"Të preferuar për studentët dhe të dobishëm për shoqërinë"

28 Korrik 2020, 20:46Blog TEMA

Vizioni i Prof. Fatbardh Sallaku si kandidat për rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) është ta bëjmë UBT-në “të preferuar për student dhe të dobishëm për shoqërinë”. Platforma e prezantuar para stafit akademik dhe studentëve është hartuar si udhëzues duke e përfytëruar rrugëtimin drejt destinacionit nga një stacion në tjetrin, hap pas hapi. Pesë fajalë janë përcaktuar si parime për drejtimin e UBT në katër vitet e ardhëshme: ligjëshmëri, pjesëmarrje, bashkëpunim, transparence dhe llogaridhënie.

Prof. Sallaku ka marrë përsipër të drejtojë UBT duke patur për bazë platformën ku janë përcaktuar qartë tre prioritete dhe politikat mbështetëse për edukimin e studentëve, kërkimin shkencor dhe mbështetjen e njësive kryesore ose fakulteteve. Në fillim, Z. Fatbardh Sallaku evidenton si pikën më të fortë stafin akademik dhe nivelin e lartë të ekspertizës në fusha me interes të veçantë për publikun siç është siguria ushqimore, cilësia e mjedisit,agrobiznesi, burimet natyrore etj.

Natyrshëm, prioritet kryesor është mbështetja për zhvillimin e burimeve njerzore dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale. Asistentët e rinj, lektorët, profesorët e asociuar dhe profesorët do të mbështeten në mënyrë të diferencuar e në funksion të nevojave dhe zhvillimit të karrjerës akademike. Ekipi i ri drejtues i UBT në rast se do të votohet nga stafi akademik dhe studentët do të fokusohet në prioritetin e dytë atë të rritjes së buxhetit nëpërmjet rritjes së efikasitetit dhe zgjerimit të burimeve alternative të financimit.

Partneriteti zyrtar i UBT me Ministrinë e Bujqësisë dhe ministrinë e Mjedisit është një alternative për ta bërë universitetin të pranishëm në programet zhvëllimore qeveritare. UBT ofron kundrejt mbështetjes financiare ekspertizën më të mirë duke ju dhënë përgjigje problematikave me interes të gjerë publik të cituara më sipër. Ngritja e këshillit të donatorëve me pjesmarrjen e donatorëve dhe organizatave publike dhe private nga vëndi dhe të huaja është një mënyrë tjetër për të zgjeruar marrdhëniet, fushën e ekspertizës dhe mundësitë për zhvillimin e universitetit. Krijimi i zyrës së projekteve është dizenjuar në funksion të krijimit të kapaciteteve si bazë nga ku do të zhvillohet një qasje “agresive” për përfitimin e projekteve në përfitim të studentëve dhe stafit akademik. Prioritet i tretë është zhvillimi i kapaciteteve institucionale për marrdhëniet e UBT me organizatat e tjera dhe publikun.

UBT synon të krijojë partneritet me institucionet, organizatat dhe agjencitë publike dhe private brënda dhe jashtë vëndit në përfitim të studentëve dhe stafit akademik. Portali “Green Ëorld” do të jetë media e re elektronike e UBT nga ku publiku dhe grupet e interestit do të informohen çdo ditë. Në kët mënyrë UBT synon të dal në sytë e publikut nëpërmjet mendimit shkencor dhe opinioneve të ekspertëve për çështje të lidhura direkt me shqetësimet e prodhuesëve, biznesit, konsumatorëve etj. UBT do të ofrojë informacion falas për mbrojtjen e bimëve, për veterinarinë, teknologjitë e prodhimit dhe marketingun, mjedisin dhe shëdetin publik. Ofertat e laboratorëve dhe ekspertiza e stafit akademik do të bëhen të njohura për fermerët, agrobiznesin dhe konsumatorët.

Politikat mbështetëse janë fokusuar tek edukimi i studentëve, mbështetja për formimin e tyre profesional, zgjerimit të mundësive për studime në universitetet e vëndeve të BE e deri tek mbështetja për aktivitetet kulturore dhe sportive brënda kampusit.

Platforma ofron një qasje novative për kthimin e fermës së UBT në një shoqëri aksionere e cila do të funksionojë si një “pol agroturistik”, në dobi të studentëve dhe nga ana tjetër si një inkubator ose model për zhvillimin e agroturizmit në vëndin tonë. Projekti synon të krijojë në afërsi të Areoportit të Rinasit një ofertë në fushën e agroturizmit brënda një ferme rreth 130 ha për banorët e kryeqytetit dhe vizitorët e huaj.

Oferta turistike parashikon kopshtin e bimëve autoktone, kopshtin e kafshëve bujqësore dhe shtëpiake, kantinën dhe restorantin për degustimin e produkteve “made in UBT” dhe guzhinën tradicionale nga trevat shqiptare. Ky projekt ambicioz ka ngjallur kureshtje dhe optimizëm. Ai jo vetëm redukton shpenzimet e deritanishme të universitetit për fermën por e kthen atë në fitimprurëse, të dobishme për studentët dhe sipërmarrjet e agrobiznesit.

Vizioni i kandidatit për Rektor të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Fatbardh SALLAKU dhe “ëndrra” për ta bërë Universitetin Bujqësor të Tiranës të preferuar për studentët dhe të dobishëm për shoqërinë janë para proves së besimit më datë 30 Korrik. Le të shpresojmë se ajo do të bëhet realitet dhe pse jo të shërbejë si model për të tjerët në dobi të brezit të ri dhe gjithë shoqërisë.

1 komente në ““Të preferuar për studentët dhe të dobishëm për shoqërinë””

  1. Sava says:

    Rrofte e qofte DHORI KULE (bytha dmth) votoni GAQI KAQANIN ta dhisni me nji mut Shqipnine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje