ZYRTARE: Skënder Gega trajneri i ri i Kukësit

30 Korrik 2020, 19:07Sport TEMA

Klubi i Kukësit nuk ka vonuar që të bëjë zyrtar ndryshimin në paninën e skuadrës. Pak orë pasi njoftoi mbylljen e marrëveshjes me Orges Shehin, klubi ka zyrtarizuar Skënder Gegën si emrin e ri të pankinës, duke i besuar atij drejtimin e skuadrës, me tentativën e tretë mes palëve për të arritur një akord mes tyre.

Trajneri u largua nga Partizani pas vitit të vetëm në drejtimin e të kuqve, ku arriti t’i shpallte kampionë në Superiore. Ai tentoi në dy raste të nënshkruante në Lindjen e Mesme, por për arsye të ndryshme nuk arriti të gjente akordin me klubet në fjalë.

Para se Kukësi të emëronte Orges Shehin pas largimit të Shpëtim Duros, kishte bisedime dhe një akord thuajse të firmosur mes palëve por më pas Gjici zgjodhi ish-portierin për pankinën e skuadrës së tij. Nesër do të bëhet prezantimi i Gegës si dhe do të jepen detajet mbi marrëveshjen e cila siç ndodh rëndom në klubin verilindor ka si kusht për trajnerin fitoren e titullit kampion.

NJOFTIMI I KUKËSIT

ZYRTARE!

Klubi i Kukësit njofton se trajneri i ri i skuadrës, do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur ditën e sotme akordin.

Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin “Air Albania”, në orën 11:00.

Klubi i uron mirëseardhjen trajnerit Gega dhe suksese me ekipin tonë! 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje