Kryeministri Edi Rama ka postuar një homazh në kujtim të ish ministri dhe ish deputetit të PS Luan Hajdaraga të ndarë nga jeta kohë më parë.
Rama kujton bisedat e acaruara me Fatos Nanon dhe Ilir Metën, korrektësinë e “Lakes” në seanca dhe mbledhjety e qeverisë si dhe batutat e mirësinë e tij.
Postimi i plotë i Ramës:
HOMAZH
LUAN HAJDARAGA ishte babaxhan. Njeri i ditur, burrë i paqtë me humor dhe i tavolinës, Lakja lehtësonte edhe situatat më të ndera në tryezë, kur brenda familjes sonë politike kishte sherre nga ato të mëdhatë fare, të kohës kur ambiciet e protagonizmat individuale, kishin shpërthyer si breshër mbi kokën e Partisë Socialiste.
Çdo të mërkurë kur mblidhej qeveria, Lakja dhe unë ishim rregullisht disa minuta para orarit në vendet përkatëse, e në pritje të fillimit të mbledhjes, si zakonisht me vonesë të konsiderueshme, këmbenim biseda nga më të ndryshmet.
Ai ishte ministër i mbrojtjes në atë kohë dhe në atë karrige e zuri edhe lufta e Kosovës, të cilën e përjetoi me një ndjenjë përgjegjësie aq të madhe sa shpesh përhumbej fare, e i thosha me të qeshur, “Lërja Natos mor burrë t’i drejtojë bombardimet, mos i bëj të gjitha vetë!”…
Aq i mirë ishte Lakja me të gjithë, sa të gjithë e thërrisnim emrin e tij në bisedat që nuk ecnin kollaj për shkak të marrëdhënieve të acaruara, qoftë me Fatosin dikur e qoftë me Ilirin më pas, e automatikisht vinte buzëqeshja e nisnin historitë e të ngrënave heroike dhe batutave epike të Luan Hajdaragës.
Nuk di ndonjë rast që Lakja t’ia ketë prishur dikujt a të jetë prishur me dikë, deri ditën që u nda nga jeta si sot një vit më parë.
Edhe në largimin e tij nga rangjet e larta të partisë ai ishte si pakkush i pahatërmbetur, më shkruante hera – herës opinionet e tij, me dashamirësi të madhe e sens politik të qartë.
Nuk ia përtonte asnjëherë as intervistave e debateve televizive kur e ftonin të merrte pjesë dhe ashtu babaxhan, mbronte qëndrimet tona pa kërkuar kurrë në këmbim kurrgjësend.
E takova në spital kur sëmundja kishte nisur ta vinte poshtë dhe ashtu i penguar në frymëmarrje, më tha mos ki merak, deri në fund me vete më ke!
Nuk takoheshim shpesh, por kur më shkon mendja tek Luani edhe sot e gjithë ditën që ai s’është më, më vjen të buzëqesh nga mendimi se edhe në atë botë ai me siguri ia kalon mirë edhe me ëngjëjt, edhe me djajtë.
Kontrolloni dokumentet kur Luan Hajdaraga ishte Minister i Mbrojtjes,sa leje i ka dhene personave private te ndertonin Shtepia
ne territoret ushtarake.Ka qenë vertet babaxhan Lakja,bonte shumë per shoqnin ashtu si Edvin D’Rama,qe i perdor pronat
publike siku te ishin pronat te veta.
Me Z.Luan Hajdaraga punova direkt me te gjate kohes qe isha atashe ushtarak ne Republiken e Turqise dhe pastaj si keshilltar i tij per politikat e sigurise dhe integrimin ne NATO.Ishte nje personalitet me vlera te gjithaneshme,dhe respektonte pa mase kuadrot e devotshem dhe te sukseshem.E prita dy here ne Ankara,te cilit i kisha rezervuar edhe takimet me presidentin Demirel.Njeri qe te jepte energji dhe besim per te punuar aq me ngulm gjate filimit te luftes se UCK-se me Serbine dhe pastaj hyrjen e NATO-s me bombardime.I plotesoja cdo kerkese qe me parashtronte per mbeshtetjen logjistike dhe ushtarake te Turqise h e ndiqja nga Ankaraja anazhimin e madh te tij.I ajm shuem mirenjohes per miresjelljen dhe vlersimin maksimal te punes qe kryem se bashku ne ate periudhe te veshtire te kombit shqiptar.Per politikane dhe shtetare te tille ka nevoje Shqiperia,por cuditerisht ate e spostuan nga drejtimi PS-se dhe qeverisjet e saj, e cila e detyroi te shkonte per te punuar si petagog ne Maqedoni.Vlere e madhe shpirterore per kete vend.
Hajro LIMAJ, Kolonel (R)
Mire ja kalon andej o Edi… bej hesap dhe vajzen e rregulloi ambasadore qe andej… Luani i orizit te ushtrise qe hengri aq shume sa nuk e mbanin as gjunjet ishte nje cope bajge si je dhe ti… rrofsh per nje gje qe na kujtove Çajupin e madh….!!
Kënaqësi kur një mik i vjetër nderohet me këto vlerësime të merituara. Luani intielgjent, I papërtuar me pjesëmarrjet tv, I kulturuar, me prejardhje nga familje e nderuar, ai dhe Z. Elsa nga familja e saj. Njerëz me përvojën e tij të gjithanshme u duhen partive tona politike. Fatkeqësisht, pak kanë mbetur, por shumë janë larguar, sidomos nga PD.
Të rroni e ta kujtoni Elsa dhe fëmijët!
Ndaj e afrove to….ik ore mbushu.
A ke respekt te madh ti per figurat ikona te PS,prandaj i ke flakur me mosperfilljen me te madhe. Ku eshte Namiku,Arta,Arben Malaj qe e ke zevendesuar me hajdutin Bode,ku eshte prof Serveti dhe Rexhep Mejdani,Agron Tato,Valentina Leskaj e Ndricim Hysa,Elmaz Sherifi e Sherif Bundo,Ndre Legisi e Taulant Dedja,Etem Ruka e Shaqir Vukaj, dhe shume te tjere ,profesore e intelektuale te nderuar qe i ke zevendesuar me idiote beniamine qe te bejne amin per cdo gje qe nxjerr nga bytha.
E kam njohur. Ashtu ka qene. Njeri i mire, paqsor e babaxhan.
Turp. Genjen kur thua takoheshe. Ai u la pa pune dhe as e afrove. Njerzit qeshin me mashtrimet e tua.