“Çfarë zotërie!”, kryeministri Rama homazh për Vedat Kokonën: Një ndër pedagogët më të admiruar nga brezat. Një princ i gjuhëve

7 Gusht 2020, 10:32Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar figurën e Vedat Kokonës, duke u shprehur se mjafton kjo foto e këtij princi të gjuhëve për për t’u joshur në zbulimin e jetës së tij romaneske dhe zhytyr në leximet e letrave që ai la në thesarin e kulturës sonë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

HOMAZH

VEDAT KOKONA «na lundron me një këpucë zonjëje në dallgët e etherit. Mikrokozmosi ynë nuk i pëlqen aq shumë dhe preferon të shëtisë nëpër stratosferë në bishtin e ndonjë ylli të këputur, që vjen rrotull në vetmi pa iu bindur ligjit të gravitetit. Kur mërzitet së dëfryeri nëpër komete e yje, i ka ënda të jetojë në gjirin e nymfave e të nereidave. Pra, anakronik se anakronik »

Ja kështu e shihte vetveten me përkëdheli autori autoironik i këtyre rreshtave, kur ende nuk i kishte mbushur të tridhjetat.

I lindur 107 vjet më parë në Izmir të Anatolisë, në një familje kadilerësh prej Gjirokastre, Vedat Kokona ishte edhe një nga personalitetet më kozmopolite të letrave tona të shekullit XX.

Sot ai fle në paqe mbi dafinat e merituara të Urdhërit të Arteve dhe Letrave e mbi Palmat Akademike, me të cilat u nderua nga Franca mirënjohëse, mëma e arteve dhe e letrave siç e quante i madhi Ronsard.

Natyrë e parapjekur, “précoce” siç do ta thoshte vetë në frëngjishten e tij sublime, Vedat Kokona, i pajisur me një “bac philo” nga Liceu i Korçës dhe një diplomë në drejtësi në Paris, u ushqye nga kultura franceze, por si gjirokastrit i mirë nuk ia fali asaj të tërë pjesën e luanit.

Shkruajti në shqip romane, poema dhe artikuj, përktheu vepra botërore nga anglishtja dhe rusishtja, e u dhuroi lexuesve të huaj, në gjuhët e tyre, thesaret e Naimit, Nolit, Lasgushit e me radhë.

Themelues i Revistës Letrare, me Kutelin e të tjerë, Vedat Kokona ishte mëkuar qysh i ri nga universi i paanë i fondeve leksikore, e kësisoj ky fanatik i Larousse-it numërohet sot mes hartuesve më të suksesshëm të disa fjalorëve dhe metodave të artit të të shkruarit, sikundër edhe një nga pedagogët më të admiruar nga brezat.

Mjafton edhe vetëm kjo foto e këtij princi të gjuhëve, për t’u joshur në zbulimin e jetës së tij romaneske dhe zhytyr në leximet e letrave që ai la në thesarin e kulturës sonë.
Çfarë zotërie!

18 komente në ““Çfarë zotërie!”, kryeministri Rama homazh për Vedat Kokonën: Një ndër pedagogët më të admiruar nga brezat. Një princ i gjuhëve”

    1. O.Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles jane birazeret tane turq'' says:

      VEDAD dhe ”shqiptar”……..!!!!??
      cfare tjeter do te na shohen site………………

  1. Arbeni says:

    Bravo Zoti Rama,
    E kam njohur personnalishte zotin Kokona ne vitet 90′ dhe kam kujtime te mrekullueshme. Ishte nje itelektual i vertete dhe gjuhetar jashte norme me bagazhin e tij. I jemi mirenjohes per gjithçka na la pas (fjaloret fe ghuhes frenge me shoqerojne kudo ketu ne France).
    Mirenjohje ¨!

  2. Al says:

    O Edi to nuk ke vleresuar kurre profesionistin…..e pame cbere me administraten…..ndaj leri kto romantizma se te njohim

    1. Askushi says:

      Per kto zoterijsh kemi nevoje te mbyshim mendjen.akoma na oshetijn veshet nga injoranten neper studio qe hiqen sikur i din te gjitha.

    2. Mandravellua says:

      Komenti i javes. PIKE !

  3. Bregdeti says:

    Tamam. Zotnillek i mare qysh ne femijni dhe i ushqyer gjate gjithe jetes. I mbrujtur me kulture te cilen e derdhi neper libra dhe auditore. Shkrime plot klas, me thjeshtesi dhe qartesi te admirushme.

  4. Tepelena says:

    Nje intelektual i vecante dhe nje perkthyes i gjuhes frengjishte nga me te hollet, nje respekt qe i behet ketij personazhi te pavdekshem eshte vlera e madhe qe ai i ka dhuruar ne shume drejtime si ne letersi ,avokat,leksikograf,perkthyes,pedagog. Nga kontributet ai eshte vleresuar me titullin e larte te dhene nga franca -Doktor honoris Causa .Eshte pa dyshim nje merite e madhe qe s’duhet harruar kujtimi dhe vlera e nje figure te vecante Shqiptare,i cili ka punuar dhe jetuar si nje intelektual ne punen e tij per formimin e njeriut te ri duke e pasuruar nje gjenerate kerkuese me dije dhe kulture te pa-kufijshme.

  5. Jimi says:

    I meriton kaq dhe shume me teper se kaq!

  6. Gimi says:

    Familja Kokona, nje familje e persosur. Ne Durres kane jetuar dy motrat e Vedatit,
    Neireja dhe Bukurija, njera me e fisme se tjetra. Nje dedikim i merituar, qe i ben
    nder autorit, Zotit Rama.
    Gimi

  7. Shenjestra says:

    Shume bukur.

  8. Lisi says:

    Kminister i fandaksur i tipit te Don Kishotit we sillet si kali qe kur njerezit salutojne kaloresin ai kujton se salutojne ate
    Eshte e cuditeshme me me keta humanoidet tane si puna e ketij te Gjatit Ne vend we tju hewin kapelen mijera heronjve te punes ne te gjitha frontet e jetes u bejne elozhe vetem disave qe njohin por wenuk jane as kane qene ne skalionin e pare te luftes per prosperitet te kombit Natyrisht aq e kane horizontin mjeranet

    1. Suksese te metejshme says:

      Ngeshellime per trurin qe te ka lene. Do marre kohe qe i gjati te te leje tehat. Fat dhe mbaresi ne jete Lisi.

    2. Pa ofendime says:

      Cfare na brockollit mor I Mjere !

    3. Ceni says:

      Nje nga arsyet e vujtjes te ketij vendi eshte mungesa e njerezve te klasit Kokona. Sepse komunizmi jo vetem u preu kokat fisnikve te ketij vendi, por ushqyeu edhe urrejtjen ndaj tyre. Prandaj injorantet e tipit Lisi nuk e durojne dot permendjen e kesaj kategorie. Pelqejne harbutet.

  9. Berti says:

    Eshte rasti te mesoje cilido se si respektohen njerezit e kultures dhe si shkruhet plot dashuri gjuha shqipe, ne vazhde te traditave me te mira.

  10. Respekti says:

    Per Lisin :
    Cfare na brockollit mor I mjere !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje