Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja deklaroise Ilir Meta e shkeli Kushtetutën me anulimin e datës së zgjedhjeve, por veprimi nuk është aq i rëndë sa të shkarkohet.
Gjatë fjalues që mbajti në Kuvend Manja bëri një rezyme të punës një vjeçare të komisionit hetimor për shkarkimin e Metës dhe u shpreh se shkeljet që ka bërq presidenti nuk çojnë domosdoshmërit në shkarkimin e tij, por janë të një natyre që diktojnë marrjen e masave për plotësimin e kuadrit ligjor me mekanizma të qartë për të evituar situata bllokuese në të ardhmen.
“Edhe nëse seanca voton një kërkesë për shkarkimin e presidentit është gjykata Kushtetuese që jep verdiktin përfundimtar. Komisioni zhvilloi 13 mbledhje, një me presidentin e Republikës.
Raporti nuk është ngritur mbi konsiderata politike. Komisioni vlerësoi të mos marrë në analizë cështje që nuk janë në tagër të tij, por që janë nga Gjykata Kushtetuese, përgjigje që do të ndihmonte në interpretimin e termit shkelje e rëndë.
Nga hetimi rezultuan disa shkelje të kryera, veprime dhe mos veprime. Komisioni arriti në përfundimin se dekreti i Presidentit për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por edhe dekreti për emërimin e Marsida Xhaferrllarit gjyqtare Kushtetuese janë akte dhe vlerësime anti-kushtetuese.
Shkeljet nuk çojnë domosdoshmërit në shkarkimin e presidentit, por janë të një natyre që diktojnë marrjen e masave për plotësimin e kuadrit ligjor me mekanizma të qartë për të evituar situata bllokuese në të ardhmen” tha Manja. (TemA)
Lesh apo qime…kjo eshte dilema…TURP…sjkarkim i menjehershem dhe pa dilema,nje hajdut i pacipe dhe nje hiene qe ka shkaterruar shqiperine!
Fjalet e liga per Presidentin Meta jane te paparanueshme dhe atij i falen cdo shkelje dhe jo vetem dy.
Presidenti i nderuar Meta u zgjodh nga i nderuari Rama.
Ish – Presidenti i nderuar Berisha po gezon “pensionin” ne saj te te nderuarit Rama.
Pas takimit koke me koke ne cader, te nderuarit Basha dhe Rama jane perseri te nderuar, pasi kane per qellim nje Shqiperi Evropiane, demokratike dhe te perparuar.
Po pse bllokove gjithshka në luftë me presidentin kur Nuk e shkarkoni dot o fshatarë mediokër ?
O Ulsi,me kte emer qe ke ti,nuk ben dote emer.
Do kishe bere emer te madh,vetem po te kishe dhene rekomandimin,
po nuk ke K…qe,se tjetrkush vendos per ate.
Likja di shume gjera,qe po te shofin driten e diellit,prishin pune.
Nuk zgjidhet ky lemsh,po nuk ju pre koka gjarprit.
PS:Shqiperia e para.
Likja te fut ne lume,e nuk te jep uje.