejsbukut.

E vetmja arsye që opozita pranoi listat e hapura ishte presioni i Ramës dhe vendosmëria e tij për ta ndërmarrë këtë hap.

Pavarësisht vetëbesimit të Ramës që vjen së pari nga komandimi i partisë me te madhe dhe dobësia e opozitës që të bëjë masën kritike të ndërrimit të pushteteve, Ai pa se Këshilli Politik po rrezikonte ta dorëzonte pushtetin në tavolinë, pa një përplasje reale dhe të ishte viktimë e kurthit qe goditi socialistët në 2005-ën.

Ndaj mënyra si mund ta rivinte edhe një herë topin në qendër, ishte arrnimi i marrëveshjes. Dhe për këtë i duheshin listat e hapura që atij në PS nuk i shkaktojnë asnjë problem; dhe fuqizimi i elementëve të dalë nga gardhi i PD dhe që do luftojnë për mbijetesë. Dhe kjo i sigurohej vetëm nëpërmjet listave të hapura dhe koalicioneve njëlistore.

Vendosmëria e Ramës u perceptua nga opozita dhe ajo kishte vetëm dy rrugë: e para të tregohej e ngurtë dhe mos lëshonte pe. Por Rama ka edhe gurin dhe arrën në dorë dhe do ta miratonte ndryshimin duke e nxjerre PD&LSI si frikacakë. Kjo do ishte një goditje e imazhit sypatrembur dhe të sigurtë në fitore që po përpiqet të krijojë opozita.

E dyta, ishte ky hap që ndërmori. Natyrisht që nuk i jep ndonjë epërsi morale pasi e shumta po shkojnë në vathën që ju diktoi Rama. Por të paktën nuk nisen me fërshëllimat e publikut në momentin e hapjes së garës.

A është kjo ndonjë arritje sa i takon demokratizimit të sistemit dhe hapjes së tij. Ne rishtas kemi një sistem zgjedhor rajonal që penalizon iniciativat e reja; administrim zgjedhor primitiv; dhe kufi minimal penalizues. Por gjithsesi ky është një hap që tregon se sistemi ka nisur të dekompozohet dhe ndryshimet cilësore mund të vijnë nëse alternativat e reja do të munden të fusin edhe disa përfaqësues në parlament në mënyrë që të përshpejtojnë degradimin. Fundja siç thone vlonjatët: Nga hiçja, ç’ka dhe Birçja.

8 komente në “Pse Rama do ia dalë me listat e hapura dhe koalicionet”

  1. Ce says:

    Nje merak e kam a do kete mundesi te hyje ne listat e hapura e bija e kryehajdutit te Fierit trularaska me shkolle te mesme Kejdi dhemcakallja, si dhe kryevgabondi i pd leshelis , komandanti i bandes se molotovit te opozites rrugore Flamur Herman Geringu

    1. Revizori says:

      I nderuar Çe.
      Saktë.

  2. Njeriu says:

    Duket objektive idea e z. Dritan Hila.

    Eshte nje kendveshtrim simpatik, te shohim cdo rjedhe me pas, pra si do rjedhin gjerat.

    Sidoqofte urimi yne eshte, kur te behen zgjedhjet; fitofte me i miri.

    E kushdo qe te fitoi, perseri shqiptar eshte, qe shqip perkthehet, vaji ne lakra do te bjere.

  3. katarakti says:

    Edi Rama ka bere disa gabime trashanike. E para qe krijoi kete Keshillin Politik me perfaqesuesit e opozites se rruges?! Me fuqi mbiparlamentare! Pse i duhej?! Opozita doli vete nga dera dhe Edi Rama ra cope qe ta rifuse nga dritarja! Nderkohe qe ajo duhej injoruar totalisht! I ofroi perseri mundesine opozites se rruges te tundi kembet, te kercenoje, kerkoje dhe diktoje! Kjo eshte edhe me e keqja. Rama kujtonte se opozita jashteparlamentare do te kembengulte kunder listave te hapura dhe keshtu ai do te fitonte kapital politik prane zgjedhesve. Por opozita beri nje piruete te zgjuar dhe te papritur duke u deklaruar edhe ajo pro hapjes se listave! Dhe Rama ngeli me gisht ne goje. Ne zgjedhje tani do te fitoje ai qe paraqet kandidatet me te mire, me te afte, me te ndershem, me reputacion ne popull. Kjo eshte pozitive per demokracine ne vend. Por mund te jete keq per Edi Ramen se kam verejtur se ai nuk i ka shume qef te aftit, ata qe mendojne me koken e tyre dhe nuk i pergjunjen shefit. Ndryshe une nuk besoj se Rama tani do ua plotesoje te gjitha kerkesat opozites parlamentare, sic veproi me ate te rruges. Qe do te thote se nuk do te kemi maxhioritar kombetar, por vetem rajonal. Per mua do te ishte mire qe vota maxhioritare te shoqerohej me korrektim proporcional ne shkalle vendi. Qe do te thote psh qe per Murrizin e te tjeret te votohej edhe ne Tropoje, edhe ne Konispol. Ndersa koalicionet te paraqiteshin me lista te perbashketa. Nuk ka kuptim qe ti te paraqitesh edhe me kandidatet e tu ne zgjedhje dhe po ashtu ne koalicion. Ose njera ose tjetra. Te gjitha keto Rama mund t’i kishte rregulluar dhe zgjidhur qetesisht vetem me opoziten parlamentare, pa u marre doren opozites se tritolit dhe mollotovit. Aq me shume qe ceshtja e mprehte e 21 janarit ka perfunduar ne koshin e plehrave. Bashke me Gerdecin, shitjen e detit, abuzimet qindra milioneshe ne Rrugen e Kombit etj etj.

  4. Labi says:

    Po bythlepires mbete o rob.
    Sado qe te lepihesh nuk e shpeton dot KRYERILINDASIN skizofren nga fundi i turpshem.

    1. cccp says:

      O Lab muti, ndryshoje mutin nofken, se nuk te shkon; turperon te madh e te vogel nga kjo treve.

  5. shqipja pa mësues says:

    pse rama (jo dikush tjetër)
    pse do ia dalë rama… – duhej shkruar në këtë kontekst

    “pse” “si” etj shkojnë natyrshëm me foljet
    pse u bë? si u bë?
    mësoni shqipen natyrale

  6. shqipja pa mësues says:

    pse rama (jo dikush tjetër)
    pse do ia dalë rama… – duhej shkruar në këtë kontekst

    “pse” “si” etj shkojnë natyrshëm me foljet
    pse u bë? si u bë?
    mësoni shqipen natyrale
    doni dhe patriotizëm pastaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje