Nga Endri Kajsiu
“Kështu nuk vazhdohet më! Kupa është mbushur dhe është derdhur. Thika ka shkuar në palcë”. E thotë Lulzim Basha. Është 17 Shkurti i vitit 2019, dita kur kreu i Partisë Demokratike deklaroi vendimin e tij për të djegur mandatet e deputetëve.
Në 21 Shkurt, bashkë me aleatët e tij, Lulzim Basha kapërceu derën e Kuvendit të Shqipërisë për herë të fundit pasi dorëzoi edhe zyrtarisht aty aktet e heqjes dorë vullnetarisht nga mandatet e fituara në Qershorin e vitit 2017. Ka kaluar 1 vit e gjysmë nga ajo ditë dhe Lulzim Basha vazhdon të paguajë faturën e këtij vendimi.
Protestat e dhunshme me molotov e zjarr nuk arritën të bindin opinionin publik për drejtësinë e kauzës së binomit Parti Demokratike/Lëvizje Socialiste për Integrim.
Kërkesa për zgjedhje të parakohshme avulloi rrugës para kohe. Ndoshta dhe vet Lulzim Basha e kuptoi se një palë zgjedhje të parakohshme mund të ishin në fakt mundësia më e mirë për Edi Ramën që të rikonfirmohej para kohe në detyrë për katër vite të tjera duke e zënë opozitën në befasi. Gjithësesi, Edi Rama ja plotësoi një dëshirë Lulzim Bashës. Falë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet e ardhshme i afroi me një muaj. Nuk do bëhen në Qershor 2021 por midis 15 Prillit dhe 15 Majit. Po ta mendosh me pozitivitet, nuk ngjan fitore e vogël për Bashën të afrosh zgjedhjet me 1 muaj pas 1 viti e gjysmë luftë rrugëve.
Zgjedhje lokale të parakohshme? Nuk duken askund në horizont. E gjithësesi, pasi humbi me vullnetin e tij të lirë kontrollin e gjysmës së bashkive në Qershorin 2019, Lulzim Basha e ka një zgjidhje. Së pari, të ngushëllohet me Voltanën dhe së dyti të mund të shpresojë të fitojë zgjedhjet e pjesshme në një nga katër bashkitë që janë sot pa kryetar. Kërkesa për qeveri tranzitore, kujdestare apo teknike thjesht mbeti në tranzit. PD-LSI nuk e bindën dot as popullin e as ndërkombëtarët se krijimi i një qeverie të tillë përpara zgjedhjeve do të ishte çelësi magjik që do hapte dyert e demokracisë dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Kërkesat për dorëheqjen e Edi Ramës dhe zgjedhjet pa Edi Ramën Kryeministër mbeten në sirtarin e ëndrrave të Lulzim Bashës. Meqenëse Rama nuk pranoi të dorëhiqet, Basha vendosi të dorëhiqet vet nga takimet ballë për ballë me Ramën. Në zgjedhjet e pranverës së vitit të ardhshëm është pak por e sigurtë se do të shkohet me Edi Ramën Kryeministër. A ka një zgjidhje për Lulzim Bashën? Patjetër. Mjafton që ai refuzon të takohet me Ramën dhe kjo e bën të mëndojë se ai nuk është më Kryeministër. Kjo nuk është pak, e parë në këndvështrimin psikologjik.
Fisheku i fundit i Lulzim Bashës, që e bën të mendojë se do të godasë në shenjë tashmë është koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Po përpiqet ti mbushë mendjen opinionit publik por dhe ndërkombëtarëve se mjafton kjo dyshe të mos ndahet pa fitorja e zgjedhjeve është thjesht një procedurë rutinore. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi sëbashku prej 1 viti e gjysmë nuk e bindën dot popullin tu bashkohej në sheshe. Nuk e bindën dot ti mbështeste për zgjedhje të parakohshme. Nuk e bindën dot ti mbështeste për qeveri tranzitore, kujdestare a teknike. Nuk e bindën dot ti mbështeste për dorëheqjen e Edi Ramës dhe zgjedhje pa Ramën Kryeministër. Nuk e bindën dot tu vinte flakën qendrave të votimit në zgjedhje lokale. Çfarë potenciali i fshehur ekzistoka që po i njëjti binom do shkëlqejë tashmë pas 9 muajsh e do bëjë surprizat që si bëri dot në 1 vit e gjysmë?!
Le të rikthehemi tek deklarata e ngjizjes së gabimit të Lulzim Bashës, faturën e të cilit po vazhdon ta paguajë edhe sot. Tha se “kështu nuk vazhdohet më” ndërsa pas 17 muajsh jo vetëm qeverisja ka vazhduar por janë dhe 9 muaj tjerë përpara.
Kupa nuk qenka mbushur e as derdhur. Nuk merret vesh ku është thika dhe palca e Lulzim Bashës. Ajo çka është e sigurtë është se për 1 vit e gjysmë thika nuk po e sheh palcën. Me këtë performancë të Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, mos u çudisni që pranverën e 2021 të konfirmohet se thika nuk ka ndërmend ta shohë palcën edhe për 4 vite të tjera.
Po mire o ju nje pjese e shqiptareve,vertet besoni se Luli me Moniken jane te afte me drejtu Shqiperine?! Nuk ka Shqiperia djem dhe vajza te afte,qe ngul shkul dy me te pa aftet,Monika me Lulin,njera budallacke dhe tjetri klloun cirku?!
Kulmi, ky idiot mendon se so te behet kryeministet, Kryeminister me paterica te beta nga drunjte e shtrembur te Skraparit. Nuk e dua Ramen, por ky eshte shume larg Rames, kerkon ta kopjoje, por nuk di as te kopjoje. Ustai i tij Xhafa, (vjehri) sektetari i byrose se partise socialiate/punes, kujton se ne keni harruar se kush ka qene. Nuk ka demokrat qe te votoje per PD e Xhafes.
U lodh Karlo Bolina duke ja thene dhe duke ja shkru, por ata vetem e sulmojne me egersine e kafsheve
Partinë demokratike përveç militantëve që paguen për rëmujë dhe atyre që presin ndonjë karike askush nuk i shkon mbrapa.Mot do fitojë Rama kjo nuk diskutohet.Do fitojë sepse jo vetëm që po punon më mire se opozita por edhe sepse Basha,Mona,Meta etj si këta janë diskredituar para popullit.Populli shqiptar është populli më i zgjuar në europë dhe të lot në tepsi.Sapo të hapësh gojën të kupton se cili je.Një thënie thotë:Më thuaj çfarë shokë ke të të them se çmund të bësh.Mund të na thoni një të mënçur nga e djathta?Asnjë.Të vetmet fjalë qëkemi dëgjuar janë:ta heqim zvarë Ramën,oligarkët do shkojnë në burg,ngrihuni ta djegim si miu Ramën ,merni armët dhe të dalim rrugëve etj etj marëzira si këto.Pa më thoni cili shqiptar do hedhë votë për ta?Askudh bile edhe të djathtët ose nuk do votojnë fare ose do votojnë për të majtën…Basha nuk është deputet e mabn veten kryeministër i ardhshëm…Turp më të madh nuk ka për një politikan..
Lul, shume pune per ty kryeministri, te prish gjumin e drekes, mblidh ato gjobat e kandidateve, sidomos nga ishat e drejtesise Gjinat me shoke, se kane vjedhur shume, kane menduar dhe per ty, dhe leshoju atyre kunatin tend. Te tjerat i rregullon ai.
O lool katundar me leshra te lepira,me karaxhicin vrate demokrate ,qe corben ta merrnje ti.Tani kthehu ne Kosove mbase duhesh,ne Shqiperi e menderose!?⚰⚖