Meta i shpëton shkarkimit, Rama: Uji i Venecias nuk e ka nxjerrë të larë presidentin, por i nxori një nga një shkeljet

27 Korrik 2020, 12:00Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama teksa replikoi me opozitën ne parlament në lidhje me raportin për shkarkimin  e Metës, deklaroi me ironi se uji i Venecias nuk e ka nxjerrë të larë presidentin, por i nxori një nga një shkeljet

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend Rama u shpreh se PS-ja u bazua te raporti i Komisionit të Venecias, që tha se shkeljet e presidentit nuk janë të mjaftueshme për ta shkarkuar.

“Janë një seri shkeljesh nga presidenti të nënvizuara nga Komisioni i Venecias, që flasin për drejtësinë tonë për t’ia nënshtruar një komisioni të posacëm hetimor, që ka bërë një punë voluminoze dhe ka dhënë një ndihmë të madhe me rekomandimet përkatëse.

Kjo është një tjetër mundësi për të parë qartë dallimin mes nesh dhe gjithçkaje që thuhet gabimisht apo keqdashësisht për ne.

Ne e kemi lexuar me shumë vëmendje raportin e Venecias dhe nuk e kemi konsideruar ndonjëherë komisionin e Venecias si ndonjë ankes të punës sonë, por pikë referimi dhe për derisa thotë se sipas gjykimit të tij se shkeljet e bëra nuk janë mjaftueshmërit të rënda për të shkarkuar presidentin, atëherë kemi parë me shumë vëmendje konstatimet, që nuk na rekomandon të shkarkojmë presidentin, por na rekomandon të marrim masa për të ardhmen në mënyrë që të kufizojmë hapësirën e abuzimit nga ana e presidentit, jo thjeshtë të këtij por të çdo presidenti.

Uji i Venecias nuk e ka nxjerrë të larë Presidentin, por në pah një nga një të gjitha shkeljet, të një natyre që lidhet që lidhet me një vullnet politik për ta ushtruar detyrën në mënyrë të njëanshme dhe për t’u sjellë në zyrën e presidentit si tutor i opozitës. Ilir Meta u bë president me votat e tij dhe tonat, se nuk i kishim për të zgjedhur presidentin” tha Rama.(TemA)

3 komente në “Meta i shpëton shkarkimit, Rama: Uji i Venecias nuk e ka nxjerrë të larë presidentin, por i nxori një nga një shkeljet”

  1. Kalec Dega says:

    Kontradiktore ky pohim i Kryeministrit shqiptar pasi Presidenti doli i pafajshem dhe se po te kishte pasur shkelje do ishte shkarkuar.
    Ky po bind pjesen e popullates qe nuk e ka zene Covidi ne Shqiperi. Ma mire me Covid, pastaj, lol!

    po qe ka prirje dhe si shkrimtar humorist ky…..

    …innit?

  2. jon says:

    ky esht idiot fare, ky e shpeton nga korrupsioni me arsyen qe esht i korruptuar, ik o trap se je bo si vet llapa.

  3. ZERI I POPULLIT says:

    TALLNI TRAPIN ME POPULLIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje