Shkëlzen Berisha nuk deklaroi në ILDKPKI aksionet në kompaninë ‘Logal’, pas 1.8 milionë euro zbulohet borxhi tjetër 250 mijë euro. Kujt ia bleu pronat afër Gërdecit

26 Korrik 2020, 09:10Politika TEMA

Asnjë reagim deri sot as nga familja Berisha, as nga institucionet qeveritare, për të sqaruar rrethanat e skandalit financiar i Shkëlzen Berishës me kredinë e dyshimtë 1.8 milionë euro, me të cilën pretendon nga njëra anë se ka blerë në datën 19 dhjetor 2018 disa prona pranë Gërdecit, duke i lënë ato si kolateral edhe pse me vlerë shumë të ulët se sa principali, ndërsa në dokumentet e kompanisë së tij ‘Logal’ sh.p.k thotë se në të njëjtën kohë ka blerë disa makineri dhe impiante me vlerë 1.9 milionë euro.

Ndërkaq, dokumentet e reja të siguruara nga Shqiptarja.com konfirmojnë se Shkëlzen Berisha nuk ka deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive aksionet në kompaninë ‘Logal’ sh.p.k., përmes të cilës ka blerë 3 parcela arë për një total prej 6.183 metra katrorë dhe 3 parcela te tjera truall prej 14.220 metra katrore nga të cilat 5.066.5 metra katrorë godinat, tek kompania ‘Abduramani’ sh.p.k, tek kompania ‘Mulliri i Artë’ sh.p.k si dhe tek shtetasi Agur Abduramani.

Ky dokument tregon se kompania ‘LOGAL’ është themeluar në 7 dhjetor të vitit 2015, me administrator dhe aksioner të vetëm Shkëlzen Berishën. Në deklaratën e pasurisë së vitit 2015, Shkëlzen Berisha nuk deklaron aksione në ndonjë kompani apo pjesë të kapitalit në zotërim. Ndërkaq, neni 4 i ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003, për deklarimin e pasurive, parashikon që personi i lidhur me zyrtarin në rastin konkret, Shkëlzen Berisha, duhet të deklarojë, përpos të tjerave, edhe aksionet dhe pjesët e kapitalit në zotërim gjatë vitit të deklarimit.

Në vitin 2015, Shkëlzen Berisha deklaron vetëm të ardhura nga konsulenca 1 000 000 lekë, të ardhura nga punësimi (pa e specifikuar se çfarë pune), 759 789 lekë, të ardhura nga ndërmjetësimi ose siç njihet në zhargonin e përditshëm si sekser, 210 mijë euro, të ardhura nga qiraja 47 mijë euro si dhe shlyerjen e dy kredive për blerje apartamenti dhe makine.

Në vitin 2016, deklaron 961 966 lekë të ardhura nga punësimi (prapë pa specifikuar me kë ka punuar), 3 000 000 lekë të ardhura nga konsulenca juridike, 47 mijë euro të ardhura nga qiraja ndërsa ka mbyllur kredinë 252 mijë euro për blerje apartamenti. Për herë të parë, emri i kompanisë ‘Logal’, shfaqet në deklaratën e vitin 2016, ku Shkëlzeni thotë se i ka dhënë 250 mijë euro borxh.

Shkëlzeni i ka marrë paratë në formë overdrafti në një bankë, duke ia dhënë hua kompanisë së vet. Pra, përveç kredisë së dyshimtë 1.8 milionë euro të marrë sipas tij në Intesa Sanpaolo Bank Albania, del edhe një borxh tjetër 250 mijë euro, duke e çuar totalin e borxhit mbi 2 milionë euro, pa llogaritur interesat e kredisë 1.8 milionë euro.

Këto tregues përkeqësojnë performancën financiare të kompanisë së Shkëlzenit për të marrë kredi miliona euro. Në vitin ku ka marrë kredinë 1.8 milionë euro për të blerë pronat pranë Gërdecit, në pasqyrat financiare të kompanisë ‘Logal’ rezulton se blerë pajisje dhe impiante me vlerë mbi 1.9 milionë euro.

Mbetet mister burimi i 1.9 milionë erove për blerjen e pajisjeve, në kushtet kur Shkëlzeni deklaron në këtë dokument se me paratë e kredisë 1.8 milionë euro, ka blerë pronat./shqiptarja.com

15 komente në “Shkëlzen Berisha nuk deklaroi në ILDKPKI aksionet në kompaninë ‘Logal’, pas 1.8 milionë euro zbulohet borxhi tjetër 250 mijë euro. Kujt ia bleu pronat afër Gërdecit”

  1. Atdhetar says:

    Tipike mafioze. Ne fillim i vene flaken duke varrosur 26 e duke detyruar te tjeret te braktisin fshatin dhe tia shesin mafiozit gjene per nje cope buke. Ky e praktikoi ne Gerdec kurse i ati ne te gjithe Shqiperine. YYttt rrace muter serbie.

    1. Erl says:

      Cilin ligj paska shkelur ky qe ma marre kredi? Po pse o juve duhet t’u pyese ky do marre kredi apo jo ?

      1. Lumi says:

        Beje prove ti dhe shife nese te japin kredi ose borgj siq quhet ship? Po ti je I trashe dhe nuk ke si ta dishe.

        1. Erl says:

          Ore lere cfare marr une ose ti se nuk jemi ne komunizem ketu, po meqe je kaq i zgjuar me thuaj cilin ligj ka shkelur qe ka marre kredi.

  2. Velo says:

    është vetëm maja e ajsbergut. Thellohuni dhe do lemeriseni nga ajo që do gjeni

  3. Lenci says:

    Tashti nuk i deklaroi apo i deklaroi ne 2016 se po bini brenda me kembet tuaja

  4. Timi says:

    Do shume mend te zbulosh qe ky shkerdhata vetem vjedh e korrupsion ben…SPAKU ka pune te medha nuk merret me kriminlet qe i ka para syve.

  5. gavrosh says:

    Ky, motra e tij Argita dhe dhendrri Jamarberi me bekimin e babait te tyre kriminel dhe sherbimin e sherbetoreve te shtetit kane bere namin ne prona nga veriu ne Jug. A keni kellqe ti shkoni deri ne fund per ta crrenjosur kete kancer qe ka kapur Shqiperine?

  6. Petrit says:

    Keni tre dite qe e botoni e ribotoni te njejtin shkrim me tituj te ndryshem.
    Dhe ne fund asgje e re.
    Propaganda nuk po ju ecen dhe aq sa do te deshironit.
    Jeni te shpifur
    Pikë.

  7. Shenjestra says:

    Shkerdheni,nuk esht aq budalla se te mos dij t’i fshehi ato para te vjedhura.Ka mundesi te jete me i mençem se ata te SPAK-kut.Por edhe SPAKU-t i intereson te vetgenjehet se u vijn miljona nga babaj Shkerdhenit.

  8. H says:

    Detyra jonë është të zbulojmë të varfërit që nuk paguajnë korentin. Ky është vip dhe nuk mund ta shqetësojmë. Po Vip shpellar pjellë e korrupsionit.

  9. loni says:

    Per komentuesit e Trashe qe nuk kuptojne dot artikullin; Artikulli pyet; nga cili burim vine keto para? Sepse nga puna si sekser, te cilen deklaron se ben, nuk mund te mblidhen nje sasi kaq e madhe parash, ne baze te shifrave te cilat ai deklaron, dhe nuk ka bake ne bote qe mund te jape kredi me vlere me te madhe se kolaterali qe ju keni.

    1. Landi says:

      Loni me duket se nuk lexon. Thote qarte qe ka marre kredi ne banke. Tani kesaj i thone ti thuash tjetrit pse ke marre kredi.

  10. Balla , says:

    mos u merzisni e shpejti do t pllojne ne burge ,
    te burgourit qe n dergojne letra pafund .
    Ju lutemi zoti Qverri ,
    n e ill ktu ne burg bythen e lyl boshes dhe xenas
    se n u lodh kici i dors

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje