Dënojeni me votë, jo me mallkime

2 Gusht 2020, 14:51Blog TEMA

Nga Ardi Stefa*

Përpara 3000 vjetësh kryetrimi i grekëve, Akili, vrau në duel kryeheroin e trojanëve, Hektorin. Madje e dhunoi dhe përçudnoi kufomën.

Kur Priami, mbreti i trojanëve i kërkoi kufomën e të birit, duke iu lutur, duke i puthur dorën vrasësit të të birit dhe duke i deklaruar Akilit me dinjitet, se ai ishte ende armik i tij, ky i fundit ia ktheu kufomën dhe i dha edhe 12 ditë armëpushim që të kryente ritet mortore, të denja për një bir.

Në Kanunin tonë, si të Lekë Dukagjinit ashtu edhe në atë të Labërisë, vrasësi shkon në shtëpinë e të vrarit për hasmëri; merr pjesë në varrim, në drekën mortore, madje është edhe i paprekshëm. Dhe familja e viktimës i jep besën hasmit, duke i dhënë deri 30 ditë afat që të përmbyllë punët pezull.

Pas kësaj dite janë përsëri armiq!

Dje ishte një ditë shumë e neveritshme!

Ndaj nuk doja të prononcohesha!

Ngushëllime e servilizma politike të paskajshme.

Mallkime dhe anatemime në një ditë vdekjeje!

Të vdekjes, që shqiptarët e vjetër, jo të sotmit, e kanë respektuar, ndoshta edhe më shumë se jetën.

Në ditën e vdekjes edhe hasmi të respekton dhimbjen, në qoftë se ke, natyrën njerëzore, në qoftë se e ke.

Në rast se nuk ke asgjë, respekton Vdekjen!

Në fakt mallkimet shkonin për birin dhe jo për nënën!

Por edhe kjo nuk është normale!

Biri i së ndjerës meriton shumë, shumë kritika, ndoshta dhe urrejtje!

Ka 7 vjet në qeveri dhe 25 vjet në politikë që po ua nxin jetën shqiptarëve.

Është përgjegjës për varfërinë, mungesën e perspektivës, të ardhmen e vrarë, gjuhën e sjelljen arrogante, përçarjen, krimin e korrupsionin, shkeljet flagrante të ligjeve e demokracisë, etj, etj…

Por a jemi të zotë ta ndëshkojmë me votë?

Jemi të zotë ta heqim zvarrë kur shkel ligjet dhe kushtetutën?

Jemi të zotë ta ndëshkojmë me ligj për të gjitha fajet e tij?

Nëse po, hajde ta bëjmë!

Nëse jo, kjo tregon pafuqinë tonë dhe të vazhdojmë me mallkimet që nuk zënë vend për të kënaqur Egon dhe për t’u treguar anti…

A janë kryer krime në komunizëm? Po! Padyshim! Krime monstruoze, të paimagjinueshme!

Por kjo nuk i justifikon mallkimet tona!

E kishim në dorë 30 vjet që t’i dënonim krimet e komunizmit dhe përgjegjësit dhe jo ti riciklonim në nivelet më të larta të pushtetit.

Nuk e bëmë!

Dhe tani, të paaftë, masturbohemi me mallkimet!

Për mua nuk ka rëndësi se kush vdiq. Vdiq një njeri!

Nëse e ndjera, bashkëshorti i saj, bijtë e saj janë përgjegjës për krimet e komunizmit, vërtetojini, demaskojini dhe çojini përpara ligjit!

Dënojini edhe pas vdekjes! Dënojini moralisht!

Dhe të gjallët dënojini ligjërisht.

Po nuk e bëmë, përsëri do mallkojmë pas ca kohësh se pse nuk e hoqi këmbën zvarrë e ndjera e ta merrte me vete.

Thua se aty qëndron fatkeqësia jonë dhe jo te personi apo përgjegjësia që kemi ne vetë.

Mallkimet në ditën e vdekjes janë të rënda!

Sikundër edhe ngushëllimet dhe servilizmat partiake e lëpirëse, janë njëlloj të rënda e shprehje nënshtrimi e mungese personaliteti.

Të gëzohesh e të urosh vdekjen është shfaqje primitiviteti dhe nuk ju bën më të fortë!

Të vdekurit nuk vdesin për herë të dytë e as të vdekurit padrejtësisht nuk ngjallen më.

As nënat nuk i shohin më bijtë e tyre, e as bijtë nuk i shohin më prindërit e tyre!

Nëse më thoni që shpresoj më kot që vdekja ta shndërrojë monstrën në njeri e të ndryshojë, ju them se e di që është mision i pamundur, sepse e di që ai që nuk ndjen dhimbje kombëtare, nuk ndjen as dhimbje personale.

Por vdekjen e respektoj.

P.S: Këto radhë i shkruaj unë që jam kundërshtar i betuar i tij, kundërshtar i deklaruar publikisht i tij, shumë herë më shumë kundërshtar i tij politik se ju, por që mundohem t’i respektoj dhimbjen që ka, në rast se ka.

Dhe që kundërshtinë time nuk e shoh si shfaqje mallkimesh.

Dhe nuk e kam ngushëlluar, jo nga inati apo bindja politike…

* Autori është gazetar e shkrimtar. Ka qenë një nga drejtuesit e Lëvizjes së Dhjetorit në vitin 1990

10 komente në “Dënojeni me votë, jo me mallkime”

  1. kris says:

    Filozof katundi, solle shembuj epike zemergjeresie nga Iliada e Homerit por nuk shpjegove pse nuk e ngushellove Edi Ramen per humbjen kur dhe Akili ngushelloi Priamin per Hektorin. Vazdhdon prodhimi me sukses i idioteve “inteligjente”

  2. Pyka says:

    Shkrim i dobët!!!! Përdorimi i fjalës shqipe dhe mënyra e të menduarit…në këtë artikull…shumë e dobët….

  3. Kaçi says:

    Ti zoti gazetar, nëpërmjet këtij artikulli, po bën një fushatë të kamufluar elektorale duke vjell vrer indirekt kundër Kryeministrit dhe duke përdorur fatkeqsinë e humbjes së nënës së tij, për të kryer detyrën tënde si gazetar i varur kokë e këmbë nga partía e rrugës ku i ke pasur shërbyer dhe po i shërben për një kockë.
    Lëre propagandën djallëzore, dhe fillo atë ëngjëllore, dmth. të jesh i pamvarur.

  4. Alfred Golloshi says:

    Respekte per artikullin qe ne thelb do te respektojme njeriun dhe personin kur vdes. Habi per mua si akoma shkruajne qe Akili “kryetrimi grek” !!! Doreshkrimet antike, me Homerine tek Iliada e pershkruajne tersisht si lufte mes fiseve dhe racave pellazge-iliro-trako-dardane apo mikene qe te gjithe kane nje gjuhe por me djalekte te tyre qe merreshin vesh mes tyre. Nuk ka baze historike qe Akili ishte grek jo keto jane trillime te mevonshme propagande dhe politike sidomos te 200 vjecarit te fundit. Vleresoj ate qe shkruan Ardi per vleresim dhe zakone te te pareve per nderimin e te vdekurve por ato deshmojne per zakone dhe tradita pellazgjike…Lexo Herdotin dhe autoret e tjere antike dhe te mos jetojme me perrallat greke per antikitetin… grek apo helenet ishin vetem dy fise jo kaq te rendesishem sa c’na i kane neve sot me dannas dhe dorianet dhe kaq.

  5. Naja says:

    Po cffare ne meson ti qe e njihke mire zakonin qe te urrejmedike qe eshte duke bere detyren dhe mund te beje gabime? Ku ishe ti zoteri kur ne bulevard vriteshin njerez dhe njerez te pa fajshem???
    Lerini mallkimet urrejtjet e anatemimet ti dhe shoket e tu intelektualet qe kushedi ku vegjeton. Edi Rama ishte nga ata intelektualet e pare te levizjes se dhjetorit 1990 por eshte ketu e po i sherben vendit, mire a keq ate e gjykon populli me vote. Dhe urrejtja jote nuk na hyn ne xhep as kujt prej nesh as ne demokrateve e as socialisteve.

  6. lavdoshi says:

    Ti ore Stefa me siguri qe ditekerke kaqe shume per trevt si per veriun edhe per laberine duhet te jesh çam ,por siç ka qene dikur nje here ne nje kohe nje shprehje e kahereshme ,çam pa din e imam!Edi Rama nuk mund te paguaj sot qe drejton gabimet,vjedhjet,vrasjet e mos zhvilliumin e vendit nga qeverite e Berishizmit e te Berisheve ne radhe!Ndaj inatin qe ke per te shprehe ne menyre tjeter e jo ne kete analize!
    Se dyti nuk eshte fajtor Edi Rama qe Shqipetari harron shume shpejt e ndaj edhe eshte harbut jo me te qenurin shqipetar por me nivelin shoqeror qe eshte per te ardhur keqe kjo e pasqyruar me se miiri edhe tek ky pamflet i yti ku per te qene ndoshta i kohes kerkon te na tregosh se paskerka ardhur koha per ju hajvanet e ketij vendi se Edi Rama e pskerka mbushut kupen dhe aresueja qenkerka se ai po i rikthen sigurine qytetarit,shqiperise po i kthen bukurinee mekembur nga ata qe drejtonin qeverine diten e naten shurronin poshte lanes sepse u rikujtonte pyllin nga kishin zbritur!Ty te qenkerkan erresuar syte se ai me diplomacine qe ka bere deri me sot tregon se eshte kryeministri me i mire i ketij vendi qysh prej lindjes se ketij shteti e per ju qe nuk keni as me elementaren e civilizimit qytetar por mbeteni fshatare te pagedhendur ne mendje qenkerka mbushur kupa per ta rezuar!Idiotesia ka mbizoteruar ketp 30 vite eshte veshtire qe ne nje vend idotesh tia veshe ne pah nje individi si puna jote qe edhe pse mund te keshe mbaruar shkolle te larte le shume per te deshiruar ,ku me nje argumen fshataresk pa aresye del me konkluzion se Edi Rama e paskerka mbushur kupen ma arresyen se nuk le ju fshataret e pagedhendur qe te vazhdoni te shuroni poshte lanes si e drejte e patjetersueshme qe iua dha shkerdhatokracia Berishjane e qe per Ju perbeka shkelje te te drejtave te njeriut!Edi Ramen e do çdo qytetar i ndershem,me vizion e i civilizuar e kunder tije jane mosntra fshataresh qe duan kapitalizem feudal ku fshatari duhet te drejtoje vendin,politiken ,qytetarine e recetat qe leshon ai neper faqet e gazetave duhet te merren si kurra e jo si idotesira!
    Edi Rames t hani mune nga e djela ne te shtune ju intelektuhale qe nuk shkoni dot pertej pragut tuaj e qe per interesa te ngushta pere jo vrisni e mohoni edhe familjet tuaja!
    Edi Rama duhet e do te lere mandatin vetem atere kur te perfundoje misionin per te cilin ka hyre ne politike per te bere Shqiperine vend me prestigj edhe pse ju se bashku me prijesin tuaj e bete kuplara!Me thuaj or mendje shkurter kush nga personalitetet politike e ka luajtur rolin e tij si Edi Rama deri me sot ku te gjithe portat e kancelerive te botes jo vetem qe i ka te hapura por pritet edhe si i shtepise pavaresisht se vjen nga nje fshat qe ka sot 2800000 kryetar koperativash ku akoma s’ndajne dot pronen brenda failjes se tyre pa arme!
    Ndaj a te q…va udhet i tha ai i tregimit po ajo kurva tjeter nuk ka faj !

    1. Realsti says:

      Lovdosh, pi ilaçet se jetoke ne stratosfere. Zbrit… zbrit ne toke. Ne NATO, na futi Rama, Vizat i liberalizoi RAma.Sa per koperativat bujqesore ke te drejte se jane Trashigimi e Spiro Kolekeve.

  7. Shenjestra says:

    Nuk me pelqen fare ky shkrim.Eshte nje shkrim i helmatisur.Eshte nje kamuflazh.Eshte kundra Rames.Megjitheate populli i kupton keto lloj sarkazmash dhe kur vjen puna i jep festen sipas kokes.Sjellja e Rames ne krahasim me ato te opozites jasht parlamentin jane si dita me naten.Rama eshte me i sjellshem me i matur ne te folur.Ju qe e kini inat thoni ç’te doni,ai do fitoi.

  8. Rita says:

    I nderuar njeri !!Po them njeri ,se jemi njerez ,bijte e x prinderve ,motra ,apo vellezer ,prinder te femijeve tane ,nuse apo dhender te dikujt ,gjysh apo gjyshe ,etj ,etj .Demagoget me shume se kurre ngrene koke atehere kur Kane humbur te gjitha ,bile ,bile edhe te gjykuarit edhe aresyen !!!! Une nuk dua tja di kujt partie i perket personi qe Ka humbur nenen !!! Po ne ligjet e jetes njerezimi (them njerezimi se kafshet nuk kane goje ,por edhe ato ne te tilla raste kane formen e tyre te reagimit ) …….Ne dite vdekje ka vetem heshtje e dhimbje !!!!! E lexova shkrimin tuaj !!!!!! Po shqiptaret per fatin e keq e kane humbur njerzillekun !!!!Morali shqiptarit eshte politika e pa moralshme ,pislleku ,madj,madje vajzes se vet ,apo djalit te vet tju etiketoje si dashnore ,opo dashnore babane ose mamane !!!!!???!!!Sa per te terhequr zvarre i nderuar zoteri duhet te filloje nga ju ,e te gjithe llumi qe Ka qeverisur ate vend per 30 vite !!!???Gabimet filluan nga i madhi tek me i vogli !!!Thoshin prinderit tane kur gabon femija e rregullon prindi ,por kur gabon prindi e morì lumi ate shtepi !!!Te pasurit neper bote u eshte dashur nga 100 vjet te vene pasuri ,politikanet shqiptare me 30 vjet ja u Kane kaluar sheikeve me te medhenj ne bote !!!! Te pasurohesh me djersen e popullit tend ,me sakrificen e tij per tu ushqyer ,per te jetuar normale ,je krimineli i atij vendi e duhet te ndeshkohet si krimel ,ka thene Papà Francesco !!!

  9. ZIGUR QARRI says:

    Paska qene nje nga 300 “petritat” azemhajdarista.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje