Menjëherë pas njoftimit nga SPAK se ka nisur sekuestrimi i pasurive ndaj biznesmenit Ylli Ndroqi, në ambientiet e televizionit Ora News kanë ‘mësyrë’ forcat e policisë.
Furgonë policie , efektivë të armatosur të shpërndarë në të gjithë perimetrin e televizionit janë parë të qarkullojnë në zonë.
Oficerët e policisë Gjyqësore kanë mbërritur në ambientet e televizionit për tu siguruar se pas urdhrit nga GJKKO dhe hetimit të SPAK nuk do të ketë asnjë veprim që do cënonte urdhrin e dhënë, që do të çonte në veprime që mund të tjetërsojnë situatën.
Edhe më herët një njoftimin e SPAK u tha se shoqëritë që kanë aktivitet, përfshirë dhe mediat televizive, do vazhdojnë aktivitetin e tyre, por të administruara nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Në njoftimin e SPAK thuhet se nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali.
Ndërkohë Avokatët e zotit Ndroqi thanë për mediat se kjo e sotmja është një sulm politik, ndërsa sqaruan deklaratën e tij në polici.
“Zoti Ndroqi ka qenë duke udhëtuar më mjetin e tij mercedes S600, ai nuk është shoqëruar, dhe ka shkuar në polici, pasi i thanë se makina e tij do sekuestrohet, ka kërkuar vetë të shkojë në polici për të shoqëruar mjetin.
Brenda 5 ditësh ne do apelojmë. Do vërtetohet se pasuria e tij është e ligjshme, Zoti Ndroqi mendon se është një sulm politik “, thanë ata.
plaseni brenda qelbesiren dhe lereni aty per shume vite
Nuk kuptohet perse ja vonojne arrestimin ktij pisi!?
Po csulm politik more? Ik ne gjyq merr pafajsi..dhe po e ke me djerse…ta gezoxh…ndryshe….
Keta jane peshqit e medhenj per te cilet kane folur Amerikanet,ky eshte vetem fillimi
Dhe Saliut, ju duk sikur po i trokasin tek dera per Zenin,dhe menjehere u hodh ne sulm.
Dakort, lereni drejtesine te verifikoje provat qe ka ne zoterim. Pastaj zoteria me faktet e provat e tija le ti kundershtoje dhe te shohim si i ka fituar parate. Por mos e quaj sulm politik per te terheqjen e vemendjes se publikut per tu treguar se eshte viktime e politikes. Se keshtu SPAK u nuk do hetoje dot .
More se harrova, po OFLja?
OFL e përkohshme dhe lindur për të “fortët” e lagjes, dmth për ata që haptazi dyshohen për trafiqe dhe dhunë, kurse ky birbua e ka cik më të komplikuar situatën.
A do ta rrethojne keshtu edhe Vjollca Hoxhen apo Carlo Bollinon?
Ku ka droge del emri i Likes.