Meta kujton kongresin e rinisë në Skrapar më 1944, kërkon vota djathtas për LSI: Partizani Sabri Godo festonte 15-vjetorin!

8 Gusht 2020, 22:04Politika TEMA

Presidenti i Republikës Ilir Meta kujton 8 gushtin e vitit 1944 kur rreth 300 të rinj antifashistë u mblodhën në malet e Skraparit për të nisur Kongresin e Parë të Rinisë Antifashiste të Shqipërisë.

Kreu i Shtetit bën me dije se mes tyre ishte edhe partizani më i vogël në moshë, Sabri Godo, i cili festonte 15-vjetorin e lindjes.

Me këtë rast Meta jep një mesazh të fortë duke theksuar se është momenti të kërkojmë një angazhim më të fortë të rinisë në mbrojtje të lirisë dhe rrugës europiane.

Mesazhi i Presidentit Meta:

Në 8 gusht të vitit 1944 rreth 300 të rinj antifashistë u mblodhën në malet e Skraparit të çliruar për të nisur Kongresin e Parë të Rinisë Antifashiste të Shqipërisë.

Delegatët vinin nga mbarë vendi, nga zonat e çliruara dhe ato ende të pushtuara, nga formacionet partizane dhe shkollat e mesme që ishin kthyer në qendrat kryesore të antifashizmit në Shqipëri.

Atë ditë, delegati më i ri, partizani Sabri Godo, pas një udhëtimi pafund në këmbë për ditë të tëra do festonte 15-vjetorin e tij. Ishin kohë të mëdha idealesh për Liri.

Kërkoheshin sakrificat më sublime dhe Rinia e Shqipërisë nuk i kurseu ato deri në çlirimin e plotë të vendit.

Duke nderuar sot me përulësi sakrificat e jashtëzakonshme të asaj gjenerate të jashtëzakonshme, është momenti të kërkojmë një angazhim më të fortë të rinisë tonë në mbrojtje të lirisë dhe rrugës europiane të vendit. 

8 komente në “Meta kujton kongresin e rinisë në Skrapar më 1944, kërkon vota djathtas për LSI: Partizani Sabri Godo festonte 15-vjetorin!”

  1. Tonini says:

    Nuk e thote per modesti.po atje ka qene dhe gjyshi i tij

    1. Hapu Xhipe says:

      …po ka qen duke dhjer pas fikut te eger, ose duke vjedhur ndonje pul, se e kan ne gjak.

    2. Kalec Dega says:

      Ilir Meta nuk do ta kishte kujtuar Kongresin e Partise po mos ta kishte shpetuar Rama, Ruci, Brace, Balla me kartonin e lirise.
      Rrofte Presidenti ma i mire i Shqiperise!

  2. Shenjestra says:

    Sabri Godolfi ka qene partizan,por ama me ne fund e mohoi dhe fliste keq per luften dhe per partizanet.Ne kete rast Godo mohonte dhe vehten e tij.

  3. viçidoli says:

    Bravo çuni i komisarit,gjaku s’bëhet ujë shko ku të shkosh prap në origjinë do kthehesh,pse kot ju tha ai merumi në testamentin e tij ,partinë po jua lë të fortë e të pastër qelibar,mal me komisarët,hë like qerratai të duhen vota mor kulish prandaj t’u kujtua kongresi i rinisë komuniste,sa për atë Godon ai vërtet qe partizan ,por ai i bëri dalje që në kohë të merumit komisarët e komunistët se i interesonin vrionët,ndërsa ti ke parimin dridhe like se lësëin e fike.

  4. Cepanlliu says:

    Je nje cik rrufjan ti beu (presidenti) yne……..i hedh ca llafe me “cek” ti…..kerkon prap vota nga Skrapari,por s’ke per te marre asnje as ne Cepan-Sitice se bashku.

  5. BUJARI JU DEGJON says:

    Like,ruaj mendt e kokes
    Se do behesh gaz i Botes!…
    S’shtyhet jeta me mballoma!…
    Nuk ke pare gje akoma!…

  6. eli says:

    Perkujtim per partizanet e per ballistet,per zogistet e kolaboracionistet,demokratet e socialistet.Tifoz i tirones por edhe i partizanit (pervec selltikut).Sipas rastit edhe malsor edhe fushak edhe verior edhe jugor,Nderon te dy edhe ata qe jane vrare edhe ata qe kane vrare.Gati te shkoje ne cdo varrim apo dasem,per te gjetur sado pak mbeshtetje.Kerkon te shpetoje mall e gje.Nuk ka hequr shume per ti vene,por po vuan shume per ti mbajtur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje