Koronavirusi SARS COV-2, që po shkakton pandeminë e sotme, mund të ketë bashkëjetuar me lakuriqët e natës prej më shumë se 70 vitesh.
Ky është rezultati i hulumtimit të një ekipi shkencëtarësh të Universitetit të Pensilvanisë, që kanë ballafaquar patogjenët që shkaktojnë Covid-19 me koronaviruset e tjera.
Sipas tyre, rezultati i analizave, të botuara në revistën Nature Microbiology, tregon se SARS-COV-2 është ndarë gjenetikisht nga “familja” e tij në tri epoka të ndryshme, rreth viteve 1948, 1969 dhe 1982, gjë që do të thotë se virusi ka qarkulluar te kafshët në mënyrë të fshehtë prej dekadash.
Studimi mund të jetë një provë se virusi ka origjinë natyrale dhe nuk është produkt i eksperimenteve njerëzore, por nga ana tjetër paralajmëron edhe se struktura e tij gjenetike është shumë dinamike.
“Gjenoma e virusit kombinohet në mënyrë të vazhdueshme, dhe mund të ketë burime të ndryshme. Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit që do të përjetojmë”, thotë Maciej Boni, profesor i Biologjisë në Universitetin e Pensilvanisë.
Ne hapesiren kohore te viteve 1972-1980 , mua nuk me kujtohet me egzaktesi viti , pati raste te te nje ashtuquajturi “Grip shume i rrende ” apo “Grim shume i forte” , qe une e degjova te flitej edhe per raste vdekjesh nga ky grip , si per raste kur dikush shkonte te flinte ne hotel por ne mengjez gjendej i vdekur . E mbaj mend kete situate te frikshme sepse edhe une udhetoja gjate atyre viteve dhe me duhej te kaloja naten ne hotel . NDOSHTA KA QENE DIMRI 1974-1975 ?
===================
Prinderit gjithmone na keshillonin qe te mos i preknim lakuriqte e nates , duke na thene se mund te semureshim per vdekje , si dhe per nje lloj brejtesi te eger qe ushqehej me minj , se “po te fryjne nga afer” ky brejtes mund te vdesesh .
===================
Sigurisht qe une e besoj thelbin shkencor dhe praktik te ketij studimi te lart pershkruar , po hajde mbushu mendjen atyre njerezve qe NDERHYJNE tek ligjesite e BALLANCUARA te botes se eger qe na rrethon ne njerezve.
CA MUT SHKENCE KUR PERDOR ‘MUND’