Shpërthimi tragjik në Bejrut, ndodh mrekullia: Momenti kur vogëlushja gjendet e gjallë nën rrënoja pas 24 orësh, i dukej vetëm koka

6 Gusht 2020, 08:10Bota TEMA

Pas shpërthimit të depove të fishekzjarreve në Bejrut, në rrjete dhe medie sociale janë bërë virale shumë video, prekëse dhe tragjike.

Një prej tyre është momenti kur gjendet e gjallë një vogëlushe pasi kishte qëndruar 24 orë nën rrënoja.

Ajo është pikasur nga skuadrat e shpëtimit gjatë kërkimit në rrënoja, ku teksa mbanin në duar elektrikë dore, ekipi pikas kokën e vogëlushes dhe përpiqet të heqë mbetjet nga trupi i saj.

Shumë njerëz e kanë shpërndarë videon duke e quajtur këtë një mrekulli, pasi e vogla është gjetur e gjallë pasi ka qëndruar 24 orë nën rrënojat e një pallati.

1 komente në “Shpërthimi tragjik në Bejrut, ndodh mrekullia: Momenti kur vogëlushja gjendet e gjallë nën rrënoja pas 24 orësh, i dukej vetëm koka”

  1. Edlira says:

    O zot i madh…cfare fatkeqesie ju ra njerezve mbi koke! Kushedi sa jane akoma gjalle nen rrenoja…???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje