Nga Altin Ketro
Piruetat e Lulzim Bashës, nga përqafues i listave të hapura në vitin 2017, pastaj kundërshtar i fortë i tyre deri më 23 korrik 2020, e më tej në mbrojtës i këtyre listave pas 24 korrikut 2020, janë akrobaci që në politikë të krijojnë kosto të forta kur vjen puna tek besueshmëria si udhëheqës politik.
Nuk është problemi tek ndryshimi i mendimit, se edhe ky erdhi i sforcuar prej një loje me detyrim përcaktim që e luajti fortë opozita parlamentare. Problemi tek Lulzim Basha është se ashtu siç merr zjarr kashta, ashtu ndizet edhe ai kur kalon nga i akuzuar si kundërshtar i listave të hapura, në akuzues të palës tjetër se tashmë janë ata kundër këtyre listave.
Deri më sot, Partia Socialiste është kthyer në një sanduiç, ku edhe pse është mazhorancë qeverisëse, i ka rënë barra që t’i plotësojë tekat, si Lulit e Monikës me shokë, ashtu edhe Muslimit e Rudinës me shokë. Për vete duket që nuk po kërkon gjë, vetëm jep e jep, a thua është “lopë” për t’u mjelë politikisht prej të tjerëve.
Kishte të drejtë kryeministri Rama kur nga foltorja e Kuvendit përmendi që partia e tij ka pasur si ide propozuese një bonus për partinë që del e para në zgjedhje, të cilës i shtohen automatikisht një numër i caktuar deputetësh në varësi të përqindjes së bonus-it.
Duke parë që Lulzim Basha sheh vetëm kopshtin e vetë, është e udhës që kryeministri Rama ta kthejë sërish në tryezë bisedimesh këtë çështje. Bonus-i nuk duhet të jetë një temë tabu.
Vërtetë historikisht Partia Socialiste ka dalë e para në çdo palë zgjedhjesh, por duke marrë për bazë që Luli, Mona, Iliri, Peçoja… thonë nga mëngjesi në mbrëmje që tashmë ata janë mazhorancë, që PS-ja është tkurrur në 15 për qind, atëherë nuk ka asnjë arsye që kur vetë opozita jashtëparlamentare e pranon që janë më të votuarit, të jenë kundër nëse kryeministri Rama propozon që partia e parë merr një bonus deputetësh, bie fjala, 20 për qind shtesë mbi numrin që ka marrë prej zgjedhjeve.
Deri më sot, por edhe në të kaluarën, qëkur Lulzim Basha është bërë kryetar i PD-së, nuk kam parë asnjë objektiv nga ai, si për numrin kombëtar të votave që duhet të marrë partie e tij, ashtu edhe për numër deputetësh.
Kryeministri Rama, së fundmi, e shprehu objektivin e PS-së për 800 mijë vota në zgjedhjet e vitit 2021. Ky objektiv përkthehet me mbi 70 mandate deputetësh. Gjithashtu, Rama iu përmbajt listave të veta me përbërje 100 për qind socialistësh. Pra, ai do futet i vetëm në zgjedhje dhe ashtu siç bëri në vitin 2017, nuk i trembet përballjes me kundërshtarët politikë.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha, i ka varur shpresat tek LSI-ja. E pranon, pa iu skuqur faqja, që PS-në nuk e mund dot tek për tek. Ai nuk përpiqet as që të rritet në elektorat. Mjafton që të ketë në krah LSI e PDIU dhe kjo i jep sigurinë e ardhjes në pushtet. Por harron që, në të kaluarën, këto dy formacione politike kanë ndryshuar krah politik duke qenë përballë PD-së në zgjedhje. Nuk po i përmend se çfarë ka deklaruar Basha për ish-kryetarin e LSI-së, që sot i shkon në zyrë si qen i rrahur, se kjo e kthen në qesharak për mos mbajtje zotimi për, siç vetë ka thënë, “falimentimin e SHPK-së LSI”.
Siç thashë më lart, Basha nuk ka asnjë objektiv politik. Meqë vetëidentifikohen si “Opozitë e Bashkuar”, pavarësisht se nuk e honepsin dot njëri- tjetrin në një listë të vetme, le të garojnë më vete duke pasur si busull këto objektiva: Basha u kërkon demokratëve që në zgjedhjet e vitit tjetër të marrin jo më pak se 50 mandate. Po kështu, LSI-ja të vinte si objektiv marrjen e 15 mandateve. PDIU të ketë si objektiv 4 mandate. Në fund, nga një mandat secila për PAA dhe PBDNJ. Në total 71 mandate deputetësh. Po doli ndonjë mandat më tepër, aq më mirë. Ja, kështu fitohen zgjedhjet me meritë dhe kundërshtari të respekton e nuk ta vë në dyshim as fitoren e as koalicionin pas zgjedhor.
E pra, mungesa e objektivave elektoralë, shpallja botërisht se PD-ja është poshtë PS-së në përqindje (edhe pas 8 vitesh qeverisje prej kësaj të fundit), ndryshimi i mendimeve duke kaluar nga njëri ekstrem tek ekstremi tjetër, mbajtja mbi supe i rolit të viktimës si një fëmijë qarraman që kërkon ndihmë tek cili t’i dalë përpara, varësia e plotë prej partive të tjera njësoj siç janë të varur narkomanët prej drogës, e shpërfaqin Lulzim Bashën përballë elektoratit shqiptar si lider të dobët e të pabesueshëm.
Është pikërisht ky, halli i madh i tij, gjë që e detyron të kërkojë pafund favore nga mazhoranca socialiste. Favore që iu dhanë me pashë prej marrëveshjes së 5 qershorit. Ka ardhur momenti që PS-ja të kërkojë favorin e saj që është bonus-i elektoral për partinë që del e para në zgjedhje. A është i gatshëm Lulzim Basha t’ia japë Edi Ramës këtë favor?
LYLI KY MUT ? DALE NGA BYTH E DJALLIT ?
DUHT LIDH KEMB DUAR DHE HUDH BRENDA HALESE POLITIKES
Nje pyetje kam:meqënëse themi per reformen në drejtesi,qe po pastron korrupsionin galopant…. ka dikush te kërkoj falje shqiptareve……jam kurioz,te pyesim këta te dy,dhe te di përgjigjet e tyre…???
Une nuk besoj se Sali Berisha do ta pranoje kete bonusin. Ndersa Skerfyelli i gjate me koken perpjete ia plotesoi te gjitha tekat opozites se tritolit pa kerkuar asnje kompensim! Edi Rama, sic ka thene edhe vete, nuk eshte politikan. Une do te shtoja se nuk eshte as socialist dhe as njeri i vendosur. Cdo dite e me shume po me duket se po behet si Fatos Nano. I kenaqur nga vetvetja! Populli e votoi ne shumice derrmuese me 2017 qe ai te vinte ne binare vendin e hallakatur dhe shkaterruar nga Berisha – Meta. Qe te bente drejtesi per 21 janarin, Rrugen e Kombit, shitjen e detit, Gerdecin etj etj. Te gjitha u harruan dhe u hodhen ne koshin e plehrave. Une nuk e di sesi do te mund te mobilizoje zgjedhesit e vet Edi Rama. Kur nje e dy i merr doren Lulzim Bashes! Qofsha i gabuar, por premisat nuk jane shpresedhenese. Rama e mori lehte qeverisjen e vendit. Sikur te ishte nje ndeshje basketbolli apo nje konkurs pikturash. Duket se nuk e kuptoi kurre se perballe kishte nje tufe me ujqer dhe cakenj. Dhe nuk e di nese do i behet vone ndocike nese humbet zgjedhjet?!