Inteligjenca amerikane kap qeverinë ruse duke shpërndarë ‘fake news’ në SHBA: A do manipulohen zgjedhjet e ardhshme?

29 Korrik 2020, 15:47Bota TEMA

Qeveria ruse është duke krijuar dhe përhapur artikuj në gjuhën angleze, që përhapin dezinformata në lidhje me pandeminë COVID-19, dhe synimi i tyre është për amerikanët, thanë zyrtarët amerikanë për Associated Press (AP).

“Dy zyrtarë nga njësia sekrete e inteligjencës ushtarake GRU kanë tre faqe në internet të cilat së bashku kanë publikuar 150 artikuj në lidhje me pandeminë”, thanë zyrtarët.

Një numër i artikujve përqeshnin përgjigjen e SHBA për pandeminë, si dhe kritikuan kandidatin presidencial demokratik Joe Biden me akuza të pabaza korrupsioni. Uebfaqet janë InfoRos.ru, Infobrics.org dhe OneWorld.press.

Zbulimi është i rëndësishëm duke pasur parasysh që e mërkura shënon 97 ditë nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Lajmet për faqet e internetit janë shqetësuese, por zyrtarët amerikanë thanë se nuk ishte e qartë ende nëse faqet e internetit në mënyrë specifike po përpiqeshin të ndikonin në zgjedhjet e nëntorit, tha AP.

1 komente në “Inteligjenca amerikane kap qeverinë ruse duke shpërndarë ‘fake news’ në SHBA: A do manipulohen zgjedhjet e ardhshme?”

  1. sazan guri says:

    Ambasadorja e gurit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje