Ministri Ahmetaj reagon ndaj deputetit të opozitës: U morëm 'oligarkëve' 110 milionë dollarë dhe ua dhamë shqiptarëve, taksën ua bëmë nga 10% në 15%

29 Korrik 2020, 10:49Politika TEMA

Ministri Arben Ahmetaj ka folur i revoltuar nga foltorja e Kuvendit, pas fjalës së deputetit Valteri i cili tha se shqiptarët po varfërohen dhe s’kanë mbështetjen e qeverisë.

Ahmetaj tha se me taksën progresive mazhoranca socialiste u ktheu shqiptarëve 110 milion dollarë.

Ndërsa për akuzat e deputetit Valteri për lidhje të qeverisë me oligarkët, ministri u shpreh se ata i kanë rritur taksat nga 10% në 15% oligarkëve.

“Se the për pagën e luftës. 256 mijë shqiptarë e kanë marrë pagën e luftës. E dini që në SHBA është ndërprer 600 dollarëshi në javë. Pse si krahasoni ato shifrat e të shikoni ca ka bërë kjo qeveri. Të ardhurat e shqiptarëve janë rritur.

Po shpërndarja e pasurisë, që më flisni për oligarkë. Dy elementë mbani mend. Taksa progresive u ktheu 110 milion dollarë njerëzve të zakonshëm. Ne e hoqëm taksën për pagën 300 mijë lekë. Tani çfarë ndodh? Ne paskemi mbështetur oligarkët duke rritur taksën nga 10% në 15%.!?

A e dini ju që ne vitin e kaluar i dhamë libra falas deri në klasën e 5-të dhe po e çojmë deri në të 8-ën”, tha ministri Ahmetaj.

6 komente në “Ministri Ahmetaj reagon ndaj deputetit të opozitës: U morëm ‘oligarkëve’ 110 milionë dollarë dhe ua dhamë shqiptarëve, taksën ua bëmë nga 10% në 15%”

  1. truth says:

    o ty te qifsha motren o bir kurve.

  2. Etleva Caka says:

    Shume mire ia ke ba, o oligark i Ramushit….

  3. Gjergji says:

    Ky me ngjan si ata pleshtat qe ta pijne dhe infektojne gjakun. Prandaj duhen listat e hapura, te dijme se per ke votojme.

  4. Lili says:

    Mos u ndal me kaq vazhdo, se kur gjet 100 million i gjen edhe nje 1000 tjera po aq kollaj tek oligarket qe kane zaptuar cdo gje ketu e po ngulfatin cdo investim te huaj qe ne start!

  5. Leonard meme says:

    Ministri me i korruptuar ne historine e shtetit Shqiptar

  6. Bruna says:

    Ministri qe ka emeruar kunatin e tij Leonard Mene, qe ne Gjirokastër ka ngelur ne fillore, nje nga drejtoret me te rendesishem ne KESH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje