Forca e Partisë Socialiste nuk qëndron tek dobësia e opozitarëve!

27 Korrik 2020, 21:54Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Mosshkarkimi nga ana e mazhorancës socialiste, i Presidentit të Republikës në përfundim të hetimit parlamentar për antikushtetueshmërinë e çdekretimit të zgjedhjeve lokale nga ana e Ilir Metës dhe mos zhvillimi i ceremonisë së betimit të një anëtareje të Gjykatës Kushtetuese, nuk tregon fuqinë e opozitës. Aq më pak, dobësinë e mazhorancës qeverisëse.

Zhvillimet politike nuk janë thjeshtë një ndeshje bajlozësh për jetë a vdekje mes individësh, liderëve apo partive, por një proces shumë më kompleks i shtetformimit modern, hedhjes shtat të institucioneve dhe pjekurisë demokratike të vendit. Ndaj, për të gjykuar mbi këto procese, duhet të distancohemi nga emocionet e momentit dhe nga gjykimet partizane.

Zhvillimet duhen parë në një kontekst shumë më të gjerë sesa thjeshtë dhe vetëm mandatet e disa deputetëve, të disa kryetarëve të bashkive apo të Presidentit të Republikës. Pasi kemi lënë pas një tranzicion të dhimbshëm, Shqipëria gjatë këtyre 3-4 viteve të fundit ndodhet në kulmin e një procesi të jashtëzakonshëm transforimi për të ardhmen europiane, duke patur në themel të saj Reformën në Drejtësi.

Ecuria e ngritjes dhe funksionimit të institucioneve të sistemit të ri të drejtësisë dhe frikërat nga pasojat që ajo po sjell, kanë diktuar ritmet e zhvillimeve kryesore në vend. Djegia e mandateve të deputetëve, dalja nga Parlamenti, bojkotimi i zgjedhjeve të 30 qershorit nga opozita dhe çdekretimi i tyre nga ana e Presidentit të Republikës, qëndrojnë në themel të këtij procesi. Këto zhvillime dhe pozicionimi i palëve në pro dhe kundër tyre, i vunë vulën identitetit të këtij mandati 4 vjeçar politik.

Qëllimi i vetëm i daljes së “Opozitës së Bashkuar” nga sistemi politik dhe demokratik i vendit, ka qenë delegjitimimi i Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 2017 që e bëri Partisë Socialiste fituesen e vetme për të qeverisur e vetme, përballë të gjitha partive të tjera në Shqipëri. Delegjitimimi i Parlamentit do të sillte për pasojë, jo vetëm delegjitimin e mazhorancës socialiste dhe qeverisë sa saj, por mbi të gjitha rënien e institucionit të zgjedhjeve. Duke futur në kolaps, demkoracinë tonë funksionale.

Ishte kjo arësyeja se përse Partia Socialiste, për të shmangur një skenar ogurzi që do ta bënte vendin të paqeverisshëm për vitet në vijim, ishte e vendosur për ti zhvilluar zgjedhjet e 30 Qershorit. Institucionet tona e përballuan në kohë këtë goditje fatale ndaj rendit tonë kushtetues, duke i dhënë hapësirën e merituar ligjore, përfaqësuesve të opozitës së re në Parlament dhe duke tejkaluar shkeljen kushtetuese të Ilir Metës, me çdekretimin e zgjedhjeve.

As “dekreti i zgjedhjeve të 13 tetorit” që tentoi të bllokojë proceset demokratike, as tërmeti shktërrimtar i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë dhe as pandemia globale që na ka përfshirë, nuk mundën që të ndalnin ecjen përpara të vendit, përmes funksionimit të të gjitha institucioneve dhe pushteteve. Ndërkohë sistemi i ri i drejtësisë ka vijuar ngritjen dhe forcimin e pandalshëm, duke dhënë shpresë më shumë se kurrë, se asgjë nuk mund ta bllokojë dot më.

Shqipëria ka kaluar shumë sfida përgjatë këtyre tri dekadave të postkomunizmit, përpjekjeve të saj për stabilitet politik dhe krjimin e një sistemit të demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës.  Vitet e para 1991- 1992, ato të trazirave antifajde të 1997-1998, përpjekjeve për një marrëveshje të re për vendosjen e paqes sociale afatgjatë më 2001- 2002, u mendua se ishin tejkaluar tashmë, pas tri rrotacioneve normale të pushtetit çdo 8 vjet mes mazhorancave dhe opozitave.

Partia Socialiste përgjatë këtij rrugëtimi të vështirë historik, ka qenë jo vetëm forca më e madhe politike në Shqipëri, por edhe partia që gjithmonë ka vendosur interesat e vendit mbi ato të pushtetit të saj. Duke vënë Shqipërinë, mbi partinë. Interesin kombëtar, mbi atë partiak. Të ardhmen e vendit, mbi kalkulimet e vogla për përfitime partiake të momentit. Duke dëshmuar një koherencë, vizion dhe përgjegjësi për të sotmen dhe të ardhmen e qytetarëve të vet.

Ishte kjo edhe arësyeja se përse PS nxiti krijimin e Këshillit Politik si një mekanizëm për të rikthyer opozitën e rrugës në sistemim politik e demokratik të vendit. Arritja e marrëveshjes së 5 qershorit për reformën e re zgjedhore dhe votimi i saj në Parlament, janë treguesi i forcës së kësaj mazhorance. Sikundër edhe vendimi për mosshkarkimin e Ilir Metës si President i Republikës, dëshmon forcën e PS, për të ecur përpara përmes korigjimit të sistemit dhe forcimit të institucioneve në të ardhmen.

Historia jonë e largët dhe e afërt, na mëson se sado dëme që mund ti kenë sjellë vendit liderët e veçantë në një periudhë të caktuar, ato vetë janë të përkoshëm. Sepse individët shkojnë dhe vijnë, ndërsa institucionet mbeten. Forca e PS nuk qëndron tek dobësitë e Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Lulzim Bashës dhe e Sali Berishës. Por tek kontributet e saj reale, për fuqizimin e sistemit demokratik dhe ecjen përpara të integrimit të Shqipërisë europiane.

7 komente në “Forca e Partisë Socialiste nuk qëndron tek dobësia e opozitarëve!”

  1. Ylli says:

    C’ne ?! Fredi eshte hajdut! C’ne ne gazete?! S’late kusar pa na nxjerre o Mero!

  2. XHH says:

    Te lumte dora qe e ke shkruar PS eshte parti vizionare dhe besoj se populli e kupton drejte Natyrishte ne kete mizori te medias besoj se truri i popullit nuk do te ligeshtohet dhe do te ndikoje ne zgjedhjen me te mire per fatet e tij dhe per te ardhmen e vendit.
    Ne te vertet nuk eshte koalicion opozitar per te miren e vendit dhe te popullit por eshte koalicion ujqerish qe jan te pangopur Sjellja gjoja e figurave te vejtra te kujton teorin zero te kujton Gerdecin, vjedhjen e pasurise se shteteit dhe piramidat pra te kujton rrenimin total te shteteit
    Nuk ka din e iman te ndaloj keta qafire qe gjoja trumbetojne ne emer te shume partive fantazem
    Si jo pjesemarres ne zgjedhje por si ne emigrant me grade shkencore qe na largoi Sali berisha nga vendi duke zbatuar ne menyre te pappare nje lufte te temerreshme te klasave deshiroje qe populli te jet i qart dhe i kethjellet dhe te zgjedhi njerzit qe vendosin nderin e vendit dhe interesat e popullit mbi ato partike dhe besoj se populli do ta bej
    Per vehten time me vjen keq ta theme por do ta theme: sikur me flori te ma shtrojne nuk kethem me prapa Lavdi shkolles qe me pregatiti sepse prinderit nuk kishin asnje mundesi dhe tani konkuroje me dinjitet me specialistet e ketij vendi dhe ndjehem i lumtur ne atedheun tim te dyte. me vjen keq per Shqiperin atedheun tim te dashur qe me pregatiti qe me edukoi qe me shkolloi dhe nuk ja ketheva dot sherbimin tim ne te mire te vendit tim sepse edepezezet dhe llafolloget jan mjeshtra te fjales te genjeshtres te shpifjeve. Ata kan bere cdo gje per tu hedhur hi mbi sy edhe eksperteve te huaj por besoj se popullit nuk do ja hedhin dot dhe organeve te drejtesise qe po krijohen

  3. KORÇARI says:

    Pikërisht atje qëndron, ndryshe me një opozitë siç duhet, Ramë Brekëvaruri me Lali Zdromsin Lekun, me Spiropllën e Skënderbeut, me Balluçkën e Korrupsionit , me gjithë këto AFERA GALOPANTE KORRUPSIONI DHE ME PLAÇKITJEN DITËN ME DIELL NDAJ SHQIPTARËVE, NUK DO MBYLLTE DOT AS 4 MUAJ NË QEVERI DHE JO MË 7 VJET.

  4. AS MOS TE SHKOJE MENDJA ALFRED PEZA PER FORCEN E PARTIS SOCIALISTE AJO KA FATIN E MADHE SE OPOZITA SDO TE KUPTOJ ,SIGURISHTE KRERET QE DREJTOJNE ATE NUUK DUAN AS POPULLIN AS ATDHEUN DHE KETO GJERA ATA I KANE TREGUAR ME FAKTE.POPULLI SHQIPTAR I ZENE NGUSHTE DHE I NGOPUR DERI NE GRYKE NGA PRAPSIT DHE KORRUPSIONIN GALOPANT DHE MUNGESEN E NJE VIZIONI MINIMAL TE KESAJ PARTIE NUK MUND TE HYJE NE PROVAI I QE I DERRMOJNE KURRIZIN E TE VOTOJ PD APO DEPUTETET E SAJPER DERI SA NE KRYE TE KETE KOMPANIN RRUMPALLA TE BASHES MEDIUT NDOKES DASH SHEHUT ETJ. I ZENE SE SKA NDAJ ALFRED PEZAPOPULLIT I KA ZENE RROTA BISHTIN
    NDAJ SHKON TE PS SEPSE PO JU SHEHE DHE JUVE,KETEJ VARFERIA PO RRITET NE MNYRE GALOPANTE NGA ANA E JUAJ DHE ATO BORXHE QE MARRIM DUHET TE SHKOJNE PER TENDERA E TE TJERA INVESTIM QE SJAPIN AS DHE NJE .POR QE DHE JU NA TJA MBAJJ POPULLI DO SHKOJ DOMOSDO TE PS SE TE PAKTEN NUK TE VRET E TE PERDHOS SI PD KUR KISHTE PUSHTETIN.POR QE DHE JU E KENI DREQOSUR SHTETIN I CILI ME GJITHE SE ESHTE I VARFER DHE AJO CDO DITE PO RRITET JU E KENI MENDJEN TE TENDERAT DHE INVESTIMET QE NUK SJELLIN AS DHE NJE LEK NE BUZHET PER TE KRIJUAR MUNDESI PER PERMIRSIMIN E JETESES SE POPULLIT. BARDHI

  5. Xhoni English says:

    Mister milionët që u prishin humorin shqiptarve kur u dalin perprara.

  6. Papi says:

    Hahaaaa
    Jo jo nuk qendron aty
    Qendron tek tahiri qe dorhiqet per arsye te fushates zgjedhore tek gjiknuri,kajmaku,pjetri shkodres
    Me pak fjale ps qeveris sepse opozita nuk ekziston fare jo se eshte e dobet sepse cdo lloj opozite sado e dobet do ta kishte mundur ps, mjafton te permendim qe nuk arriti te fitoje shkodren,voren edhe pa kundershtar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje