E vërteta e bananeve në fushë dhe Bylisi, Egbo: Shqipëria është familja ime

28 Korrik 2020, 19:24Sport TEMA

Tirana do të luajë ditën sfidën e fundit në kampionat ndaj Bylisit. Bardheblutë në fund të takimit do të ngrenë lartë edhe trofeun e titullit kampion edhe pse janë shpallur fitues matematikisht disa ditë më parë. Ditën e sotme trajneri Egbo ka folur në konferencë për mediat për sfidën ndaj Bylisit, lëmshin mediatik të krijuar ditët e fundit në lidhje me racizmin si dhe për finalen e Kupës. “Ndeshja e fundit nuk është pa interes. Për lojën ka shumë interes. Objektivi është që të shkojmë në finalen e Kupës të motivuar dhe shumë gjëra të tjera. Do të shikojmë ata që do të jenë gati për nesër dhe do të vendosim nesër kush do të jetë brenda fushës”.

Deklarata në “BBC”

“Unë besoj që ajo pjesë është mbyllur. Ka pasur një keqkuptim, sepse unë kam 20 vjet në Shqipëri dhe kam thënë se 99% e shqiptarëve më kanë trajtuar si familjar. Këtu është familja ime e dytë. Këtë kam munduar të shpjegoj. Por ka portale dhe gazetarë që mund ta nxjerrin jashtë kontekstit. Ajo që kam thënë është thjesht një episod që ka ndodhur shumë kohë më parë. Nuk e kam thënë që është një gjë shumë e madhe. Mua më kanë trajtuar mirë dhe kam qenë i mirëpritur këtu me shqiptarë. Kam kaluar gjysmën e jetës këtu. Këtu është familja ime. Ata që kanë bërë kështu, ndoshta kanë interesat e veta, pse e kanë nxjerrë jashtë kontekstit. Është diçka e mbyllur për mua. Kam shumë shokë këtu. Në çdo vend që kam qenë më kanë respektuar jashtë mase. Nuk e di pse e kanë hapur si polemika. Nuk jam njeri i polemikave. Më vjen keq, por nuk jam trajner i gazetarëve. Nuk hap polemika për gjërat që nuk janë të vërteta. Më vjen keq që disa njerëz e nxjerrin jashtë kontekstit për interesat e veta. Kaq mund të them. Shqiptarët më kanë suportuar, më kanë mbajtur mirë më kanë mirëpritur në këto 20 vite”. Çfarë ka ndodhur ka ndodhur dhe e kam harruar. Thjesht më kanë pyetur a ka pasur raste dhe unë e kam shpjeguar, ka pasur kështu jo tani por përpara. Hera e parë që kam ardhur këtu ka qenë ndryshe. Shqipëria ka qenë pak e mbyllur sa kishte rënë komunizmi dhe gjërat e tjera. Tani ka shumë ndryshime dhe nuk bëhet fjalë. Mund të kaloj në rrugë të bëjë çfarë të dua dhe asnjë nuk flet. Jam i mirëpritur kudo. Nuk e di pse e kanë nxjerrë disa njerëz jashtë kontekstit. Kur ka ndodhur ky episod nuk ka rëndësi. Është pjesë e mbyllur për mua dhe nuk dua të hapet si muhabet”.

Për Olsi Ramën

Lidhur me deklaratën e Drejtoritë të Partizanit, Olsi Rama, i cili tha se në Shqipëri ka 1001 probleme, por nuk ka racizëm dhe për këtë deklaratë trajneri Egbo meriton të dënohet, trajneri i Tiranës shton: “Është mendimi i tij. Çdo njeri ka gojë për të dhënë mendimet e tij. Ai nuk është me ngjyrë. Kam dëgjuar edhe në studio të tjera që kanë thënë se shqiptarët janë më racizëm se grekët, serbët etj. Unë e kam kundërshtar dhe kam thënë që s’ka shanse që të jenë shqiptarët më racistë se këto vendet që janë përmendur. Unë e di çfarë kam folur dhe çfarë ndjej brenda. Çdo njeri mund të ketë mendimet e tij. Nuk kam gjë tjetër për të thënë. Është thjesht e mbyllur për mua. Nuk duhet të hapet më ky muhabet.

