Skënder Gega afrohet gjithnjë e më shumë me klubin e Kukësit.
Një tjetër indicie për akordin me ish-trajnerin e Partizanit vjen nga vetë klubi verilindor që me një njoftim në faqen zyrtare ka bërë publike ndërprerjen e bashkëpunimit me Orges Shehin i cili është larguar zyrtarisht nga stoli i Kukësit vetëm pak orë pas mbylljes së kampionatit me Kukësin që falë suksesit me shifrat 5-2 në fushën e Luftëtarit ruajti vendin e 2-të.
Njoftimi i Kukësit:
Klubi i Kukësit njofton se Orges Shehi nuk është më trajner i skuadrës sonë. Pas përfundimit të sezonit, presidenti dhe trajneri kanë rënë dakord për të mos vazhduar më aventurën së bashku. Megjithëse një trajner i ri në eksperiencë, presidenti i besoi trajnerit Shehi një nga ekipet më të mira që Kukësi ka pasur.
Klubi i Kukësit e falënderon trajnerin Shehi për kontributin e dhënë në këtë periudhë të vështirë për futbollin shqiptar dhe jo vetëm dhe i uron suksese në të ardhmen.