Dy javë rresht kam përjetuar në spital, 24 orë pa pushim, luftën e babit tim me vdekjen.
Më kishte mësuar të flisja, më kish mësuar të ecja, të shkollohesha, të edukohesha, të komunikoja, të miqësohesha, të luftoja dhe të isha patriot, por ky leksioni i fundit ishte shumë i çmuar.
Këto dy javë më mësoi të dua jetën dhe të luftoj pa kompromis me vdekjen.
Ishte e vështirë kur e shikoja 90 vjeçar në sallat e operacioneve, dhe i përlotur nuk kisha asnjë shpresë! Gjunjët mu prenë dhe duart më dridheshin, tek e shihja plot dinjitet dhe kurajo të pranonte çdo ndërhyrje.
Po tregohesha i dobët.
Nuk lëviza ditë dhe natë, nga krevati i tij duke u munduar të kompesoj largësinë dhe mallin e imponuar këto vite.
Nuk kishte pik loti në sytë e tij. O Zot sa shumë dinjitet, forcë, guxim dhe integritet në shtrat mes dhimbjesh dhe krizash.
Befas kuptova, që jo vetëm në jetë por dhe drejt vdekjes, shkohet me dinjitet dhe kokën lart. Ai qëndrronte si një shkëmb në terrin e mistershëm.
Mendime të errta më kapluan, dhe papritur kujtova se po humbisja njeriun e tretë në familje brenda vitit.
Isha gabuar.
Dje ai u zgjua dhe sytë i kishte plot jetë! U ngrit dhe me tha: “Jeta është e bukur Kreshnik! Edhe sikur të gjithë të duan të të ndihmojnë, je ti që shpëton veten”
Nesër kemi vendosur të shkojmë të notojmë, duke u rikthyer tek pasioni i vjetër.
Do vazhdojmë të notojmë sërish; mes dallgve të jetës, pa u krhyer pas, me shpresën se do dalim në bregun tjetër.
Sa do doja, pas kësaj të më thonin:
“Bëm baba, të të ngjaj”
po,po beri mutin jo djalin
Ky pse e ka mallin e imponuar. Mesa dime iku kur Luli nuk e
perfshiu ne listat e 2017-es. Tani e shan Bashen lart e poshte. Ik ore se flliqe
dhe babane.
Shkrim i bukur .Falemiderit që e ndave me ne .
Vo!
Në politikë, jamë kundërshtari yt.
Shëndet babës!
Waw cfare gjenesh?! Ai 90 vjec?! E pabesueshme! Ne frigorifer e keni mbajtur keto 20 vitet e fundit o Kreshnik?
Urime per shendetin e babait, jete te gjate,dhe ty te shtofte zoti respektin dhe dashurin per babain, por nje keshill je me fisnik keshtu zoti Kreshnik .mos u perzi me plehrat e politikes.boll me besoj se ke kuptuar qe shqiperia eshte e Sales,Zenit,Metes dhe Monikes.duhet te presin brezat sa ata te largohen nga kjo jete qe te pastrohet jeta e turbulluar nga keta
Me te vertete nje shkrim shume i ndjere dhe moralizues. Keshilla shume me vend. Respekte per babain tuaj. U befsh edhe me i mire se ai.