Nga Eduard Zaloshnja
Të shtunën paradite, Oerd Bylykbashi, kryenegociatori i PD-së për çështjet elektorale, i prezantoi publikut modelin e një flete votimi për qarkun e Tiranës, me të cilën mund të realizohej edhe votimi me lista të hapura 100%, edhe koalicioni paraelektoral shumë-listor. Në anën e majtë të fletës, mund të zgjidhej partia që përkrah votuesi, dhe në anën e djathtë, mund të zgjidhej numri që i korespondon kandidatit të asaj partie që preferon votuesi (ky i fundit duhet të mbajë mend numrin rendor të kandidatit të preferuar).
Teksa kjo zgjidhje është e thjeshtë për çdo qytetar të zakonshëm, procedurat parlamentare nuk e bëjnë kaq të thjeshtë. Komisioni i ligjeve ka miratuar tashmë një amendament kushtetues të propozuar nga 28 deputetë, i cili do të votohet në 30 korrik. Në qoftë se ai amendament merr 94 vota, ndoshta mund të bëhet e pamundur që fleta e propozuar nga Bylykbashi të vlejë për koalicione paraelektorale shumë-listore (që konsiderohet si Leva e Arkimedit për zgjedhjet e ardhshme).
Me pak fjalë, për t’u lejuar koalicioni paraelektoral shumë-listor (i kërkuar nga opozita), ose duhet të mos miratohet në 30 korrik amendamenti i propozuar nga 28 deputetët, ose duhet të bëhet një amendament tjetër në shtator.
Në qoftë se njëra nga këto dy gjëra ndodh, katër partitë më të mëdha (PS, PD, LSI, PDIU) duhet të diskutojnë edhe për modele të tjera fletësh votimi, përveç asaj që prezantoi Bylykbashi (me fjalë të tjera, për sistem të ndryshëm zgjedhor).
Sistemi e derisotëm, u ka dhënë peshë partive të vockla, të cilat duke iu bashkuar një koalicioni apo një tjetri, ndihmojnë partitë e mëdha për të marë një mandat ekstra në qarqet e mëdha si Tirana, Fieri, Durrsi e Elbasani (në qarqe të vogla efekti i partive të vockla është më i vogël). Në shkëmbim, kandidatët e partive të vockla, edhe pse nuk bëhen deputetë, zenë poste rajonale, ku majmen gjatë kohës që partia kryesore e koalicionit është në pushtet…
Për të shpëtuar nga kjo simbiozë parazitare, partitë më të mëdha (PS, PD, LSI, PDIU) mund të bien dakord që të krijojnë 46 zona zgjedhore me 3 deputetë secila (sa ç’ka sot zona zgjedhore e Kukësit), në vend të 12 zonave zgjedhore që përkufizohen aktualisht nga kufijtë administrativë të qarqeve. Në këtë mënyrë, mund të realizohen zgjedhje me lista të hapura 100% dhe koalicione paraelektorale shumë-listore (kuotat gjinore mund të realizohen pas zgjedhjeve me diskriminim pozitiv për kandidatet femra).
Ja si mund të duket një fletë votimi në një nga 46 zonat zgjedhore, në qoftë se territori ndahet në 46 zona me nga 3 deputetë secila (sa ç’ka sot zona zgjedhore e Kukësit). Votuesi zgjedh vetëm një emër kandidati në fletën e votimit, në vend që të votojë më vete për partinë e pastaj të mbajë mend numrat rendorë të kandidatëve të saj.
Gjatë numërimit të fletëve, llogaritet sa vota kanë marrë gjithsej kandidatët e koalicioneve, pastaj ndahen votat mes partive brenda një koalicioni, e pastaj percaktohet se cili kandidat brenda një partie ka fituar. Çështja e kuotave gjinore zgjidhet në rang vendi me diskriminim pozitiv.
Modeli i një flete votimi
Më vjen keq por ky Zaloshja është pak i trashë, jo vetëm nga trupi por edhe nga trutë.
Ky version i Zaloshnjes do ishte shume i mire dhe i thjeshte per tu kuptuar.Sepse njerzit dallojne emrin,dhe perkatesine partiake te emrit.Kjo eshte ajo qe personalisht preferoj.Do kete me pak vota te pa vleshme,dhe do percaktohet ndarja e shapit nga sheqeri.Ndoshta kete rsdhe jo dhe aq shume,por radhen tjeter,sigurisht qe partite do mendohen mire te prezandojne paçavure ne radhet e tyre,sepse kandidatet do te gjykohen ne performancen e tyre te fushates edhe per te kaluaren e tyre,dhe me siguri do reflektoje ne vote ajo performance.Atehere te shofim sa vlejne genjeshtrat televizive,idiotesite kospirative,kercenimet personale idiote.Nje gje eshte te jesh personalisht kunder Rames,gje tjeter te bindesh shqiptaret te jene edhe ata kunder,duhen argumente te forta,duhen prova qe te shoqerojne akuzat,dihen respektuar shqiptaret,dhe shpresoj shume qe te vije ajo dite ku politika ta kete ate respekt per voten e shqiptareve,dhe sidomos, te mos kete frike nga vota e diaspores,gje qe aktualisht per mendimin tim po ndodh.
Ke vene vetem 4 parti nga secili koalicon dhe e ke zene komplet faqen.
Pale po te vendosesh nga rreth 30 parti ne secilin koalicion.
30 parti X 3 rreshta secila parti = 90 rreshta. Plus edhe ndonje te pavarur, rreth 100 rreshta ( radhe ).
Nje faqe e mbushur nuk mban me shume se 20 rreshta me shkronja normale. Keshtu qe fleta e votimit do te perbehet nga 3 deri 5 faqe (flete).