Nga Astrit Patozi
Arrestimi i disa komisionerëve në Durrës, që kanë hedhur fletë në kuti si kanë dashur gjatë zgjedhjeve të 2017-ës, vlen edhe një herë për të parë në dritë të diellit se kush janë çakejtë e votave në Shqipëri.
Të cilët e kanë kryer këtë ushtrim të neveritshëm në mënyrë masive dhe në shumë palë zgjedhje rresht, duke e deformuar frikshëm dhe pothuajse gjithmonë rezultatin.
Sepse ky nuk është një rast i veçuar apo përjashtim nga rregulli, por pasqyra tipike e një barbarie të organizuar, që përsëritet vazhdimisht sa herë ka votime në Shqipëri.
Kjo shpjegon edhe rezistencën gati jashtëtokësore të të dyja palëve për të mos i depolitizuar komisionet e votimit dhe të numurimit, pavarësisht nga akuzat që i bëjnë njëra-tjetrës për këtë “dështim” në trajtimin e kryerekomandimit të OSBE/ODIHR-it për vite me radhë.
Është shumë e drejtë kërkesa që të dënohen më parë ata, që e udhëheqin dhe komandojnë manipulimin nga selitë e partive kryesore në Tiranë, se sa ata të vegjlit e provincës, që thjesht zbatojnë urdhërat e tyre në mënyrë korrekte.
Le ta marrin mu në lule të ballit “kokat”, se e meritojnë plotësisht të ndëshkohen, jo vetëm me votë, por edhe penalisht ndoshta.
Por edhe ata që e duan patjetër “bishtin” brenda në kutinë e votimit nuk janë më të mirë. Sepse, në fakt, ata janë e njëjta “kokë”, të cilës i duhet prerë fillimisht “bishti”, për t’i bërë më të parrezikshëm për zgjedhjet.
“Kokat” nuk i vodhen vete votat. Ato te perdoren ty dhe te tjere si puna jote qe vodhet sa kishit fuqi. Sot qe Patozi eshte jasht tepsise po na ankokhet per vjedhjen e votave.
Patozi harron se separi ne Fier (me vone e zevendesoj Olldashi, i cili la Shijakun) e pastaj ne Vlore,
beri kerdi me dhune bandash per te fituar
Kush flet per vjedhje votash !!!!!!!!!!!