Në gjendje kritike tek Infektivi, artisti ka nevojë urgjente për gjak, miqtë e tij: Arben Bajo është rëndë

8 Gusht 2020, 14:13Sociale TEMA

Artisti Arben Bajo ndodhet i intubuar dhe në gjendje të rëndë për jetën në spitalin Infektiv. Raportohet se ai ka nevojë urgjente për gjak të grupit A negativ, të dikujt që ka kaluar koronavirusin.

53-vjeçari Bajo po lufton prej ditësh me virusin e rrezikshëm., por tashmë gjendja e tij është kritike.

I njohur për realizimin e skulpturës së këngëtares Vaçe Zela, është prekur sëfundimi nga koronavirusi. Ai ndodhet i shtruar në Spital dhe ka nevojë për transfuzion gjaku.

Arben Bajo është skulptor dhe pedagog te Akademia e Arteve, ndërsa janë kolegët dhe studentët e tij që bëjnë apel për ta ndihmuar.

Ai numëron disa ekspozita personale dhe kolektive, por tashmë ai ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të rëndë.

Këtë fakt e kanë bërë të ditur kolegët e tij, të cilët kanë kërkuar nga qytetarët të dhurojnë gjak për të shpëtuar artistin.

Ilir Butka thekson se “Artisti Arben Bajo ka nevoje urgjente për gjak te grupit A negativ te dikujt qe e ka kaluar Covid 19! Eshte i lutur kush mundet, te kontaktoje familjaret e tij”.

Ndërsa, artisti tjetër, Ardian Isufi në mesazhin e tij shpjegon se personi që do dhurojë duhet të këtë kaluar COVID-19, në mënyrë që me gjakun e tij të kalojë bashkë me antikorpet.

“URGJENTE ! Artisti ARBEN BAJO ka nevoje per gjak te grupit A negativ nga nje person qe ka kaluar COVID19.

Falenderoj “dhuruesin” e pare te grupit A negativ… por duhet te kete kaluar Covid19, sepse keshtu ka ne gjak antikorpet e duhura!”, thekson Isufi.

“Artisti Arben Bajo ka menjehere nevoj per gjake A- nga nje person i cili e ka kaluar Covid -19 Ju lutem pyesni kedo te njohur i cili e ka kaluar per grupin e gjakut! Benit i detyrohemi shume!’, thekson Arkond Canaj.

2 komente në “Në gjendje kritike tek Infektivi, artisti ka nevojë urgjente për gjak, miqtë e tij: Arben Bajo është rëndë”

  1. Koz says:

    BEN, urojmë me shpirt shërimin tënd. Kemi shumë tevojë për ty. Të duam fort !!!

  2. Transfuzion says:

    Ja qe paska nje menyre kurimi per te prekurit ne gjendjen e shtrimit spitalor apo te intubimit: transfuzion gjaku nga dhurues te prekur me pare me Covid. Apo eshte eksperiment i shpreses se fundit? Perse nuk prononcohen mjeket mbi kete hipoteze qe do sheronte mjaft paciente nese eshte e vlefshme?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje