Ky virus i mallkuar ka larguar duart e arta të doktor Alban Hatibi nga pacientet e tij. Fitoje shpejt këtë betejë doktor, siç ke fituar sa e sa të tjera

3 Gusht 2020, 11:31Sociale TEMA

Nga Ilir Metaj

Doktor Alban Hatibi nuk me njeh mua.

Por une dhe shume si une e njohin mire ate.

Im ate nderroi jete ne duart e tij, por iku i nderuar dhe i qete se ne kete bote mori kujdesin qe meritonte dhe vemendjen qe njeriu i mire kerkon nga njerezit e mire.

Por babai im pati fat, se ra ne duart e nje njeriu te madh me duar dhe zemer te arte, sic ishte Alban Hatibi.

Doktor Albani nuk me njeh mua.

Se nuk ndjeu nevoje te me njohe, sic shume kolege te tij kane nevoje te njohin familjaret qe t’u fusim me ose pa fare elegance duart ne xhepa.

Te them te drejten, duke menduar se ishte menyra per te marre kujdesin e duhur per tim ate, edhe une e tentova dhuraten per doktor Albanin.

Po u ndjeva i turperuar dhe njekohesisht i surprizuar kur ai me shume miresjellje dhe natyrshem ma ktheu mbrapsh, duke u kujdesur me buzeqeshjen e njeriut te mire, qe kjo te mos me fyente mua.

Babai im pati fat qe takoi ne nje super njeri dhe super mjek si juve, doktor Alban Hatibi.

Te gjitha keto i rikujtova kur lexova lajmin se ky virus i mallekuar ka larguar keto dite duart e tua te arta nga pacientet e tu e zemra jote e madhe po sprovohet per forcen vecse dashurise.

Gjithe keto vite ( 9 vjet) nuk kam reshtur se permenduri emrin tend ne cdo rast kur kam dashur te tregoj per heronjte e heshtur mes nesh. Se  jam i bindur se vec atyre qe mushkrite e renduara i kane sjelle pas dyerve te reanimacionit te “Shefqet Ndroqit”, pak mund te kene degjuar per emrin tend dhe madheshtine tende.

Se ti je zot dhe rob i asaj dhome te vogel ku jeta perleshet me vdekjen, por me pare vdekja duhet te kaloje barrieren e duarve te tua qe vertisin ne heshtje shpaten e profesionistit te perkore dhe njeriut te vertete.

Se ti je njeri i vertete, ne kuptimin qe ia kemi harruar kesaj fjale.

Fitoje shpejt kete beteje, doktor, sic ke fituar sa e sa te tjera.

Lufto dhe fito per veten dhe familjen tende, por fito edhe per gjithe prindrit tane, qe te tjere nena e baballare te kene fatin te bien ne duart a tua.

Sot, qe ti po lufton per veten, qindra si une qe te njohin po vuajne bashke me ty, qindra si une do lumturohen kur ti te buzeqeshesh serisht, ashtu thjeshtesisht, pa kerkuar asgje ne kthim.

Forca doktor, te presim!

Lufto Alban!

6 komente në “Ky virus i mallkuar ka larguar duart e arta të doktor Alban Hatibi nga pacientet e tij. Fitoje shpejt këtë betejë doktor, siç ke fituar sa e sa të tjera”

  1. Anita says:

    me bere te qaj or Ilir. zoti qofte me doktor albanin dhe ty or djale.

  2. HERRONJ, NA FALNI QË JU KEMI LËNDUAR SHPESH !!?? says:

    Bravo, ti që shkruan .
    Të falenderoj që përgêzon mjekët .
    Edhe unë i falenderoj të gjithë, duke përmendur vetëm emrin e DR. NAJADA ÇOMO( XHYHERRI)
    HERRONJ !!

  3. Elionor T. says:

    lutemi per doktorin ?
    bravo per dedikimin e ndjere. ?

  4. Oni says:

    Kto jane heronj po shteti bastard shqiptar duhet te boje me shume per shendetsine. Dhe. Te vjedhin sae pak kto kriminela hajduta qe jane ne poliitke dhe ne parlament

  5. Asos says:

    Forca, doktor Albani! Ne ate miresine tende duhet te kete pjese dhe familja qe te ka edukuar. Nje tjeter doktor, po me emrin Alban por ne kardiologji, me ka trajtuar ashtu si ju, pa kerkuar dhe pa pranuar asgje per sherbimin e dhene. Sherim te shpejte doktor!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje