Firmos Gianni De Biasi, zbulohen detajet e kontratës

30 Korrik 2020, 16:23Sport TEMA

Gianni De Biasi rikthehet në pankinën. Trajneri italian, i suksesshëm në krye të Shqipërisë që e ccoi në EURO 2016, kishte drejtuar nga atëherë Deportivo Alaves në Spanjë dhe më pas më së shumti është angazhuar në media si analist.

Tani është koha që të veshë sërish tutat e trajnerit, pasi ka pranuar ofertën e Azerbajxhanit dhe ka nënshkruar.

Italiani e ka njoftuar diccka të tillë përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

“Sot kam nënshkruar kontratën që më lidh me Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit deri në nëntor të vitit 2021.

Dëshira është shumë e madhe për të nisur një sfidë të re”, shkruan De Biasi, i cili është shumë i dashur edhe në vendin tonë.

4 komente në “Firmos Gianni De Biasi, zbulohen detajet e kontratës”

  1. ? says:

    Do ta kerkoje edhe nenshtetsine e Azerbaixhanit Gani Abazi??? Ceshtje taksash besoj….

  2. Kozmo says:

    Azerbaxhianin, Ganiu do ta nxjerri kampion Bote. ??????

  3. 01 vlora says:

    Suksese o trainer dhe njëri i shkëlqyer.

  4. asd says:

    Dakort, por Duke (pazari) si ky yni, sdo gjesh gjekundi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje