Pak ditë më parë u zgjodh kryetarja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por cilat do të jenë disa nga procedurat që do të ndiqen për funksionalizimin e BKH?
Sipas përcaktimeve në ligj, çdo person që ka kaluar testet dhe kushtet për të qenë anëtar i Byrosë, i nënshtrohet një regjimi rigoroz trajnimi dhe arsimimi, me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohet. Pasi është certifikuar si i trajnuar dhe i aftë, kandidati konsiderohet hetues.
Po ashtu çdo dy vjet hetuesit do kalojnë në testim dhe kush ngel, largohet nga detyra. Pra, kjo do të thotë se Byroja e Hetimit do jetë mjaft e përgatitur dhe rol shumë të madh do kenë të huajt.
Një agjent i FBI do qëndrojë aty për më shumë se dy vite dhe do japë udhëzime për luftën ndaj korrupsionit. FBI do këtë një zyrë të vetën që do bëjë trajnime.
Nga ana tjetër edhe në SPAK SHBA-BE do kenë zyrat e tyre. Elementi tjetër është që fokusi i saj do jetë vetëm korrupsioni në nivele të larta, duke filluar nga presidenti, kryeministri, ministrat, deputetët, etj.
BKH do të ketë rol të madh dhe në zbatimin e ligjit antimafia. Me ndryshimet e reja që janë bërë, pjesë e tij është dhe korrupsioni. Pra, në momentin që regjistrohet procedimi penal për një zyrtar, automatikisht nis hetimi pasuror.
Janë të shumtë ata me pasuri sheikësh që do të duhet të mbajnë përgjegjësi. Kush nuk i justifikon paratë përveç dënimit, do bëhet dhe sekuestrimi i pronave.
Por fokusi i BKH nuk do jenë vetëm pushtetarët e Tiranës, pasi në skaner do kalojë dhe pushteti vendor. Sapo të ngrihet njësia qendrore e BKH në Tiranë, më pas do ngrihen dhe disa degë të saj në qarqet kryesore të vendit, ku ka dyshime për krim të organizuar dhe rritje të korrupsionit.
“Gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e kanë vendndodhjen në Tiranë dhe e ushtrojnë juridiksionin e tyre penal në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Byroja Kombëtare e Hetimit mund të krijojë zyra të përkohshme ose të përhershme jashtë Tiranës, për të përmbushur qëllimin e saj”, thuhet në nenin 10 të ligjit për luftën ndaj korrupsionit.
deri me tani as kemi pare as kemi degjuar qe nje K/minister, president apo minister te kete bere ndonje krim, cdo gje ka shkuar si ne vaj qysh nga viti 1990 e ne vazhdim. Femijet dhe familjaret e ketyre personaliteteve te nderuara jane pothajse ne varferi te plote, sa nuk kane marre torben per te lypur por cfare ti bejne turpit per te mos dale ne rruge te madhe per te shtrire doren.
Vetem me kete menyre pra me asistencen amerikanoeuropiane Shqiperia mund te dale nga degjenerimi berishist drejt nje shteti normal Nuk ka rruge tjeter
Mjaft me me pallavra. Kur do te fillojne nga puna keto te shumepritur, e mos na brockollisni me. Mjaft. Kryehajduti u qan hallin te varferve nga lalezi e spak nuk ka filluar akoma trajnimet. Kur do te vihet ne pune kjo strukture, apo vetem jane per te marre parate tona, e jo pak. KM sa me shpejt sepse mund te kthehet ne te kundert ky mekanizem, ashtu sic u kthyen prokurorite dhe gjykatat e sales dhe likes.