Ja çfarë ndodhi gjatë muajit korrik me Covid -19 në Shqipëri

2 Gusht 2020, 11:49Blog TEMA

Nga Ilir Beqaj

Në muajin korrik ka patur një përhapje komunitare të sëmundjes Covid 19 në vendin tonë. Wshtw krijuar perceptimi se duket sikur sëmundja na ka vënë përpara.

Por analiza e ecurisë së të dhënave zyrtare të javëve të fundit tregojnë për një ritëm të kontrolluar të përhapjes së sëmundjes. Pa dyshim që ky nuk është lajm i mirë, por sidoqoftë situata nuk rezulton të jetë aq e pakontrullueshme siç perceptohet nga persona të ndryshëm përfshirë këtu edhe profesionistë të kujdesit shëndetësor.

Në 5 javët e fundit, pesha specifike e rasteve sipas grupmoshave është përgjithësisht në të njëjtat nivele. Mund të thuhet kështu se sëmundja po përhapet uniformisht sipas grupmoshave.

Edhe ritmi i rritjes javore të rasteve të reja, qoftë në total, qoftë sipas grupmoshave, është  përgjithësisht i njëjtë përgjatë 5 javëve të analizuara.

Qarqet më të prekura janë Tiranë, Shkodër e Durrës.

Për të zbuluar këto raste pozitive janë kryer teste si më poshtë:

Raporti i rasteve të zbuluara me testet e kryera ka prirje konstante rritëse gjatë muajit korrik. Kjo tregon se ka rënie të nivelit të gjurmimit&hetimit.

Krahas rritjes të rasteve të reja ka edhe rritje të personave të negativizuar.

Por raporti negativizuar vs. raste të konfirmuara është në rënie.

Dhe fatalitetet janë në rritje, madje me një prirje rritjeje të lehtë javë pas jave.

Grupmoshat e mëdha zënë peshën më të madhe specifike midis fataliteteve.

Edhe kundrejt popullsisë grupmoshat e mëdha kanë më shumë fatalitete.

Edhe tek raporti fatalitete kundrejt raste të zbuluara, grupmoshat e mëdha janë më të prekuara.

Në tre javët e fundit ka një numur pak a shumë të njëjtë të personave që kanë patur nevojë për kujdes spitalor përfshirë kujdes intensive.

Edhe numri i ratseve të reja në 15 ditë së bashku kundrejt 100 mijë banorë është në rritje të qëndrueshme. Theksophet se ky është treguesi që përpdret nga Bashkimi Europian për të vendosur për loejimin e udhëtimit në territorin e BE për qytetarët jashtë BE.

3 komente në “Ja çfarë ndodhi gjatë muajit korrik me Covid -19 në Shqipëri”

  1. POLITIKË E NDYRË, QË DO TI LERË EDHE 8-vjet ATY KU JANË.?? says:

    KOKA BËN , KOKA PËSON !
    Injorancën tonë, do ta paguajm.
    Do të paguajm edhe ligësinë e politikës, që në këto momente përpiqet të përfitojë.
    Me sukses kanë ecur ato vende ku opozita politike ëdhtë bërë një zë me forcën në pushtet.
    Atje ku pushtët politik(ku edhe pushtët profesionist), u janë kundërvenë masave dhe politikave qeveritare dhe të këshillave të ekspertëve të fushës, ndodh si tek ne .
    Maskat i vë Edi, si mbajmë.
    Po të vijë LUL GJUMASHI, do ti mbajmë .
    Pika opozitës që kemi dhe më zi se kaq na i bëfshin .

  2. Roland says:

    Fara me e qire e albanistanit ..nje hajdut si like kurva …nje gruaqir me teper …

  3. Epirioti II says:

    Zoti ish-Minister i Shendetesise, ka nxjerr nje carcaf me statistika pa vlere. Ne fazen e heqjes se kufizimeve vetem 3 statistika kane vlere:

    – Grafiku i personave qe kerkojne hospitalizim. Eshte ky grafik renes apo rrites dhe me cfare rritmi i ndryshimi (linear / me shume se linear)
    KJO TREGON SHKALLEN REALE TE INFEKTIMIT, qe ne kete moment eshte rreth 500 veta ne dite.

    – Grafiku i personave qe kalojnë në terapi intensive. Dy raportet (nr terapi intensive/nr te hospitalizuar) dhe (nr te vdekurve/ne terapi intensive), tregojne cilesine e sherbimit spitalor. Keto dy raporte ishin nga me te mirat ne Europe ne kohen e karantines. Jane ato ne perkeqesim apo jo.

    – Norma e pozitivitetit javor = Teste pozitive/teste totale. Kjo norme perpara heqjes se kufizimeve arriti te ulej derin ne 5%. Po kaloj mbi 10% tregon qe nuk po testohet sa duhet ose siç duhet. Javen e fundit kjo norme arriti ne 20% dhe nuk po zvogelohet, qe eshte prova qe tregon qe duhen 2 fishuar testet ditore per ca jave.

    E vetmja gje qe jam dakort me ish-Ministrin eshte qe situata eshte stabel dhe me shance per permiresim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje