Kosova me dorë të hekurt kundër konspiracionistëve: Kush thotë s’ka koronavirus do dënohet, gati ligji

7 Gusht 2020, 20:36Rajoni TEMA

Kosova po përgatit një ligj të ri që parashikon dënimin e të gjithë atye personave të cilët mohojnë ekzistencën e koronavirusit.

Bëhet fjalë për ata persona që ndikojnë në shoqëri përmes dezinformimit, duke thënë se virusi nuk ekziston, kështu e ka shpjeguar kryetarja e kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.

“Me këtë ligj do të sankionohen personat fizik dhe juridik që nuk zbatojnë masat e vendosura nga ana e qeverisë, që pritet që nëpërmjet amandamentit të bëhet detyruese, ku parashihen ndëshkime, që me ndikimin e tyre keqpërdorin duke thënë që nuk ka virus, sepse dëmi që e bëjnë në shoqëri është i madh dhe dezinformatat e tyre nuk do të duhej lënë pa u ndëshkuar”, theksoi Osmani.

“Më në fund për arsye të ndryshme ky ligj është zvarritur përkundër faktit se ka qenë kërkesë e qartë. Përkundër situatës së rënduar nga panddemia Covid-19, ligji ka mbetur peng i politikave, e vendosin shëndetin para politikave.

Ky ligj që e kemi iniciuar së bashku me 5 deputetë të tjerë. Ky ligj ka për qëllim që nëpërjmet kufizimeve të jetë me efektiv për parandalimin e kësaj pandemie në respektim të kushtetueshmërisë”, ka thënë Osmani.

7 komente në “Kosova me dorë të hekurt kundër konspiracionistëve: Kush thotë s’ka koronavirus do dënohet, gati ligji”

  1. Laberia ime says:

    Po ja fut karit me grushte vjosa…eshte çmendur..

  2. Baliu says:

    Pse po keqperdoret qellimisht ky termi “konspiracion”? Nuk ka fare problem nese dikush thot ska virus, problem jan keqperdorimet e te gjitha llojeve lidhur me virusin, duke filluar nga “mantelbardhet”, tregtaret, politikanet dhe grupet tjera te interesit. Nobelisti francez tha para disa ditesh se virusi natyror eshte manipuluar profesionalisht ne laborator (nga “mantelbardhet”), ku ju kan shtuar veqori te reja shkaterruese, mirepo ai nuk e din se kush e ka bere dhe pse e ka bere kete. Natyrisht qe spekulimet jan te fokusuara ne keto dy pyetje, e jo ka, apo nuk ka virus. Problemi eshte se “mantelbardhet” ne ket fatkeqesi gjoja kan fituar nje status “hyjnor” dhe kan filluar te behen tejet kapricioz dhe arrogant ndaj gjith shoqerise, qe i ka shkolluar dhe i ushqen. Thjesht dojne ta shnderrojne “mantelbardho-kracine” e fituar perkohesisht ne absolutizem “mantelbardh”. Askush mbi ligjin, as “mantelbardhet”, liria e fjales, e diskutimit, e denoncimit te keqperdorimeve edhe nga ana e “mantelbardheve” nuk guxon te shkelet nga askush dhe me asnje ligj.

  3. Baliu says:

    “Mantelbardhet” mbrojtes te besimit ne Virus, e kjo don te thot mbrojtje e biznesit milionesh me friken nga Virusi.

  4. e drejta për të mbyllur gojën says:

    ngrini edhe institucionin e inkuizicionit !

  5. semi says:

    Kush thotë “meta është hajdut “dënohet me ligj

  6. platini says:

    fillimisht dolwn videot kineze ku njerz keputeshin ne toke dhe binin gjasme te vdekur, ndersa tani per te vdekurit paguhen 2000 euro familjet qe te thone vdiq me kovid ndersa neper lajme qarkullojne fjale se jane me te predispozuar tullacet dhe personat me gjatesi 180cm. vk virus kari dmth

  7. Fatosi-kosove says:

    Se kemi karavirus kjo ska dileme,e kemi kryetare te kuvendit biles e pastaj shtrihet deri te baliu qe paska gjetur mendimin e nobelistit francez qe paska thane ka virus,eshte krijuar nga mantelbardhet ndoshta po ndoshta jo!
    Ec e merri vesh osmanken e Baliun qe kakorisin si pula qe qon peshe krejt katundin e kur shef nje veze, e ju nuk bani as veze te pakten pos qe zhlyni fleten e bardhe te kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje