E bujshme, Skënder Gega trajner i Kukësit, gati zyrtarizimi

29 Korrik 2020, 21:11Sport TEMA

Këtë herë duhet të jetë e treta e vërteta. Skënder Gega, i cili riktheu pas 26 vitesh titullin kampion te Partizani, sezonin e ardhshëm do të drejtojë Kukësin.

Burime pranë SuperSportit kanë mësuar se presidenti Safet Gjici dhe tekniku 56-vjeçar janë në bisedime prej disa ditësh e palët këtë herë duket se nuk do të bëjnë prapaktheu në momentin e fundit, siç ka ndodhur të paktën në dy raste. Kuptohet që Orges Shehi, i cili nuk i arriti objektivat që kishte kur u emërua trajner i verilindorëve do të hapë krahun.

Në fakt, pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes pasi janë përcaktuar të gjitha detajet për të cilat palët janë në dakordësi të plotë. Gega mësohet se do të marrë menjëherë frenat e Kukësit, për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, ku impenjimi i parë do të jetë në Europa League.

Një lajm i mirë për tifozët kuksianë, por i hidhur për mbështetësit e kuq, të cilët prej më shumë se një vitit u kanë kërkuar drejtuesve nëpërmjet qëndrimeve të tyre në rrjetet sociale që të rikthejnë Skënder Gegën në stol, të cilit i atribuojnë suksesin e arriti një vit më parë.

3 komente në “E bujshme, Skënder Gega trajner i Kukësit, gati zyrtarizimi”

  1. tropoja says:

    suksese Geges dhe klubit kukesit krenaria verilindore dhe jo vetem

  2. Mandravellua says:

    Po Gega er vlla, nuk eshte Guardiola, as Kloppi …Ku eshte e bujshmja ketu !!!!

  3. tifozi says:

    O Mero, ci ke keta gazetare qe bejne te bujshme edhe te pabeshmen. E bujshme do ishte sikur Skender Gega te shkonte trajner i Liverpulit ose Pep Guardiola te shkonte trajneri i Kukesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje