Zgjedhjet e parakoshme në Maqedoninë e Veriut, reagimi i Tiranës zyrtare, inkurajon një koalicion mes Ali Ahmetit dhe Zaev?!

2 Gusht 2020, 15:02Rajoni TEMA

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut kanë qenë një temë delikate edhe për shqiptarët.  Kjo pasi partia e shqiptarëve  në Maqedoni “luftoi” për të pasur një kryeministër shqiptar atje.

Megjithatë pavarësisht fitores si parti e parë, Zaev nuk qeveris dot pa votat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë sa i përket kësaj çështje edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inkurajuar një koalicion ndërmjet Ali Ahmetit dhe LSDM-së.

Ky lajm është bërë me dije nga BDI-ja për mes një postimi në Facebook, ku kreu i kësaj partie Ali Ahmeti ka pritur në zyrën e tij, ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka i cili i ka përcjellë kreut të partisë shqiptare me më shumë deputetë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, urimet e kryeministrit Rama për fitoren.

Theksojmë se ky takim mes Rekës dhe Ahmetit u zhvillua 3 ditë më parë ku vetë Ahmeti publikoi letrën e dërguar nga Rama me rastin rezultatin të zgjedhjeve parlamentare.

“Ambasadori Reka përcolli uratat e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, drejtuar kryetarit Ahmeti për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut.

Z. Ahmeti ka njoftuar ambasadorin Reka për ecurinë e zhvillimeve paszgjedhore me ç’rast ka theksuar nevojën për konsolidim të shpejtë të institucioneve të dalura nga zgjedhjet dhe respektimin e votës dhe vullnetit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

5 komente në “Zgjedhjet e parakoshme në Maqedoninë e Veriut, reagimi i Tiranës zyrtare, inkurajon një koalicion mes Ali Ahmetit dhe Zaev?!”

  1. Kim été says:

    Greqia do vriste më pak emigrant shqiptar po të mos merreshim me Tito-t sllavë.

  2. Go west says:

    Sa mire i zgjedh fjalet, o Njeri!

  3. Papi says:

    Shqiperia si kushtoi as dy rreshta zgjedhjeve ne maqedoni sepse kishin gjera me serioze per te shkruar (si psh km rama po bente pazare me ca rrugace pa asnje tager ligjor) tani na paska dal me pelqim per koalicion

    1. Fatosi-kosove says:

      Per papi,
      Mjerisht paska akoma “njerez” qe dyshoi se ecin ne dy kembe, qe urrejne bashkimin e politikajve shqiptar, se ka lider politik dihej se sali berisha e basha ishin kunder patriotit Nevzat Halitit qe ngriti Flamurin kombetar ne shkup dhe fill pas akuzave nga sali berisha glligorovi makedon e arrestoi,pastaj erdhi gruevski dhe basha shkoi me nxitim duke i kerkuar ta shkaterron faktorin shqiptar sepse Rama beri perpjekje ti bashkon dhe ja arriti deri diku,sot kur prap Rama ju lutet qe te jene te bashkuar dalin papa e popa dhe Kane ftyre te flasin kunder bashkimit politik, eh lum serbia qe i ka keta horra me ne krye qenefin PD .

  4. Lili says:

    Normal, rama me bashkpunetoret e UDBse ka qef me punuar: jane lajkatare edhe e shohin edhe keta si Skenderbeg?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje