Rita Ora publikon fotot hot nga pushimet dhe nuk i kursen shakatë për ndjekësit: Pse jam kaq e mërzitshme

7 Gusht 2020, 10:23Lifestyle TEMA

Rita Ora ka mahnitur fansat me fotot e postuara së fundmi nga pushimet e saj, teksa u shfaq me një palë rroba banje që i nxirrnin në pah linjat perfekte trupore.

Ylli i popit po i kalon pushimet në Ibiza me partnerin Romain Gavras dhe me një grup miqsh.

Teksa ditëve të pushimit po u vjen fundi, Rita, 29-vjeç, nuk mund t’i rezistonte postimit të disa fotove të tjera.

Këtë herë, ajo u shfaq me rroba banje në ngjyrë gold dhe dukej e mahnitshme teksa pozonte pranë pishinës.

Postimet gjatë pushimeve kanë qenë të shumta dhe në një nga fotot ajo shkruajti: “Pse jam kaq e mërzitshme”.

Ajo e pranoi që me siguri është bërë e tillë me postimet e herëpashershme.

Pushimet e para Rita i ka kaluar në izolim së bashku me partnerin 39-vjeçar për shkak të koronavirusit.

Një burim tha për “ The Sun” se gjërat po bëhen serioze mes tyre.

“Ajo e ka seriozisht me Romain. Është hera e parë që ajo e ka seriozisht me dikë në një lidhje”,- tha burimi.

Më parë, ajo ka qenë në lidhje me Calvin Harris, Rob Kardashian, Andrew Garfield dhe me Ricky Hill.

1 komente në “Rita Ora publikon fotot hot nga pushimet dhe nuk i kursen shakatë për ndjekësit: Pse jam kaq e mërzitshme”

  1. Poko says:

    I paska gjite e leshuar si te bejkes time.o sa shkume beje kur e mjele dhe e ha me flete lofate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje