Pak vuajtje dhe në fund çlirimi, Vllaznia mbetet në Superiore

2 Gusht 2020, 21:15Sport TEMA

Vllaznia do të jetë pjesë e Kategorisë Superiore edhe në sezonin e ardhshëm. Skuadra kuqeblu ka triumfuar sot 3-1 në sfidën play-out përballë Besëlidhjes jo pa vuajtje, për të marrë suksesin që e mban në elitë e shmang rënien për herë të dytë në tre sezonet e fundit.

Shkodranët treguan një lojë më të mire në pjesën e parë dhe me meritë shënuan dy herë me Krujën e Markun, dy predha që nuk lanë hapësira për Vukasinoviç që të reagonte.

Por Gjorgjeviç i dha një shans tjetër ekipit të tij duke hapur sfidën që në pjesën e parë të duelit.

Lezhjanët e drejtuar nga Elvis Plori kërcënuan shpesh portën shkodrane në pjesën e dytë duke iu afruar barazimit, por për t’i dhënë qetësinë përfundimtare ekipit vendas mendoi kapiteni Lika i cili me një predhë nga distanca çoi shifrat në 3-1 duke vulosur mbijetesën e Vllaznisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje