Nga Artur Ajazi
Ditët e fundit, mediet e ish-opozitës së shpartalluar, dhe disa syresh të parapaguar mirë nga SHQUP-i, po përhapin lajme të rreme dhe thashethemnaja, që do ti kishin zili edhe mesjetarët, sikur “Edi Rama i ka të gjitha në dorë, dhe tani mbetet të shpallet perandor”. Mëndje me hije dhe llogjikë të kalbur, po hedhin çdo ditë në tregun mediatik të ish-opozitës, në mediet e shumta e të mirëpaguara nga ajo, lajme idioteske, madje duke gënjyer vehten se “ato mund ti shërbejnë PD dhe Lulzimit si parafushatë origjinale”. Sipas tyre “Edi Rama i ka të gjitha pushtetet në dorë, dhe po e shpie vendin nën një regjim monopartiak”.
Askush nuk e ka ndaluar Lulzim Bashën të jetë pjesë e Parlamentit, e komisioneve parlamentare, askush nuk e ka ndaluar atë të qaset dhe ti bashkohet tryezave dhe bisedimeve partiake, askush nuk e ka ndaluar ish-opozitën e vjetëruar në kulm, të jetë dhe të bëhet pjesë e Vettingut, reformave në drejtësi, askush nuk i ka mbyllur derën asaj të japë mendimet e sygjerimet e veta lidhur me Reformën Zgjedhore, lidhur me ndryshimet kushtetuese të miratuara në Kuvend. Por Lulzim Basha ka bërë dhe po bën të “ledhatuarin”, ai bën “interesantin”, ai kërkon ta mbajë peng të ardhmen e vendit ashtu siç po bën me Partinë Demokratike, kërkon stopimin e reformave, stopimin e Vettingut, duke u bërë avokat i çdo prokurori dhe gjyqtari, që zbulohet me shkelje dhe abuzime korruptive.
Mendimtarët injorantë që paguan SHQUP-i, natyrisht do të jenë pjesë e fushatës zgjedhore, ashtu siç po mobilizohen qysh tani në hartimin e proklamatave mashtruese. Askush nuk e ka penguar zotin Basha (përkundrazi e ka ftuar me dhjetra herë) të jetë pjesë e tryezave, nga ku palët politike diskutojnë mbi reformat dhe proçesin e ri zgjedhor. Por synimi i tij ka qenë pengesa, bojkoti, harresa, dhe sabotimi i çdo hapi përpara.
Edi Rama nuk ka ardhur në pushtet për tu bërë as “pasha dhe as perandor”, pasi nuk e ka patur kurrë një ambicje të tillë. Por SHQUP-i, duket se “ngatërron” vitet, dhe jo pa qëllim. Nuk jemi në 1994 Lulzim, kur Doktori kërkonte ndryshimin e Kushtetutës me referemdumin e panipuluar, për të shpallur vehten “Stalini i Shqipërisë”. Ajo që sot dërrdëllisin lart e poshtë mediave të SHQUP-it, shqupistët e rinj, është sa qesharake aq edhe e banale.
Edi Rama e ka dhënë provën e madhe, se erdhi, është dhe do të jetë në pushtet, për të bërë shtetin ligjor, për të përmbyllur reformat në sistemin e kalbur të drejtësisë, për të futur ekonominë dhe financat në binarët e ligjit, dhe Shqipërinë në Bashkimin Europian. Rruga që ka marrë Edi Rama nuk të shpie gjëkundi në të bërin “pasha apo perandor”, pasi ajo është rrugë e pastër europianiste. Terma të tilla u përkasin mendësive të vjetra, botkuptimeve komuniste, dhe të tillë ekzemplarë do të gjesh me dyzina në SHQUP.
Një parti që ecën, dhe nuk e di ku ecën, dhe pastaj kthehet sërish atje ku ishte, një parti që quan “reformim” rikthimin e dështakëve dhe abuzatorëve, padyshim që rruga europianiste e Edi Ramës do ti duket si “rruga drejt të bërit perandor”. PD e Lulzim Bashës, është qindra vite dritë larg, kuptimit dhe funksionimit të shtetit ligjor, ashtu siç është 1 shekull larg, praktikave demokratizuese që shëndoshin jetën e brëndshme të një partie. E vetmja forcë politike që “prodhon” perandorë në Shqipëri, ka qenë dhe mbetet vetëm ajo me seli në SHQUP.
Na pa zoti se nuk kishte ku te levizte me Ameriken, pas vjedhjeve spektakolare te 2009, 2011, se edhe sot do e kishim aty ne krye Sali baben me 40 hajdute. Sala e thonte gjithmone ketu me keni deri ne 2035. E kush do ta ndalonte. Gjykatat, KQZ, polici i kishte te tijet. Shyqyr 1000 here shyqyr..
Ndersa pas Sales erdhi Rama,qe tha po ato fjale qe tha edhe Berisha:Do iki nga pushteti kur te dua une!
A nuk flasin keshtu diktatoret?
Paska ndertuar Rama shtetin ligjor?
Luaj more vendit!
Pa na trego qofte nje element per te vertetuar se Rama paska ndertuar shtetin ligjor?
Ne cilin ligj e gjeti Rama qe na mbylli gojen te gjithe shqiptareve per t’u ankuar duke i shtetezuar ankesat vetem nme kryeministyri?
Kur keto ankesa i zgjidhkan nje grusaht njerezish,atehere pse duhen mbajtur mijra rrogtare qe nuk bejne asgje vec korrupsion e padrejtesi?
Ne cilin ligj Rama e ka gjetur “Bashkeqeverisjen me qytetaret”,kur jo vetem nuk bashkeqeveris me ne por na perbuz,na tall,na poshteron!
Ne cilin ligj Rama e ka gjetur qe shumicen e sherbimeve shteterore e ka dhene me PPP,por nuk e ka shkurtuar administraten qendrore e vendore,sepse punet i bejne PPP?:
Ne cilin ligj e ka gjetur Rama qe te projektoje nje rruge 2 km ne Unazen e re me 20 milion euro,kur derdellit tere kohes se jemi vend i varfer?
Di gje ti lolo oborri se ku ekziston demokracia ne Shqiperi?
Ne cilin ligj e ka gjetur Rama qe institucionet shteterore nuk kane dredhur kontributet per sigurimet shoqerore e shendetesore per vite te tera?
Ku e ka gjetur Rama ate qe u mbledh sindikatave kuoptat e antareve ne borderote e shtetit,kur vete antaret nuk e dine kete gje?
A nuk eshte kjo nje BLERJE te krereve qe te mos bejne protesta?
Di gje ti gazetar se pse bashkia e Tiranes shet ujin e piste per uje te pijshem dhe me teper me nje cmim 8 here me te shtrenjte se energjia elektrike?
Per keto na shkruaj kur te kesh kohe,o lolo oborri!
Rama eshte nje DIKTATOR i eger,por me sjellje moderne!
Ai te vret me pambul,por ama te vret!
Kjo eshte aq e vertete sa edhe gazeta Tema komentin tim ka frike ta botoje se e lidhin interesa te caktuara me DIKTATORIN!
Le ta provojne ta botojne qe te me mbushin mendjen se nuk ia kane friken ketij DIKTATORI te eger!
FANTASTIK !!
Po si nuk pushove nje here ore Tur?… Nje skuth i vertete. Dikur i jargaviteshe PD-s kur ajo notonte po ne keto ujera si noton Rilindja sot. Pse keshtu jane gazetaret? Hane ne te gjitha grazhdat qe u ofrohen?
Analize e thjesht por me llogjike te hekurt. Populli eshte i zgjuar dhe do ta trgoje veten ne zgjedhjet e ardheshme. Ndryshimet jane te dukshme, te prekshme dhe frymezuese per te ardhmen
Artur djali.
Je me i flakte edhe se vete Alfred Peza (shefi i medias per PS) ne mbrojtjen e flakte te Rames.
Ne çdo dy dite kemi nje artikull prej teje ne mbrojtje te Rames. Kjo tregon mirnjohjen ndaj Rames si kryeminister, qe perkrahu kandidaturen e Majlinda Bregut per ate post qe ka sot. Natyrisht qe Majlinda e meriton plotesisht ate post qe ka dhe eshte figure e respektuar ne syte e shqiptarve. Duke i perkrahur kandidaturen Rama i sherbeu ne rradhe te pare intersit te vet ne syte e Europes per tu shitur si i paanshem. Duke mos lene rast te te shpetoje ti vetem sa i prish pune Majlindes. Se Rama po sillet si “perandor” e shkuar perandorit qofte edhe me te vetet. Shembulli me i fresket eshte kur shkarkoi brenda nates, me nje te rene te lapsit, pa pyetur akend, gjysmen e qeverise, ndermjet te cileve edhe psh. Ditmir Bushatin ministrin e jashtem me te sukseshem te Shqiperise postkomuniste.
El Commandante Rama, te pelqen ty apo jo, nuk pyet per askend.
Ti ke te drejte te kesh mendimin tend, por nese je gazetar e jo gazetaruc mos trajto si injorante ata qe mendojne ndryshe nga ty.
(Nuk besoj se moderatoret e Meros do ma botojne kete koment, por une i kuptoj drejt se eshte ne pyetje buka e gojes. Megjithate hodha nje gur ne lume, thashte te provoj njehere nje nga keto “anonimet” siç thoshte i pavdekshmi Roland Trebicka (Jovan Bregu)
Nuk e kane fajin shpellaret,megjithse fare te mbaruar vazhdojne te nxjerrin mbeturina te nxhehta gjirizi nga shpella,por e ka fajin media dhe institucionet,qe u kushtojne vemendje ,duke lene mangut pune te tjera te dobishme.
Nqse nuk ja u tregoni vendin ashtu sic e meritojne me drune e ligjit,lerini ne harrese,dhe le te ngjiren se lehuri,deri sa tu vije data e gjyqit.
BRAVO SKE CI SHTON ANALIZE REALISTE.
Te thenat vertetesisht mbi bazen e fakteve, te paraqesesh realitetin ashtu sic eshte treguar me siper, per te paaftit eshte servilizem, jargavitje, eshte rilindje per pushtet, eshte te hash nga pd dhe ps e marrezi te tjera ne vargun e shpifjeve te fabrikuara non stop ne ane te Lanes, ne shqup.
Jo se keta skutha nuk duan te jene pjese e parlamentit dhe e komisioneve parlamentare, por se keta e shikojne pushtetin duke enderruar permes tavolines. I perdorin te gjite mjetet optike dhe perseri jane shume larg nga pushteti, eshte i paarritshem prej tyre. Shkaku jane vete ata. Kane abuzuar kaq shume me pushtetin, kane shkaterruar kaq shume ekonomine baze industriale dhe bujqesore, qe e moren te gateshme ne 1992 dhe vazhdojne te mos e shohin veten si deshtake, por si mburravece dordolece. Jane bere te pavlere, prandaj kane gjetur çadren, babalen, rremujat, sharjet, shpifjet, akuzat brenda dhe jashte vendit, duke fajesuar vetem nje individ: Edi Ramen. Kjo eshte çmenduria e tyre.
Edi Rama dhe kushdo qofte ne vendin e tij, mposhtet me vota, zgjedhje te lira, me programe, me vizione dhe me sakrifica.
”Opozita e bashkuar” do ta marre ”zvarre”, do ta ”hedhe”ne Lane, do ta shtroje ne dru, do t’i ”hane veshin” e marrezira te tjera idioteske. Sefundi kane gjetur nje zgjidhje: rikthimin e xhaketave te vjetra dhe te konsumuara ne PD, por pa hequr dore nga sulmet primitive dhe shpifjet.
Edi Rama do te jete perseri fitues! I dhente Zoti shendet e mend me shume, per te punuar dhe rivendosur themelet e shtetit shqiptar: drejtesine, ddeshkimin e fajtoreve sipas ligjit, sigurimin e rendit, punesimin, rritjen e nivelit te jeteses, luften e vendosur kunder korrupsionit dhe krimit, vazhdimin e reformave ne rrugen e BE. Keto gjera pret populli nga qeveria e tij.
Nese vertet Rama do te kishte ngjashmeri me Perandor, mjere ju ku ne p..k te nenes do te futeshit!? Perandoret nuk tolerojne llafazanet dhe intrigantet, qe derdellitin tere diten e dites, poshte e larte duke share me liber shpie kedo qe nuk pelqejne, aq me keq kur shajne vete “Perandorin” Ai do t’u q…e nenen dhe babane. Keni te drejte e ngaterroni me sulltanin e SHQUP-it.
E kush po thote se nuk ka faj Bashaqe ia la te gjitha,por cfare po ben Rama me keto te gjitha qe ia ka lene Basha,cfare ka ndryshuar per popullin qe ti ke kaq dite qe vetem ngre ne qiell Ramen,qe po kerkon te behet vertet perandor si Sala dikur,por po e la populli. Eshte zgjuar populli o Turi!!
Jane artista babalet, edhd mediet i kane jazan artistash.. qe i kujtojne shqiptaret budallenj