Për Shkëlqim Muçën

Ish-trajneri dhe drejtuesi i Tiranës vite më parë, Shkëlqim Muça, deklaroi në një studio televizive, se në Ballsh ndeshjen e bënë 3-4 lojtarë të cilët duhet të dënohen… I pyetur Egbo se çfarë ko,enti ka, nigeriani shtoi: “Asnjë koment. S’kam koment”.

6 komente në “E vërteta e bananeve në fushë dhe Bylisi, Egbo: Shqipëria është familja ime”

  1. Xhimi says:

    Ikni o analista e gazetare perverse epijanecer . Sul Starova Nevil Ad Mema Ols Ramaete tjere .Perjuluni punes e thjeshtesise se tij o ziliqare te perjetshem . Njeri i thjesht koke ulur goje pak puntor e qe te imponon respekt kudo si ne fushe e jasht saj se kam pas fatin ta kem ne ekip .Ad Mema e mbajti nje jav Tironen cdo ndeshje ne formacion djalin e presidentit qe sben as per kategori te dyte . Mema sla lojtar te huaj pa denuar kot se koti se sdinte ti menaxhonte . Erdhi faz dyte ai tjetri Ahmataj dhe ai cunin e presudentit ne formacion . Vetem ky i tregoi vendin i gjeti lojtareve rolin ku meritojne e lojtaret me ngjyre ishin me te dalluarit . Kisha vite pa pare nje talent si ai nr 8 me ngjyre se sja kujtoj emrin e kur me than qe paska gati 3 vjet me Tiranen u habita si ka mundesi megjithe kete kapacitet e nuk e kisha degjuar. Po ashti Ngoo . 15 asist jan shum per nje sulmues . E gjitha merite e urtesise punes e respektit qe gezon ky ke lojtaret . Ju cmirezij deshtake llafazane neper studio qe skeni bere asgje ne jete vetem se keni numeruar gotat e rakise e konjakut peruluni njeriut te punes ete ndershem … respekt Emannuel nga nje shok i jot i dhomes kur luajte pak kohe ne fund te karieres si portier me Partizanin e Bert Xhanit . Do te vij te uroj e te takoj sapo te kem mundesine e pare te kthehem ne atdhe …

    1. tifoazi says:

      Xhimi-plotesisht e drejte ajo qe keni shkruar. Egbo meriton respekte per ate qe ka bere per Tiranen dhe kaq.
      Nuk na intereson ngjyra e tij e lekures, por puna qe ka bere dhe puna flet vete, Tirana eshte kampione e Shqiperise kur deri dje rrezikonte te binte nga kategoria.

      1. trajneri says:

        FSHF-ja eshte kampione e Shqiperise, se te ishte per Tiranen do ishte ne Kat te trete …

    2. ca po thua says:

      O Xhimi o torrollak! Egbo ka llapur vete dhe ka thene idiotesira, nuk ja ka kush fajin per kete. Kupton o kokpatate? Nese Emanueli jot ka kompleksin e inferioritetit, ky nuk eshte faji i shqiptareve por i vete atij. Kuptove? Leshin e curres kuptove …

  2. Nje shqiptar says:

    Jevg , gabel, bythzi, magjyp, byth kazani, erresire, obama, jane pjese e fjalorit urban shqip.
    Brraka, Bregu i lumit, allias, shkoze, tregu i gabit, irfan tomini kane qene getot e njerzve me ngjyre ne Tirane.
    Me tregoni martesen e nje “Gaxhiu” me nje “Gabele”.
    Shqiptaret jane rraciste 24 karatsh,

    Jo vetem rraciste jemi por edhe hipokrite.

    1. shqipo says:

      Martesa te gaxhinjve me gabelet apo gabelve me gaxhiet natyrisht qe ka! Por nese nuk jane dhe aq te shumta sa c’do te doje ti, eshte per shkak te gabeleve (te ashtuquajturit njerezit me ngjyre), te cilet jetojne ne nje komunitet me vete dhe nuk kane shume deshire te afrohen me gaxhinjtet (te ashtuquajturit njerez te bardhe). Hajt mos na caj derrasa tani o koqe shqiptari!
      I ashtuquajturi racizem, te shqiptaret eshte thjesht nje paraqitje historike tradicionale qe ka mbetur nga kohe te vjetra, me kulminacione ndonje shprehje fyese apo tallese. Por nuk ka qene kurre dhe nuk eshte nje teori dhe praktike reale, e organizuar, demsjellese, vepruese dhe problematike. Kush guxon e mendon ndryshe eshte thjesht RROT CARI!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje