FOTOT: Ky çift të moshuarish është bërë ikonë mode me... rrobat e harruara në lavanderi

31 Korrik 2020, 09:21Lifestyle TEMA
FOTOT: Ky çift të moshuarish është bërë

Çfarë ndodh me rrobat që njerëzit harrojnë në lavanderi?

Epo, në lavanderinë ‘Wansho’ në Tajvan, rrobat e harruara i kanë kthyer pronarët në ikona të modës.

Nipi i çiftit Reef Chang kishte një ide për të hapur një llogari në Instagram për gjyshërit e tij.

Biznesi jo vetëm që filloi të ngadalësohej për shkak të pandemisë aktuale, por gjyshërit e tij gjithashtu nuk mund të dilnin jashtë. Ai donte të bënte diçka për t’i zbavitur dhe për t’i ndihmuar të kalonin mërzitjen.

Kështu që, ai u bë stilist dhe fotograf i tyre mbasi vendosi që ato të dy të pozojnë me rrobat që të tjerët i kishin harruar në lavanderi, fotografi që shumë shpejt u bënë virale në gjithë botën.

Chang Wan-ji, 83 vjeç dhe Hsu Sho-er, 84 vjeç pozuan në vendin ku filluan gjithçka, lavanderia e tyre.
Sfondet janë makina larëse, rroba të pastra, mure dhe dritare të biznesit të tyre të vogël.

Ata pozojnë me rroba shumëngjyrësh dhe shpeshherë i kombinojnë me njëri-tjetrin dhe zemra e shpirti i secilës fotografi janë buzëqeshjet e tyre.

Nipi i tyre thotë se ai ishte shumë i befasuar me reagimet e njerëzve.

“Nuk e kisha idenë që shumë të huaj do të interesoheshin për gjyshërit e mi,” tha ai.

Tashmë çifti kanë filluar të kërkohen nga shtëpitë e modës dhe nuk është çudi nëse shumë shpejt i shohim në pasarela të mëdha.

Kjo është thjesht një tjetër provë që tregon ndikimin e modës në jetën tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje