Më mirë shkarkimin, se ndryshimet kushtetuese për Ilir Metën

30 Korrik 2020, 15:17Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese dje në Parlament nga shumica e deputetëve majtas dhe djathtas, treguan se “shkarkimi do të ishte lule për Ilir Metën”. Kreu i shtetit nuk i donte ndryshimet aq të nevojshme kushtetuese, madje 1 orë përpara miratimit të tyre, ai ka postuar një video nga 2 Marsi, duke nënkuptuar ndoshta ndonjë reagim nga ana e tij.

Përfundimisht partia e tij dhe partia e Doktorrit, me ndryshimet kushtetuese , dhe listat e hapura, mbeten si “peshku në zall”, pasi do ti duhet të përballen me votën e lirë të shqiptarëve, pa lojëra, pa shenjtanllëqe, por me drejtësi. ndryshimet e reja kushtetuese, sjellin hapjen e listave dhe një formulë të re unike për koalicionet, ç’ka do të thotë se, në rast se PD-LSI (Meta +Doktori) do të jenë në koalicion bashkë, u duhet të dalin me një listë të përbashkët emërore. Ja sheshi, ja mejdani.

Zgjedhjet e 2021, do të hedhin në tapet, emrat e të majtës dhe të djathtës, emrat e atyre që qeverisën dikur duke mashtruar dhe trefishuar rezultatin me komisionerët e paguar, dhe emrat e atyre që kanë qeverisur dy mandate të suksesshme, duke u pergatitur për mandatin e tretë, me projekte dhe ambicje madhore.

Shkarkimi do të ishte “lule” për Ilir Metën, i cili po i përjeton me dhimbje miratimin e ndryshimeve kushtetuese, pasi një ditë të bukur, do ti duhet të shpenzojë shumë “energji” për të ringritur LSI-në e tij. Zgjedhjet e 2021, do të jenë shembulli më i mirë i zhvillimit të një procesi të drejtë dhe të lirë elektoral, do të jenë simbolika e ndryshimeve të pritshme nga çdo shqiptar, që lidhet me votën ndaj të ardhmes.

Parlamenti i Shqipërisë, është i pavarur, i pandikueshëm nga asnjë parti politike, apo segment tjetër politikës rajonale dhe europiane, ç’ka do të thotë se ndryshimet e sistemit zgjedhor janë atribut vetëm i ligjvënësve shqiptarë. Ndryshimet kushtetuese, kanë prishur planet e Ilir Metës dhe aleatëve të tij për të vazhduar serialin me koalicione fictive parazgjedhore, apo me dyfishim e trefishim rezultati nga komisionerët e paguar.

Iku koha kur , PD dhe LSI, mbanin peng zgjedhjet, iku koha kur PD dhe LSI mbanin peng rezultatin e zgjedhjeve, apo kur ndikonin në formimin e qeverisjes pas tyre. Ilir Meta dhe Lulzim Basha, tanimë kanë vetëm një rrugë, firmosjen e një aleance të re “mirëbesimi” parazgjedhore, e cila do tu sigurojë atyre e pakta 30 deputetë në shkallë vendi, me një rezultat të pranueshëm dhe të pakontestueshëm. Koha

kur i kërkohej dhe i imponohej Parlamentit “mosvotimi dhe mosndryshimi” ka perënduar zoti Meta. Në rast se ligjëvënësit nuk të shkarkuan, por thjesht të dhanë një “mesazh mirëkuptimi”, nuk do të thotë që ti zoti Meta, tu kujtosh atyre 2 Marsin, “puthjen e flamurit” apo përshëndetjen e ardhur nga Christiani. Ndryshimet kushtetuese, ishin dhe do të mbeten premtimi i mbajtur i Edi Ramës ndaj hilesë 30 vjeçare që u është bërë shqiptarëve nga partitë parazite politike, ndaj atyre që koalicionet parazgjedhore i kishin kthyer në pazare pushteti, duke harruar se në Parlament kishin ardhur nga vota e popullit. Me pak dhimbje zoti Meta, por pranoje se tani e tutje, duhet të gjesh “treg” të ri për LSI, ose fundja formo një parti të re, me emër tjetër.

6 komente në “Më mirë shkarkimin, se ndryshimet kushtetuese për Ilir Metën”

  1. o tourk'alvanos eshte i pabese! says:

    turku Metin tregoi fytyren ose pafytyresine e nje te pabesi myslimon ne shqiperi.
    turku Metin tregoi akrepin me bretkosen ku pasi hodhi lumin[i shpetoi shkarkimit ] i futi thumbin me helm………..
    tashme turku Metin kakaris si i do bitha…………..

    1. Janulles me hu bithes says:

      Kujdes ore gaxhgaun , ore hajdut portokalesh , ore pilurak mos e sha shume Metin se do te lere Janulla pa buke , i pabesi myslimon Meti eshte miku i ngushte i Janulles dhe i sherbimeve sekrete greke , prandaj dhe Meti , sic e thua ti lamash iu dha nga parlamenti grek medalje e nderi dhe e rendesishme
      E imagjinon Parlamenti Helen ti japi nje shqiptari medalje nderi ???? Se jemi dhe ne gjendje lufte , po ku ti dish ti keto , ti je skuth , je krimb , je zvaranik i peshtire
      E bene dhe kete koraket nelene i dhane medalje dhe nje shqiptari , dhe kujt ?? Metit …….pse valle ?? Sepse financohet nga klane grekoserbe ne USA…hapi syte e veshet moracak ……….be dhe ndonje punetjeter vec lepirjes se sumes se Janulles …….ngrie koken dhe mer nje fryme ……

  2. Prind says:

    Duke e lene president, i ka dhene mundesine qe ta degradoje deri ne fund figuren e Ilir Metes!
    Sa per ndryshimet e sotme kushtetuese,duket se kjo eshte puna me e mire qe mund te kete bere Edi Rama ne keto 7 vjet. Leri ato prezantimet projekteve ne 4-D , se jane 0 me xhufke para kesaj te sotmes.
    Uroj qe skena e politikes shqiptare te pastohet sa me shpejt, nga keta kerma te cilet kane 30 vjet qe mbajne peng zhvillimin e vendit.

  3. Kapiteni i Vlores says:

    Qofte e mbare kjo dite. Poshte armiqte e ketij populli qe e kane tallur, vjedhur e vrare me keq se Enver Hoxha. Drejtesia po vjen edhe per ta

  4. Robi i Zotit says:

    Shume mllef kunder besimeve fetare lejoni ne faqen e medias tuaj.
    Mos harroni qe lejimi i komenteve me permbajtje raciste, agresive ndaj besimeve fetare dhe jetes se personave te tjere nuk lejohen ne asnje platforme sociale dhe mediatike.
    Nese i lejoni eshte shume keq dhe nese nuk e ndieni si detyrim professional te pakten ne planin human dhe duhet te jeni me te kujdesshem. Liria e shprehjes nuk do te thote qe te lejoni llumaxhinjte dhe batakçinjte te njollosin hapesiren tuaj virtuale.
    Ndryshe nese nuk ju frikeson asgje ne toke, kini frike Ate qe ndodhet ne qiell.

  5. Huligani says:

    E vetmja gje qe i ben derman ketij ,eshte psiqiatria e mbyllur.
    Bisha e plagosur ,eshte me e rrezikeshme.
    Ka ndonje shqiptar qe nuk ka robleme psiqike,qe beson ne dokrat e ketije
    firauni politiko-ordiner?
    Mereni kete klase te krimbur poltike dhe futeni Brenda.
    Jepjani Shqiperine Shqipetareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje